Pse nuk “bashkohem” me ata që mbështesin Studentët e - TopicsExpress



          

Pse nuk “bashkohem” me ata që mbështesin Studentët e Ekonomikut!? Opinion Social, (date 17.09.2013) nga Renaldo BREGU, me prefesion Sociolog, Administrator në Qendrën Komunitare “E Drejta që Buron nga Ligji” (DBL). e-mail:renaldobregu@gmail, qendradbl@gmail, Mob: 069 26 95 300, Rruga: “Muzakët”, Nd. 19, H. 12, Nr. 12, Njësia Bashkiake Nr. 9, Kodi Postar 1016, Tirana – Albania, NIPT-L02013452R Po bëhen shumë ditë madje javë që Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës protestojnë bindshëm ndaj një padrejtësie që u është bërë jo sot, por vazhdueshëm që me hyrjen e Shqipërisë në sistemin Demokratik, lidhur me hapësirat publike të Fakultetit që janë zaptuar nga ndërtimet informale. Studentët janë ngritur me të drejtë kundra të gjitha ndërtimeve me dha pa lejë përrreth Fakultetit të Ekonomikut, por mesa duket jehona e tyre vërtet është dëgjuar gjithandej por mbështetja nuk është ajo që pritej. Unë lëvizjen e studentëve e quaj të drejtë, dhe më pëlqen shumë aktivizmi i tyre duke ju uruar studentëve suksese nuk dua të ndalem tek ata në këtë opinion! Ajo që më shqetëson mua realsiht është fakti që nga vitit 1999 (që banoj në Tiranë dhe në vazhdim) qoftë dhe njëherë të vetme nuk kam dëgjuar asnjë nga stafi pedagogjik i Fakultetit të Ekonomikut që të ankohet lidhur me ndërtimet që janë bërë përrreth institucionit, për ato ndërtime të cilat mund të jenë ngritur suksesshëm edhe falë heshjtes së tyre. Nuk kam dëgjuar as në sensin e thashethemit që pedagogë të ndryshëm të jenë shqetësuar nga ndërtimet pa lejë, dhe për këtë shqetësim të kenë inicuar dicka administrative kundër ndërtimeve me dhe pa leje. Madje në perceptimin tim ata mund të kenë kontribuar me aq hapësira ligjore sa u njeh ligji, që ndërtimet përrreth të jenë plotësuese në përmbushjen e qëllimit të Fakultetit Ekonomik! Nuk arrij t’a kuptoj si është e mundur që Pedagogët janë të vendosur bashkë me studentët rreth këtij shqetësimi pikërisht në këtë kohë, në këtë situatë social – politike, dhe jo më herët!? Vlen të përmënd këtu sa për t’i rikujtuar vetes dhe atyre që po më lexojnë. Deri dje, me Qeverinë e para 23 Qershorit, po marr shembull vetëm dy raste që janë më të freskëta, drejtuesi i Urdhërit të Infermierëve dhe drejtuesi i Dhomës së Tregëtisë, deri dje jo që nuk kishin asnjë shqetësim lidhur me veprimtarinë e tyre nga Qeveria, por ata ishin të kënaqur me Qeverinë, gjë e cila na habiti kur pikërisht këta persona por jo vetëm, dolën menjëherë në publik pas zgjedhjeve, të pakënaqur nga qeveria në ikje, dhe shumë mirë bënë, sepse gjërat janë në lëvizje sikurse dhe mendimet! Tani, kur lëvizja e Studentëve mbështet nga Pedagogët e tyre të cilët kanë më shumë se tre vjet që punojnë aty dhe ndërkohë njëherë nuk i kemi dëgjuar të ankohen rreth këtij shqetësimi. Sot pedagogët dhe studentët duket se janë të bindur në kërkimin e të drejtave të tyre, por vlen të them që, me qejf do t’a mbështetja këtë lëvizje brenda mundësive dhe kapaciteteve të mia, në qoftë se studentët do mbështeteshin nga pedagogë jo më shumë se 2 – 3 vjet që punojnë në fakultet si të tillë. Është