PËRGJEGJËSITË E MYSLIMANIT NË TË GJITHA KOHËRAT Arben - TopicsExpress



          

PËRGJEGJËSITË E MYSLIMANIT NË TË GJITHA KOHËRAT Arben Halluni Nga përgjegjësitë e myslimanit në këtë jetë të përkohshme është të jetojë thirrës i kësaj feje që po sulmohet ditë e natë, me forma dhe mjete të ndryshme, anëkënd botës Islame. Një fjalë e urtë thotë: “Pema që ka kokrra, gjuhet”. Mos të mendojë kush se thirrja për në Islam dhe përhapja e tij është detyrë vetëm e dijetarëve, hoxhallarëve dhe e mendimtarëve Islamë. Jo, çdo mysliman është thirrës i fesë së tij dhe çdo mysliman është kumtues i fjalës së Allahut xh.sh. Në Kur’an thuhet: “Ti(Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata(kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira”.(En-Nahl, 125) Share: Del.icio.us Digg Facebook Newsvine Reddit Technorati Të gjithë ata që pasojnë të dërguarin e Allahut xh.sh janë thirrës, ndërsa Krijuesi i gjithësisë i drejtohet të dërguarit të Tij: “Thuaj: Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu…” (Jusuf:108). Pra nëse je prej pasuesve të rrugës së Pejgamberit a.s., atëherë duhet të bësh thirrje me argumenta të qarta për në udhën islame. Çdo kush mund të bëjë thirrje sipas mundësisë së vet.. Dikush bën thirje duke mbajtur ligjërata, dikush bën thirrje duke mbajtur hytbe, dikush bën thirrje duke botuar libra, dikush bën thirrje me një fjalë të mirë e kështu me radhë. Pra, çdo mysliman mund të bëjë thirrje si të mundet, e rëndësishme është të ketë shpirtin e thirrjes dhe të dijë se është përgjegjës për përcjelljen e mesazhit Islam, duke ndjekur pikërisht të dërguarin Muhamed a.s, “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd”. (El-Maide, 67) Feja Islame dëshiron burra si shembulli i sahabeve(shokëve të Profetit a.s), dëshiron sahabë të rinj që mbajnë besimin e sahabëve, shpirtin e tyre, krenarinë dhe virtytet e tyre. E kush janë sahabët? Ata janë njërëz si ne. Dallimi midis nesh dhe tyre është se ata u rritën në shirk(politeizëm) dhe në injorancë të deklaruar, ndërsa ne u rritëm në shoqëri të larmishme islame. Atëherë le të ndjekim gjurmët e tyre islame, le të jemi si shembulli i tyre dhe le t’i japim Islamit sërish fitoren, sepse ndoshta shpërblimi mund të jetë më shumë se shumë sahabë. Myslimani që ruan personalitetin e vet, personalitetin e familjes së tij dhe e shoqëron me thirrje islam e tregon mësëmiri se ka plotësuar moton e myslimanit: “Ndreq veten tënde dhe fto të tjerët në rrugë të mbarë”. Nuk është e mjaftueshme për te që të punojë mirë dhe të lëjë thirrjen për në rrugën e Allahut xh.sh. Ai në këtë mënyrë nuk do të shpëtojë nga dështimi i kësaj bote dhe të Ahiretit vetëm me anë të katër kushteve që janë të përmendur në formë të përkryer në suren El-asr: “Pasha kohë! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njeri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njeri-tjetrin të jenë të durueshëm”.(El-Asr,1-3) Këshillimi në të vërtetë dhe këshilliminë durim ka kuptimin: të forcosh bindjen ndaj të vërtetës, të këshillosh të tjerët për te, të dëgjosh këshillën nga të tjerët, të durosh gjatë rrugës kah e vërteta, nga vështirësitë etj. Islami duhet të ketë pa tjetër udhëzuesa dhe thirrësa islamë që ia kumtojnë njerëzve të vërtetën. Nuk na shkon neve të bëjmë sehir dhe të shikojmë çifutët barbarë dhe thirrësat e tyre terroristë që mundën të formojnë padrejtësisht shtetin e tyre kriminal në zemër të vendeve islame, nuk na lejohet të vërejmë se si politeistët me thirrësat e tyre përhapin fenë e tyre me anë të mashtrimit material dhe imponimit në vendet tona myslimane, nuk na përshtatet neve vetëm të shikojmë komunistët(ateistët) që mbasi dhunuan dekada të tëra dhe shkatërruan shumë popuj, tani merren me përhapjen e