Projekt Ligj i Ministrise se Drejtesise: Hetimet ndaj Presidentit - TopicsExpress



          

Projekt Ligj i Ministrise se Drejtesise: Hetimet ndaj Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtareve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk do ti kryejne me prokurorët e prokurorisë së Përgjithshme por hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Per te gjithe ju qe nuk e dini, kjo e shume perfolura Byro, do te ngrihet se shpejti prane Kryeministrit. Drejtuesi i Byrose do te emerohet nga K/Ministri dora vete dhe po keshtu specialistet madje edhe operacionet hetimore do i miratoi po K/Ministri vete. Tani, mund te me tregoje ndonjeri prej jush se cili funksionar i larte publik do firmoste urdherin e hetimit per veten e tij? Mbase vetem Edi Rama, fundja a e degjuat se ctha per Gjiken: Miqesia miqesi, drejtesia te shkoje e te vije! Por jo vetem kaq! Ministri i Drejtesise Popullore ka aq shume besim tek gjykimi i Liderit Suprem Kastrist sa qe nepermejt Hetuesise kryeministrore i le ne dore nisje ose jo te procedimeve hetimore per te gjithe funksionaret dhe drejtuesit me te larte te Institucioneve Kushtetuese! Ju lutem ta mirepresim me nje duar trokitje rikthimin e Sigurimit te Shtetit dhe Policise Sekrete!!!
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 11:17:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015