Pse cirret PD ! Menjehere pas publikimit te te - TopicsExpress



          

Pse cirret PD ! Menjehere pas publikimit te te ashtuquajturit skandal I blerjes se votaveeksponente te PD reagojne njeri pas tjetrit ne media,e quajne kete nje krim, nje skandal te paprecedent apo deri dhe kerkojne riperseritjen e zgjedhjeve ne Bashkine e Korces. Por pse ndodh kjo,a eshte dicka e stisur qe me heret, mos ndoshta eshte nje alibi e fundit per te justifikuar sadopak humbjen e thelle qe pesuan ne 3 nendor?. -Kjo histori fillimin e saj e ka qe ne momentin e vendosjes se kandidateve per keto zgjedhje. Menjehere pas doreheqjes se Niko Peleshit nga posti I kryetarit ne Bashkine e Korces,partite filluan pergatitjet per perzgjedhjen e kandidateve.Ne partine Demokratike askush nuk po merrte persiper te ishte kandidat pasi keto zgjedhje konsideroheshin te humbura prej tyre,edhe kur dikush aspiroi per te qene kandidat, u skarcua nga klani I Bashes pasi nuk ishte pjese e planeve te ketij te fundit.Ne te njejten kohe partite si FRD dhe PS dolen me kandidaturat e tyre,perkatesisht FRD me znj. Brikena Zeneli dhe PS me Z. Sotiraq Filo.Brenda disa oreve partia Demokratike perhap lajmin se kandidati I saj do te jete rektori I Universitetit te Korces Z. Gjergji Mero, por duhet theksuar qe ky lajmerim behet pa pelqimin e vete personit ne fjale.Nderkohe qe dy partite e tjera fillojne fushaten elektorale PD qendron ne hije deri ne nje moment te dyte kur del me nje kandidature krejt tjeter te cilen e prezanton si te pergjedhur mes shume kandidateve dhe te ardhur nga shoqeria civile.Ne fakt kandidati Z.Sotiraq Stratoberdha deputet I PD ne mandatin e pare I larguar dhe I rrikthyer ne parti me ndermjetesimin e disa eksponenteve te cilet luanin rolin e rrirekrutuesit ne parti,dhe sigurisht me bekimin e Lulezim Bashes me ne krye Sali Berishen Kjo kandidature shkakton pakenaqesi brenda partise dhe per pasoje braktisjen e kandidatit nga ata qe kishin kontribuar per shume vjet. Problemet Brenda partise,situata politike ne vend dhe arsye te tjera benin qe PD te ishte e bindur ne humbjen e zgjedhjeve, por duhej minimizuar ky rezultat.Nderkohe qe ne skene FRD dukej mjaft e rrezikshme pasi ishte nje alternative tjeter e djathte, e moderuar, me nje kandidate dinjitoze,menaxhere te afte, femer, te paperlyer ne politike, gje qe I mungonte PD, dhe duke e pare si nje rrezik potencial qe do ta zhyste akoma me thelle ne humbjen e saj,vuri ne pune KQZ te varur prej te djathtes qe vendimin e KZAZ.71 per regjistrim ta hidhte poshte dhe te skualifikonte paturpesisht FRD me kandidaten e saj nga gara elektorale.Dhe ja ku ndodh e papritura per PD,ku pas fteses qe kandidati i PS I ben FRD per bashkepunim lokal kjo e fundit pranon,dhe koalicioni I majte bashke me FRD I shkatojne nje humbje aq te madhe PD sa qe as ne ditet me te zeza te 97 nuk e kishte pare.Nje braktisje flagrante nga zgjedhesit e saj,aq sa anetaret fajesonin njeri tjetrin per kete humbje kaq te thelle shpesh edhe publikisht apo ne rrjete sociale. Dhe ja ku I vjen shansi ne Dore kur Fix Fare publikon videon,ku anetare te shtabit te PS paguajne shpenzimet e transportit me 2 mije lek te rrinj studente te FRESSH qe vijne nga TR per te votuar.Menjehere alibija u gjend, humbja u kthye ne vjedhje braktisja u kthye ne krimdhe per te mos u braktisur masivisht nga anetaret e saj PD po mundohet tja faturoje humbjen dhe braktisjen nga zgjedhesit PS me blerjen e votes se studenteve.Megjithate kjo ceshtje do te sqarohet me kohen dhe I takon prokurorise qe ta zgjidhe. L.M
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 12:27:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015