mosbesimit. Islami duhet të ketë më shumë se kurrë në kohën e sotme udhëzues që përhapin besimin e tyre tek njerëzit që padyshim janë të etur të shijojnë embëlsirën e Islamit. Myslimani nuk duhet të jetojë vetëm për vetën e tij, as të merret vetëm se si ta shkollojë veten e tij me fakultete të ndryshme, e pastaj të marrë magjistraturën, doktoraturën, në fund të fundit një post, e pastaj…e pastaj çfarë? Çfarë vlerë ka nëse fundi yt është zjarri i xhehenemit? Çfarë vlerë ka nëse humb fenë tënde të pastër? Unë më këtë që konceptoj nuk dua që të nxis myslimanët ta neglizhojnë dijen, sepse dija është e dobishme në të gjitha fushat, mirëpo ajo që dua të them është se myslimani duhet të shkollohet, por edhe të mbajë përgjegjësinë e aplikimit, mbrojtjes dhe të përhapjes së fesë. Mesazhi i Islamit është mëse i qartë “ jeto me të dhe për të”. Interesimi për çështjen e myslimanëve: Kudo që të jetojë myslimani nuk duhet të jetë i izoluar nga vëllezërit e tij të besimit. Ai duhet të ketë lidhje të vazhdueshme shpirtërore dhe materiale, duhet të interesohet për hallet dhe problemet e tyre dhe duhet të jetojë me çështjet e tyre. Pejgamberi a.s thotë në një hadith: “Ai i cili nuk interesohet për çështjet e myslimanëve, nuk është prej tyre”. Ndërsa në ajetin 10 të sures El-Huxharatëthuhet: “Në të vërtetë besimtarët janë vëllezër”. Ku janë vëllezërit e Islamit dhe ku është lidhja e besimit nëse jeton secili prej nesh për veten e tij? Kolonializmi i kryqëzatave dhe komunistët në të gjitha etapat janë përpjekur të përçajnë ummetin Islam, ta copëtojnë copa-copa, ku të mos ndihet se çfarë po ndodhë. Atë që mund të themi se kolonializmat e ndryshme kanë ndikuar në vendet Islame, veçanërisht në ato arabe është fryma e tepruar për atdhetarizmin dhe kombtarizmin, ku një numër i madh i vendeve thojnë atdheu, atdheu dhe kombi, kombi. Egjypti është i egjyptianëve,Syria është e syrianëve. Ka prej tyre që apelojnë për kombtarizëm arab, ashtu siç ka prej tyre që thërrasin për kombtarizëm Indian etj. Për besimtarin e vërtetë, kombi i tij është Islami dhe Islami është qendra bashkuese e myslimanëve. Myslimanët janë ummet. Allahu xh.sh. nuk i quan myslimanët ummete, nuk lejohet të thohet ummete islame. Myslimanët janë të ndarë në popuj islamë, por në një ummet Islam. Ummeti ynë është një ummet, libri i tij është një, Zoti i tij është një, Profeti i tij është një, besimi i tij është një dhe sheriati i tij është po një. Prandaj duke parë këtë monoteizëm të theksuar, ky ummet nuk duhet kurrë të shpërndahet. Profeti i Islamit ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në lidhshmërinë e tyre emocionale është si shembulli i një organizmi, nëse një organ vuan, atëherë mbarë trupi vuan”. Kështu duhet të jetojmë neve me vëllezërit tanë në çdo vend, të mos i neglizhojmë hallet e tyre dhe të mos harrojmë problemet e tyre, sepse jemi një ummet. Ajo që ndodh padrejtësisht në Palestinë, Liban, Irak etj duhet të gjithë myslimanët pa përjashtim, kudo që ndodhen të interesohen dhe të japin kontribut sa të munden për të shpëtuar vendet islame nga agresionet kriminale dhe terrorizmat barbare të çifutëve të ndihmuar nga disa shtete që ia bëjnë hartën për ekspansionizëm fetar, politik, ekonomik, kulturor, social dhe gjeografik. Kështu të bashkuar kanë jetuar myslimanët në shekujt e parë, kështu duhet edhe ne të jetojmë dhe të mos gënjehemi dhe të biem pre e rrjeteve të brendshme mashtruese dhe të mendimevetë eksportuara, të cilat dëshirojnëtë na shkyejnë copash dhe të na shpërndajnë këtej e andej… Të punuarit bashkërisht për Islamin: Detyrë e jona është të dimë se ne nuk mund të mbrojmë personalitetin tonë, personalitetin e familjes, nuk mund të kryejmë të drejtën e thirrjes sonë dhe as nuk realizojmë