Prezantohet programi i ri për inkurajimin e zhvilluesve të - TopicsExpress



          

Prezantohet programi i ri për inkurajimin e zhvilluesve të lojërave nga Facebook Facebook ka krijuar një program të ri për të inkurajuar zhvilluesit që të ndërtojnë lojëra për klientët mobile të kompanisë.Programi i ri, i quajtur Facebook Mobile Games Publishing, do të ndihmojë zhvillimin e lojërave të caktuara si dhe do t’i shpërndajë më pas ato lojëra në klientët mobile të Facebook-ut, në këmbim të një përqindje ende të paspecifikuar të ardhurash që do të gjenerojnë këto lojëra. “Duke qenë se ka mbi 800 milionë përdorues aktivë mobile në aplikacionet tona dhe mbi 260 milionë që luajnë lojëra në Facebook, po përdorim aftësitë tona targetuese për t’u siguruar lojërave në programin tonë audiencën e duhur,” shkruan inxhinieri Victor Medeiros në një postim në Facebook. Kjo iniciativë shenjëstron zhvilluesit e vegjël dhe të mesëm që mund të kenë ndërtuar paraprakisht lojëra mobile, por që dëshirojnë të zgjerojnë bazën e tyre. Për pjesëmarrësit në program, Facebook do të promovojë lojërat në faqe, duke targetuar njerëzit që mund të jenë të interesuar në to. Po ashtu do të ofrojë edhe mjete analitike dhe ndihmë në shpërndarjen e lojërave në mënyrë që të arrijnë tek sa më tepër njerëz. Për kompaninë, programi pritet të gjenerojë më tepër të ardhura nga klientët mobile, i cili shumë shpejt do të jetë sektori më fitimprurës i Facebook
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 20:42:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015