PËRSE KËRKOI FALJE KADAREJA ? KOLOSËT E VËRTETË TË - TopicsExpress



          

PËRSE KËRKOI FALJE KADAREJA ? KOLOSËT E VËRTETË TË PATRIOTIZMIT E TË LETËRSISË SHQIPE DHE AUTORITETET E RRJSHME POLITIKE! Edhe njerëzit e mëdhenj gabojnë. Vetëm njerëzit e mëdhenj dine të korrigjohen. Është burrëri me kërkua falje para njerëzve të gjallë dhe të vdekur në raste kur të gabohet ndaj tyre. Kadare është mbreti i letërsisë shqiptare. Kadare është vlere kombëtare të cilën duhet të e ruajmë dhe të e respektojmë. Por, nga Kadare nuk duhet krijuar mit të pa gabueshme në sferat tjera të jetës. Sepse shkrimtari i madh, megjithatë është një shqiptar i vogël i cili ia ktheu shpinën Atdheut në kohën kur me së shumti i duhej Shqipërisë! Ismail Kadareja është i barabartë me ata që në vitin 1991 kacavirreshin nëpër anije për me ia kthye atdheut shpinën. Ismail Kadare nuk doli në emigracion nga varfëria, as pse ishte i ndjekur politik, as për të u angazhuar në diasporë për zgjedhjen e çështjes shqiptare, por doli thjesht për interesa personale. Atdheu i tij i varfër dhe i rrethuar me armiq e rriti dhe e shkolloi Kadarenë duke bërë nga talenti i tij një emër botëror. Tëra librat e tij janë shtypur e shpërndarë me djersën e shqiptarëve dhe me menaxhimin e regjimit të Enver Hoxhës. Çdo shqiptar që e ka ble një Liberi të Ismail Kadarës ka investua në Kadarenë. Por, fakt është se Ismail Kadare e përmbysi sofrën ku është ushqyer dhe e cila e kishte rrite si njeri dhe si shkrimtar. Ismail Kadarea ia ktheu shpinën Mëmëdheut kur Mëmëdheut lëngonte në shtratin e vdekjes dhe kur më së shumti kishte nevojë për te. Por, Mëmëdheu e fali atë dhe prapë i shtriu krahët dhe e përqafon si djalin e vet të librave. Askush nuk hoqi dore nga Kadare pse ai beri gabim. Ismail Kadare duhej të rrinte në Shqipëri dhe të e bënte atë që e beri Haveli në Çekosllovaki. Por, Ismail Kadera edhe me ketë largim nga Atdheu dëshmoi se letrari i madh është një politikan i vogël. ADEM DEMAÇI NUK KISHTE ME QEN MË KY ADEM DEMAÇI QË ËSHTË PO QË SE E KISHTE PRANUAR SOVRANITETIN E SERBISË MBI KOSOVËN DHE SHUARJEN E UÇK- ës Në kohën e Konferencës se Rambujesë, Ismail kadarea, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja vepruan bashkë në idenë e shkuarjes në Rambuje, ndërsa Adem Demaçi ishte kundër Dokumentit të Rambujesë, me të cilin po likuidohej UÇK-ja dhe po njihej sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën! Kadareja është si letrari i madh, por se është një politikan i vogël dëshmoi edhe me kritikat që ia drejtoi Adem Demaçit për Konferencën e Rambujesë. Si pas mendimit tim, së pari Kadareja është dashtë me kërkua falje para kombit shqiptarë, përse ia ktheu shpinën Atdheut kur ai i duhej me se shumti. Pastaj me kërkua falje edhe para Adem Demaçit mu për shkak të Rambujese. Sepse në Rambuje është nënshkruar një dokument me të cilin shqiptarët e kanë pranua shuarjen e UÇK-ës dhe sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Adem Demaçi nuk kishte me qen më Adem Demaçi po që se e kishte pranuar likuidimin e UÇK-ës dhe sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Dokumenti i Rambujesë ka hy në arkivat historike si i tille, dhe si i tillë është