Professor John Carey, komenton: “Ismail Kadare është një - TopicsExpress



          

Professor John Carey, komenton: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal i një traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri.” Në përgjigje të fitimit të çmimit Kadareja komenton: Ndjehem thellësisht i nderuar nga çmimi The Man Booker International Fiction. Unë jam një shkrimtar prej anës së Ballkanit, një pjesë të Evropës e cila prej kohësh është dëgjuar veçanërisht për lajme poshtërsish njerëzore – konflikte me armë, luftra civile, pastrime etnike, e me radhë. Shpresa ime e madhe është se opinioni Evropian dhe botëror mundet që tani e tutje të kuptojë se ky rajon, të cilit vendi im, Shqipëria, i përket, mundet gjithashtu të ngrejë gjithashtu lajme të një lloji tjetër dhe të jetë shtëpia e të tjera lloj arritjesh, në fushën e arteve, literarturës dhe civilizimit. Do të dëshiroja ta pranoja çmimin që më është dhënë si një konfirmim që besimi dhe shpresat e mia nuk kanë humbur.”
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 11:16:51 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015