e paparanueshme që pedagogë shumë vjecarë në Fakultetin e Ekonomikut, e kanë gjetur godinën e shkollës një ndërtesë mjerane dhe sot ajo gëzon të gjitha parametrat e një fakulteti dinjitoz falë angazhimit të tyre dhe të gjithë stafit pedagogjik, dhe ndërkohë po ky staf nuk është shqetësuar aspak lidhur me ndërtimet informale rreth e rrotull fakultetit për gjatë këtyre viteve. Kjo gjë më bën mua të jem skeptik por jo vetëm besoj, deri në një moment tjetër publik të daljes së tyre, për një cështje tjetër që do reagojnë po këta pedagogë, atëherë vetvetiu lind edhe mbështetja¹ e publikut!! Ose, qoftë dhe një shkresë e vetme zyrtare të bëhet publike, e dërguar nga Fakulteti i Ekonomikut, institucioneve kopetente për shqetësimin në fjalë, dhe kjo shkresë të jetë dërguar të paktën para një viti, jo e ditëve të fundit. Atëherë Unë terheq gjithë mendimin tim, por nuk bashkohem dot në parim përsëri sepse jam i detyruar mos bashkohem, në qoftë se besoj vërtet tek institucionet e vendit tim! Mendoj se e qarëtsova sado pak mendimin lidhur edhe me lëvizjen e Pedagogëve për shqetësimin e tyre. * * * Lidhur me ndërtesën në korne të Fakultetit Ekonomik (molla e sherrit mund të quhet). Mesa mbaj mënd ka qënë për më shumë se 6 vjet pezull, sa hodhi themelet dhe nuk mundi të ndërtohet më tej. E shikoja me vemendje atë ndërtesë në atë gjëndje ashtu, sa herë kaloja, dhe mendoja me veten, në disa raste për disa njerëz ka Shtet dhe super Shtet përderisa i janë ndërprerë punimet!? Por një ditë si “kritik kulturor” që e mbaj veten, pashë jo vetëm punimet që kishin filluar por edhe një tabelë të madhe informuese për publikun e gjerë, ku firma ndërtuese kishte rifilluar punë falë një vendimi gjykate, dhe kur bëhet fjala për Vendime Gjykate, është shumë e tepërt që ne si shoqëri të vazhdojmë t’i përbuzim dhe mos i njohim duke vazhduar me sjelljen tonë obskuratiste. Vendimet e Gjykatës sido që të jenë² ato, janë fjala e fundit e një shteti ligjor, në qoftë se duam shtet ligjor! Ndërsa lidhur me të gjitha ndërtiemt e tjera aty rrotull Fakultetit Ekonomik, nuk e besdoj që janë ndërtuar të gjitha dy muaj para zgjedhjeve të 23 Qershorit, por sido që të jenë ndërtuat tashme Qeveria e Re është shprehur lidhur me fatin e tyre, dhe kjo gjithmonë duke ruajtur ekuilibrat sociale! Vlen të them këtu një tjetër ndërtesë pothuajse me të njëtin fat, si ndërtesa në korne të Fakultetit Ekonomik, e kam fjalën për ndërtesën mbrapa Ambasadës Ruse. Edhe ky ndërtim prej vitesh ishte bllokuar nga autoritetet që mua nuk më intereson përse, por më intereson fakti që kjo ndërtesë sot po mbaron gjithë krenari, dhe vlen të vlerësohen ata që besojnë tek drejtësia dhe i shkojnë deri në fund asaj, ka afishuar në skelat e saj një baner të madh, ku na shpjegon të gjithë neve një Vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që i njeh të drejtën për të vazhduar punimet. Si shoqëri duhet të mësohemi që nuk mund të pranojmë të trajtohemi në mënyrë kaq dukshëm selektive prej pushtetit, dhe këto dy ndërtime ja kanë dalë pavarësisht nëse na pëlqen neve ose jo, ja kanë dalë nëpërmjet drejtësisë, ashtu sic i takon cdo qytetari t’ia dali në krye kur i bëjnë një padrejtësi! E