përkrah edhe nga Ismail Kadareja dhe është nënshkruar edhe nga Rexhep Qosja. Ismail Kadareja nuk ka mundë të e dijë se çfarë pasojash mund të kishte kombi po që se edhe Milosheviqi do të e nënshkruante dokumentin e Rambujes, sepse nuk e ka largpamësin politike që e ka Adem Demaçi. Merreni me mend se ku do te ishte Kosova sot po të kishte pranua edhe Millosheviqi nënshkrimin e Dokumenti i Rambujesë! Po të kishte pranua edhe Millosheviqi nënshkrimin e Dokumenti i Rambujesë sot ushtria serbe do të ishte ë kufirin me Shqipërinë. Pra, Kadareja do të duhej ti kërkonte falje Adem Demaçit e jo Ibrahim Rugovës. Shtrohet pyetja pse u dashka me i kërkua falje Ibrahim Rugovës i cili kurrë në jetën e vet nuk ka ber as një vepër patriotike dhe që ka qen gjithmonë qatip i regjimit titist. Ibrahim Rugova nuk ia përmbysi sofrën e titizmit sikur që Kadareja ia përmbysi sofrën enverizmit. Ibrahim Rugova për dhjet vite ia ruajti paqen e qetësin Millosheviqit me politiken e vet pacifiste. Tani a duhet me i dhanë mirënjohje Ibrahim Rugovës që si udhëheqës i Partisë Komuniste Jugosllave në UP e qoi në burg Grupin e Intelektualëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981 në krye me Mr. Halil Alidemne e Mr. Ukshin Hotin, Ekrem Kryeziun e të tjerët. Gjë që te Mr. Ukshin Hoti u bë edhe për herën e dyte, nga i cili burg me ai nuk doli gjallë. Apo mos Kadare kërkon falje te Rugova sepse ka dëshirë të i hyn në hatër Francës e Greqisë, aleatëve të vjetër të Serbisë dhe mu për ketë vazhdon të e injoron Adem Demaçin, ndërsa harron të i kërkon falje edhe Rexhep Qoses për ofendimet e bëra? Janë këto pyetje e dilema që i imponon ky gjest i Kadaresë! Kadare duhet të e sqaron motivin e kërkimit të faljes nga Ibrahim Rugova! PROFILI KRYENGRITËS I ADEM JASHARIT, QË ME ARMË NË DORË LUFTONTE PËR PAVARËSINË E BASHKIMIN E ATDHEUT TË VET DHE PROFILI POLITIK KAPITULLUES E PACIFIST I IBRAHIM RUGOVËS QË KËRKONTE DEMOKRACI E BARAZI NËN SUNDIMIN KOLONIAL SERB! Në Kohën kur Adem Demaçi ishte në burgjet jugosllave të Fadil Hoxhës dhe të Titos, Rexhep Qosja e Ibrahim Rugova ndërtuan karrierat e veta profesionale. Askush nuk e mohon vlerën intelektuale të Ibrahiom Rugovës në fushën e letërsisë, po në fushë patriotike e politike ishte një hiq! Ndërsa, Qosja nuk pranoi kurrë ti denoncon koleget e vet te UDB-a jugosllave, si beri Ibrahim Rugova me Grupin e Intelektualëve në krye me Mr. Halil Alidemën e Mr. Ukshin Hotin etj. Por, Qosja e din vet se lajthiti në Rambuje bashkë me Ibrahim Rugovën e Kadarenë. Edhe me vone Qosja e kishte vështir me bë diferencimin mes Shaban Polluzhes që luftoi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe Fadil Hoxhës që e bashkoi Kosovën me Serbin! Mirëpo, Qosja ka ditë të e mbron Demaçin kur ishte aktive fushata me e egër e hienave titiste kundër Adem Demaçit në vitin 1999, në kohën kur po mbahej Konferenca e Rambujesë. Ndërsa edhe pjesa e madhe e letrave të Rexhep Qoses merret me fatin e kombit, prandaj Rexhep Qosja është kolos i letërsisë shqiptare në nivel me Kadarenë. Mirëpo, me Adem Demaçin nuk mundet të krahasohet as Kadareja as Qosja, e le me Ibrahim Rugova, i cili pos autoritetit të rrejshëm të krijuar nga ish LKJ dhe nga