PËRSËRI NJË PUTHJE Ujitësja, gjithnjë e - TopicsExpress



          

PËRSËRI NJË PUTHJE Ujitësja, gjithnjë e mbushur, Buqetën e kujtimeve ma yjëson çdo ditë: Një takim shkëndijë elektrike diku, Diku një shall i mëndafshtë përqafimi, Një kafe në kafenenë me studentë në periferi thellë, Një puthje rrëshqitas në ashensor plot dritë, Një birrë në katin e dytë tavan ulët, zagushi, Dhe... dhe... përsëri një puthje, Nxituar, rrëshqitas, përvëluese, Pas kurrizit të kamerierit të ri. Unë humb në botën e shpirtit. Jemi, i dashur, të dy. Shtrëngoj në duar atë tufë ëndrrash, Ujitur gjithnjë nga gjysma plot, Në gjoks më shpërthejnë filizat e tyre, Si në cep të atij fund prilli të ngrohtë. E diel 1 shtator 2013 ora 11:45 VIKTORIA XHAKO (ZHORZH SAND)
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 06:15:22 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015