të drejtën e vëllezërve tonë, nëse secili prej nesh jeton në mendjen e tij të pavarur, punon vetëm. Jo, nuk mundesh të punosh dhe mendosh vetëm dhe nuk mundesh të ruash Islamin tënd vetëm, ndryshe do të kaplojnë dhe kapërcejnë rrjete të ndryshme materialiste dhe asgjësuese. Por do të mund te ruajsh fenë tënde, fenë e familjes dhe të fëmijëve tuaj, do të kryejsh thirrjen Islame dhe të drejtën e vëllezërve tuaj nëse dorën tënde e vendos në dorën e vëllezërve tuaj “Ne do të forcojme ty krahun me vëllain tënd…” (ElKasas, 35). Xhemati është forcë që të shpie në nështrim ndaj Allahut xh.sh, mbrojtje nga mëkati, kompetente për t’ju ballafaquar armikut dhe e fuqishme për të zgjidhur problemet. Ti i vetëm je i dobët, ndërsa me vëllezërit tuaj je i fortë. Shejtani është ujku i njeriut dhe ai ha dhentë që shkëputen nga kopeja, Pra, qëndro me xhematin dhe përpiqu që të jesh me vëllezërit tuaj në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë, : “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar”. Sikur të mos zbritnin citatet Hyjnore që të na urdhërojnë për unitet dhe bashkim dhe besimtari ndaj besimtarit të jetë si një ndërtesë, shtyllat e të cilës mbajnë njëra-tjetrën, atëherë interesi dhe domosdoshmëria do të na impononte të jetojmë xhemat. Askush nuk mundet të jetojë vetëm, sepse nuk mundet dhe sepse armiqtë e tij nuk mund të punojnë individualisht, por punojnë grup dhe në klane. Nëqoftëse të prishurit do krijojnë kualicione dhe populli i të vërtetës do të ndahet nga e drejta e tyre, atëherë përçarja do të jetë e madhe në tokë. Këtë paralajmërim e ka vënë në dukje edhe Kur’ani famëlartë: “Ata që mohuan të vërtetën janë miq të njeri-tjetrit. E nëse nuk e bënë atë(të ndihmoni e të kujdeseni për njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë”. (El-Enfalë:73). Jo vetëm kaq, por Allahu xh.sh na ka mësuar që të themi kur të falemi: “Ty të adhurojmë dhe prej teje kërkojmë ndihmë. Na udhëzo në rrugë të drejtë” (El-Fatiha:5,6). Edhe nëqoftëse falesh vetëm, e thua këtë dhe kërkon udhëzim për vëllezërit tuaj dhe ummetin tënd. Më këtë sjellje, xhemati rri gjithmonë i gjallë në ndërgjegjën tënde dhe kjo është natyra e njeriut besimtar. Këto ishin në mënyrë të përmbledhur disa nga përgjegjësitë e myslimanit në të gjitha kohërat. Detyra jonë është të kapemi fort mbas Islamit, të ruajmë fort personalitetin tonë Islam, të mbajmë me përgjegjësi thirrjen për në Islam në këtë shoqëri, për veten tonë dhe për vëllezërit tonë kudo që ndodhen. Mos kujtoni se ata që janë ngritur në hënë janë të panevojshëm për Islamin. Është e vërtetë se ata kanë mundur të vendosin këmbët mbi sipërfaqen e hënës, por nuk kanë mundur të vendosin këmbët akoma siç duhet në tokë, çka do të thotë se nuk kanë kënaqur veten e tyre në sipërfaqen e tokës nga ana shpirtërore, ata vuajnë zbrastësi, stres dhe trishtim. Përkushtimi i tyre për jetën materiale nuk i ka plotësuar zbrastësinë, nuk i ka siguruar nga frika. Jeta e tyre lëndore nuk ia ka mësuar parimin bazë të ekzistencës së tyre, ecurinë e tyre dhe nuk kanë kuptuar konceptin e vërtetë të jetës. Të gjitha pyetjet: Nga kush? Për ku? Përse? Ku do të shkoj mbas kësaj jete? Cili është mesazhi im midis jetës dhe vdekjes? Përse jetoj? Cila është vlera e jetës? Civilizimi i kësaj kategorije materialiste nuk mundet dot t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, as feja politeiste dhe as komunizmi materialist. Feja e vetme që mundet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve është Islami. Ajo është fe e balancës, e mirësisë, e së vërtetës dhe e shpëtimit në këtë jetë dhe në jetën tjetër të përjetshme…
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 18:36:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015