aleatët Serbisë në Evropë, nuk ka lënë as një vepër me vlerë patriotike pas veti. Ibrahim Rugova e ka pas shansin të i kthehet te popullit te vet, por ai e mashtroi popullin me premtime se pavarësia do të importohet derisa nën rrogoz vepronte në restaurimin e statusit kolonial të 1974! Franca, Greqia dhe aleatet tjerë të Serbisë organizuan fushata propagandistike me afirmua profilin politik kapitullues e pacifist të Ibrahim Rugovës për me vu nën hijen e tij të zezë emrin e Adem Jasharit dhe të profilit të tij të shqiptarit kryengritës që me armë në dorë i doli zot atdheut të vet, si dhe emrin e Adem Demaçit dhe të profilit të tij të shqiptarit kryengritës me të cilin nuk ka mundësim me bë tregti politike me fatin e atdheut të tij. Nuk ka dyshim se Franca dhe aleatët tjerë të Serbisë kanë nevojë ende për profilin politik të Ibrahim Rugovës, andaj politikanët e ri kosovar i detyrojnë të shkojnë të përkulen te varri i Rugovës nëse duan të hyjnë në listat e rrogave (të rrogëtarëve) apo të qëndrojnë në institucionet vasale të sundimit kolonial të Brukselit në Kosovë. Ademm Demaçi është Mandela i Aparthejdit të Evropës, që shqiptarët po i mban të ndarë me dhunë në 6 shtete. I kësaj Evrope e cila e krijoi Jugosllavinë artificiale, si Sërbi të madhe dhe e mbështeti derisa ajo u shkatërrua. Adem Demaçi pos që i beri dritë Lëvizjes Kombëtare për Pavarësi duke qëndruar 28 vite në burgje, ai gjatë luftës së armatosur pat guximin të hap Përfaqësinë e UÇK-ës në mes te Prishtinës dhe qëndroi në Kosovë edhe kur krejt liderët tjerë ia kthyen shpinën Kosovës në vitin 1999. Po të mbetej Adem Demaçi Përfaqësues i vetëm i UÇK-ës dhe po mos të dekonspiroheshin komandantët katundeve para diplomatëve e gazetarëve të huaj, që me vonë dezertuan në Rambuje, UÇK-ja do të kishte famë dhe efekt edhe me të madh si brenda si jashtë vendit! Adem Demaçi është i veçantë sepse kurrë nuk u mashtrua, kurrë nuk u korruptua dhe kurrë nuk u frikësua nga askush. Adem Demaçi është i veçantë sepse të bardhesë i thotë të bardhe dhe të zezës i thotë e zezë pa ja var veshin askujt. Adem Demaçi është i veçantë sepse me ter qenien e vet është vu në shërbim të Atdheut. Dhe në atë rrugë ka qëndrua gjithmonë vetëm drejtë. Adem Demaçi ishte dhe mbeti tribun i vegjëlisë dhe pran vegjëlisë se popullit të vet në kohërat me të vështira, edhe pse pat mundësi të ngjitet lart shkallëve politike në rangun botëror. Adem Demaçi nuk është njeri i pagabueshëm dhe edhe ai mund të gaboi dhe secili ka të drejte të i kritikoi gabime e tij. Por, kush e ofendon Adem Demaçin, ose është fundërrinë e çmendur, ose është tradhtar i lig. Është nder për çdo shqiptar me gjak e zemër shqiptari që jemi bashkëkombës të Heroit Kombëtar Adem Demaçit! Adem Demaçit është vlere gjithëkombëtare të cilën duhet t´a ruajmë dhe t´a respektojmë si vet Adem Jasharin! Është nder për çdo shqiptar me gjak e zemër shqiptari që kemi mes neve, kolosët e letërsisë shqipe si Ismail Kadarenë dhe Rexhep Qosen! Ata janë vlera të letërsisë kombëtare të cilët duhet të e ruajmë dhe të e respektojmë! Kushtrim Janina
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 23:59:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015