Për të lindurit në ditën 19 të cilitdo muaj Ju ju - TopicsExpress



          

Për të lindurit në ditën 19 të cilitdo muaj Ju ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha këndvështrimet, e peshoni secilën ‘për’ dhe ‘kundër’. Por, kur veçse e pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat. Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe, në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve. Keni prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 18:31:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015