Për më shumë se 3 javë në këtë godinë të banueshme mungon - TopicsExpress



          

Për më shumë se 3 javë në këtë godinë të banueshme mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Pavarësishtë thirrjeve, askush nuk ka marrë masa. Bëhet fjalë për Qëndrën e Formimit Profesional, në varësi të Ministrisë së Punës, ku jetojnë prej vitesh rreth 50 jetimë. Gra, burra dhe fëmijë, ndodhen në këtë situatë dhe shprehen të shqetësuar nga kjo neglizhencë e institucioneve, ndërkohë që jetesa e tyre vështirsohet dita ditës. Ata marrin vetëm 3000 lekë në muaj ndihmë sociale dhe më shumë të ardhura sigurojnë ata që e kanë një punë. Arsyeja e mungesës së energjisë elektike është se ky insitucion është debitor ndaj CEZ Shpërndarjes dhe ky i fundit, duke iu referuar edhe deklaratave të bëra nga drejtori Sahit Dollapi se cilido institucion shtetëror që nuk shlyen detyrimet ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje, do tu ndërpritet energjia. Këta persona janë të strehuar në këtë ish konvikt, pasi kanë mbushur 18 vjeç dhe sot ndihen të braktisur edhe nga shteti, duke jetuar në terr të plotë.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 08:43:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015