Prijësi i Al-Kaidas Ayman al-Zawahiri, i ka bërë thirrje - TopicsExpress



          

Prijësi i Al-Kaidas Ayman al-Zawahiri, i ka bërë thirrje sirianëve që të bashkohen për të mposhtur presidentin Bashar al-Asad, dhe për të penguar atë që ai e konsideron si plan amerikan për të krijuar një Siri që shërben si shtet klient i Izraelit. Portale islamiste kanë postuar sot gjithandej në internet porosinë 22 minutëshe të liderit të Al-Kaidas, i cili në 65 vjetorin e shtetit të Izraelit, tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Palestinës është përmes Xhihadit. “[O ju] Luanët e Levantit, bashkohuni rreth këtij qëllimi fisnik dhe tejkaloni përkatësitë partiake”, agjencia Reuters citon të ketë thënë Zawahiri. “Amerika, agjentët dhe aleatët e saj duan që ju të derdhni gjakun tuaj, dhe atë të fëmijëve dhe grave tuaja, për të rrëzuar regjimin kriminal Baathist, e më pastaj ata të formojnë një qeveri e cila i është besnike dhe për të ruajtur sigurinë e Izraelin”, ka shtuar ai. Porosia e tij vjen vetëm një ditë pasi që forcat pro-Assad, të mbështetura nga luftëtar libenaz të Hezbollahur, u morën kontrollin kryengritësve mbi qytetin Kusair.
Posted on: Thu, 06 Jun 2013 22:44:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015