njëjta gjë ndodh edhe me pedagogët e vjetër (për ata pedagogë që kanë më shumë se 10 vjet të paktën). Për shumë nga ata mund të quhet absurde të ngrihesh ndaj ndërtimeve pa lejë, dhe me të drejtë sepse për 23 vjet rresh ata, pedagogët e vjetër cfarë nuk kanë parë dhe përjetuar lidhur me informalitetet e qeverive ndër vite, lidhur me ndërhyrjet e padrejta pa fund, lidhur me kërcënimet dhe gjithcka që ka të bëjë me sjellje deviante, ku shteti pothuajse ka qënë gjithmonë i papërgatitur për të mbrojtuar interesat e shoqërisë. Pedagogët e vjetër kanë prekur dhe përjetuar pa dëshirën dhe vullenti ne tyre situatat e mësipërme, prandaj dhe Unë e kam të vështirë t’i besoj se sot pedagogët e fakulteti Ekonomik janë të vërtetë dhe original në kërkesat e tyre, prandaj dhe fjalët e “korridoreve” kërkojnë që kjo kategori e pedagogëve të cilët nuk arritën jo të ngrinin zërin në këto 23 vjet por as të reformomnin vetveten, mos vazhdojnë të punojnë³ më, megjithëse koha e pensionit me kohë u ka kaluar. Si përfundim, kjo lëvizje nuk na jep dot një panoramë të qartë të të gjithë faktorëve (juridik – social – politik - kohor) lidhur me shqetësimin në fjalë, lidhur me ndërtimet me dhe pa lejë! Nuk jemi të qartë lidhur me seriozitetin e drejtuesve të lëvizjes dhe vendosmërinë e tyre! Nuk jemi të qartë lidhur me kohën për të cilën ajo zhvillohet! Nuk jemi të qartë lidhur me faktorin juridik, cilat ndërtesa duhen prishur, cilat jo dhe pse! Nuk jemi të qartë lidhur me institucionet përgjegjëse të cilat deri tani nuk kanë reaguar bindshëm për situatën! Por jemi shumë të qartë lidhur me ndjeshmërinë e studentëve dhe potencialin intelektual të tyren të vendosur, të cilët kanë absolutisht të drejtë. Të gjitha lëvizjet janë të mundura n.q.s energjitë e studentëve të sotëm do shikohen si model për pjesën tjetër të shoqërisë në reagimin e vazhdueshëm të tyre ndaj padrejtësive. ¹mbështetja: Abraham Lincoln: “asnjëherë mos luani me ndjeshmërinë e Publikut, ajo është e drejtë dhe asnjëherë nuk gabon”. ²sido që të jetë Vendimet e Gjykatës: kur them sido që të jenë Vendimet e Gjykatës, e kam fjalën për një optimizëm të tepruar timin, sepse tashmë dihet nga të gjithë ne që në sistemin gjyqësor, ka gjyqtarë të para viteve 2000! Imagjinoni cfarë kaosi ka qënë Gjyqësori atëhere, dhe me të dretjë, por disa gjyqtarë vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të sillen me vendimet e tyre njësoj si atëhere ku asnjë institucion Kushtetues nuk i kontrollonte dot ligjërisht, sillen sic sillet sot me klientët një tregëtar i vitit 1996 i cili shërben gjithë nerva dhe pa kulturë duke menduar se është po ajo urri tregu që ishte në atë kohë, dhe po ajo papërgjegjshmëri. E njëjta panoramë është edhe me gjyqtarët, dhe kjo sot falë pavarësisë që kanë dhe lirive pa fund që u njeh ligji, por edhe sikur mos ndryshojë shumë shpejt kjo gjëndje e gjyqtarëve pa integritet profesional, koha do t’i seleksionojë detyrimisht. ³punojnë: në kuptimin vetëm të punëmarrësit, pasi që studimet e tyre në vazhdim janë jetike dhe me vlerë për ata vetë dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 17:22:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015