Përderisa poeti është plagë, përderisa poeti është - TopicsExpress



          

Përderisa poeti është plagë, përderisa poeti është klithmë, nënkuptohet se ai është një organizëm shoqëror i përsosur, është një profet, një moderator mes ideales dhe realitetit, mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, mes këngës dhe vajit... Poeti e luan rolin e vet me mjetet e veta, me vargje, me libra, njëlloj si aktori apo violinisti në skena. Natyrisht edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, në media apo në gazeta e revista, ai duhet të angazhohet, por ekziston gjithnjë rreziku që poeti, gjatë përplasjeve banale, të keqkuptohet, të injorohet, madje, edhe të luftohet, sepse poeti i mirë është edhe vizonar i mirë, ka disa antena të brendshme, disa busulla të brendshme, siç kanë eshtrat reumatizmalë vetinë e parashikimit të motit. Poeti është tejskajsërisht utopist, humanist, rebel, globalist, është ky shkaku që përgjithësisht pushtetet nuk i kanë dashur poetët, madje njihen me dhjetra e qindra raste nëpër botë e nëpër kohëra, natyrisht edhe tek ne, kur ata janë burgosur, janë persekutuar, janë internuar, madje edhe pushkatuar që nga Dantja e deri te Lorka.
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 12:17:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015