Probleme me qarkullimin e gjakut ? Ja cilat janë ushqimet më të - TopicsExpress



          

Probleme me qarkullimin e gjakut ? Ja cilat janë ushqimet më të mira që duhet të konsumoni... Ka disa ushqime qe janë shume te mira dhe te shëndetshme per qarkullimin e përgjithshëm te gjakut, me poshtë renditen disa prej tyre. Një sistem i shëndetshëm i qarkullimit te gjakut është një nder themelet e një jete te gjate e te shëndetshme. Qarkullimi i mirë i gjakut ul rrezikun e sëmundjeve të rrezikshme, ku përfshihen presioni i larte arterial, venat varikoze dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ka disa lloje ushqimesh qe mund te konsumoni per te përmirësuar qarkullimin e gjakut tuaj. Portokallet 1. Shume fruta jane te shëndetshme per te përmirësuar qarkullimin e gjakut. Portokallet dhe lengu natyral i portokalleve ka nje benefit shume te madh per qarkullimin tuaj te gjakut. Vitamina C funksionon si nje antioksidant i fuqishem. Antioksidantet e mbrojne trupin nga molekula negative, te njohura si molekula qe reagojne ndaj oksigjenit, qe mund te demtojne enet e gjakut dhe veshtiresojne qarkullimin. Bioflavonoidet rrisin fortesine dhe fleksibilitetin e eneve tuaja te gjakut. Shalqiri 2. Një tjetër ushqim qe ndihmon ne qarkullim eshte shalqiri. Shalqiu ka përmbajtje te larte te likopenit, substancë, e cila është lidhur me uljen e prezencës se pllakave arteriosklerotike ne enet e gjakut. Pllaka arterisklerotike krijohet si pasoje e arteriosklerozes, semundje ne te cilen kolesteroli i keq (LDL) grumbullohet ne muret e enëve te gjakut duke i ngushtuar ato dhe duke i bere me rigide, per pasoje duke shkaktuar presion te larte arterial. Sa me pake pllake ne arteriet tuaja, aq me i mire do te jete qarkullimi. Arrat 3. Arrat janë një burim shume i mire i niakines, e njohur gjithashtu si vitamina B3. Niakina e ndihmon qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët. Niakina mund te ndihmoje edhe ne rritjen e niveleve te kolesterolit HDL, i cili quhet ndryshe edhe kolesteroli i mire dhe parandalon formimin e pllakës arteriosklerotike. Erëzat 4. Përdorimi i erëzave ne ushqimet tuaja do përmirësojë qarkullimin e gjakut. Një nder erëzat me te mira per qarkullimin e gjakut është hudhra, nje perime e lidhur ngushte me qepen, e cila ka shume benefite lidhur me shëndetin. Hudhra vepron si nje hollues natyral i gjakut. Përveç kësaj, hudhra mund te ndihmoje ne eliminimin e pllakave arteriosklerotike te formuara ne ene te ndryshme gjaku. Erëza të tjera qe ndihmojnë qarkullimin janë piperi i kuq, piperi i zi, rigoni, kanella dhe vanilja. Si të përmirësoni në mënyrë natyrale qarkullimin e gjakut në trupin tuaj? Qarkullimi i mire i gjakut është shume i rëndësishëm, dhe per pasoje duhet te jete ne qendër te vëmendjes sonë, ja disa këshilla qe mund t’ju hyjnë në punë… Qarkullimi i mire i gjakut ne te gjithë trupin tuaj është shume i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet atëherë mund te kete probleme shume serioze. Shkaqet mund te jene te shumta dhe ne disa raste edhe te panjohura, por mënyrat e kurimit jane po te njëjtat, qofte mjekësore qofte edhe natyrale. Ka shume trajtime alternative qe mund te zëvendësojnë metodat konvencionale – me rezultate shume te mira duke lënë mënjanë edhe efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund te zgjidhin me shpejte nga ç’mund të mendoni këtë lloj problemi. 1. Përcaktoni mënyrën e jetesës që duhet te ndiqni per te përmirësuar këtë problem. Largoni veset e këqija dhe te dëmshme per shëndetin tuaj. Duhanpirja pengon ne shfrytëzimin maksimal te oksigjenit, kështu qe lini duhanin sa me pare. 2. Merrni fryme ne menyre te plote. Largoni stresin duke mësuar se si te meditoni. Stresi i ngushton rrugët e kalimit te gjakut dhe ndikon shume ne uljen e cilësisë se qarkullimit. 3. Levizni trupin tuaj. Lëvizni sa me shume ne menyre qe te rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biçiklete. Ushtrimet sigurojnë nje qarkullim sa me te mire. Edhe nje shëtitje e shkurtër dhe e shpejte do te beje mrekullia per shëndetin e zemrës suaj. 4. Ka shume ushqime të shëndetshme qe mund te kontribuojnë ne efektivitetin e qarkullimit te gjakut. Zgjidhni një dietë me përmbajtje të lartë fibrash. Konsumoni fruta dhe perime qe te promovoni shëndetin e enëve te gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudhër, portokalle etj., ju do te përmirësoni qarkullimin e gjakut. 5. Eliminoni ushqimet e keqija per shendetin: proteinat shtazore, ushqimet me shume yndyre, sheqernat. Këto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e rregullt te gjakut. 6. Investoni ne suplemente cilesore. Merrni suplemente per te rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon formësimin e arterieve. Koenzima Q10 eshte nje antioksidant natyral qe përmirëson “djegien” e oksigjenit dhe përmirëson rrjedhën e gjakut. L-Karnitin gjithashtu përmirëson konsumin e oksigjenit. 7. Mjalti është shërues. Krijoni nje ilaç shtëpiak me 1 nje luge çaji uthull (organike jo industriale) dhe nje luge çaji me mjaltë te përziere ne ujë te ngrohte per te stabilizuar balancën kalium/kalcium.
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 14:59:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015