Protestuesit anti-qeveritarë kanë rrëzuar statujën e - TopicsExpress



          

Protestuesit anti-qeveritarë kanë rrëzuar statujën e ish-liderit sovjetik, Vladimir Lenin në kryeqytetin e Ukrainës dhe e kanë sulmuar atë me çekanë të dielën mbrëma në një sfidë simbolike ndaj presidentit Viktor Yanukovich dhe planeve të tija për lidhje më të ngushta me Rusinë. Këto veprime që refuzojnë ndikimin historik të Rusisë ndaj Ukrainës erdhën pasi liderët opozitarë u thanë qindra mijëra demonstruesve në Sheshin e Pavarësisë në Kiev të vazhdojnë presionin ndaj Yanukovich për ta shpërbërë qeverinë e tij. Protestuesit janë tërbuar me faktin se qeveria ka vendosur muajin e kaluar të heq dorë nga marrëveshja me Bashkimin Evropian duke favorizuar kështu bashkëpunimin më të ngushtë ekonomik me Moskën. Këto protesta janë më të mëdhatë që pas Revolucionit Orenj të vitit 2004-5, kur pushteti i njerëzve bëri që të rimbahen zgjedhjet e vjedhura. “Yanukovich, ti je në radhë”, shkruan një prej posterëve që qëndron në vendin ku dikur qëndronte statuja e Leninit. E përkrahur nga turma e mbledhur, një grua valonte flamurin e BE-së në vendin e statujës 3-1/2 metra të lartë, e cila qëndroi aty që prej vitit 1946. Zëdhënësja e kryeministrit të Ukrainës, Mykola Azarov, e ka quajtur rrëzimin e statujës si akt “barbar”. Ka disa javë që protestuesit dhe autoritetet policore po përleshen, gjë e cila ka bërë që të rriten brengat për stabilitet politik e ekonomik në ish- republikën sovjetike me popullsi prej 46 milionë banorësh. Demonstruesit kanë vendosur barrikada për të mbrojtur qendrën e Sheshit të Pavarësisë – që tashmë është shndërruar në një fshat tendë – nga tentimet e policisë për ta rimarrë atë. Ata kanë pushtuar edhe ndërtesat kryesore qeveritare ndërkaq të dielën kanë ngritur barrikada dhe tenda edhe në rrugët që çojnë në hapësirën qeveritare. “Ky është një moment vendimtar kur të gjithë ukrainasit janë mbledhur këtu për shkak se nuk dëshirojnë të jetojnë në një vend i udhëhequr nga korrupsioni dhe ku nuk ka drejtësi”, ka thënë Vitaly Klitschko, kampioni i kategorisë së rëndë në boks si dhe lider i partisë opozitare “Udar” (Goditja).
Posted on: Mon, 09 Dec 2013 13:41:25 +0000

Trending Topics



llenge: Thanks Charlie Kimura for the
95-01 Lumina Tail Light Lamp Left Most likely youll find it
I dont usually share crap about Unjustly but this is for all his
Nordic Care Foot Care Cream 5.9 oz Pack of 2 Black Friday Deal
n-height:30px;">
Though U.S. fans are growing by the legions, they still seem to
Home Styles (Pvt) Limited is a growing name in the field of Towel
Benefits of EQUINE sports massage ALL HORSES can benefit from
S Hill - Just in case you were wondering - Draft pick #43 in

Recently Viewed Topics




© 2015