Përgatitjet e Greqisë për okupimin e territoreve - TopicsExpress



          

Përgatitjet e Greqisë për okupimin e territoreve SHQIPTARE Në fillim të vitit 1877 Perandoria Otomane filloi t’i numëronte ditët e fundit të sundimit tësaj në Evropë. Shtetet e sapo krijuara dhe gjysmë të pavarura ballkanike, siç ishin Serbia dheMali i Zi dhe Greqia si shtet tani më i pavarur, qëndronin të gatshme që të pushtonin tokatShqiptare. Pas këtyre tre shteteve qëndronte përkrahja e pa rezervë e Rusisë. Në verën e atijviti, grekët vazhduan me përgatitjet e filluara për krijimin e kushteve për të okupuar territorShqiptar në jug të Shqipërisë, e cila gjë që do të bëhej me paraqitjen e momenteve të paratë volitshme. Në fund të korrikut, konsulli britanik Sër C. Sebright i shkruante sekretarit tëjashtëm britanik, Earl-it të Derby-it, në lidhje me zhvillimin e këtyre ngjarjeve në këto anë. Konsulli ishte në njohuri për përpjekjet e Komitetit Ruso-Grek që kishin marrë hov nëdrejtim të nxitjes së elementit grek të cilët do të organizonin kryengritje në pjesët shqiptare tësunduara nga Perandoria Otomane. Përpjekjet për inicim të kryengritjes tashti ishin shfaqurnë rajonin e Shqipërisë së jugut, apo në Epir siç thoshin grekët, dhe në Thesali. Këto lëvizjeishin vërejtur se organizoheshin nga Grivas, kolonel i ushtrisë greke dhe agjent i KomitetitRuso-Grek. Koloneli Grivas ishte edhe anëtar i parlamentit grek por ishte larguar nga kjodetyrë duke dashur të organizonte grekët në mënyrë që ata të ishin të gatshëm me rastin eparaqitjes së momentit të parë për kryengritje. Koloneli Grivas themeloi kontakt edhe me elementet kryengritëse në Korfuz siç ishtekoloneli Becker, i cili ishte bërë i njohur gjatë kryengritjes në Serbi kur kishte shërbyer siaide-de-camps (këshilltarë apo ndihmës ushtarak) i gjeneralit Rus Cernajev. Qëllimi tjetër dhe më i rëndësishmi, i Komitetit Ruso-Grek, ishte rajoni i Artës dhe i Prevezësku Otomanët ende mbanin garnizone të fuqishme ushtarake për mbrojtjen eventuale të këtijterritori të rëndësishëm. Informatat Britanike bënin me dije se me datën 23 korrik në Athinë kishin mbërri 25 000dollarë të Spanjës, të dedikuara për Komitetin Revolucionar në Athinë dhe të cilat para iishin dhënë kolonelit Becker. Paratë ishin mbledhur për t’u shpenzuar në orvatjet Greke përorganizimin e revoltave në Himarë dhe në pjesët tjera të Shqipërisë jugore dhe asaj të mesme. Shënimet tjera Britanike të kësaj natyre theksojnë se edhe paratë Ruse gjendeshin më bollëkdhe shpenzoheshin në formë të donacioneve bamirëse dhe dhuratave të ndryshme për tëvarfrit, por sidomos për grekët, e kësaj ane. Qëllimi, natyrisht, ishte që tek kjo popullsi eShqipërisë të rritej popullariteti i kauzës ruse. Lëvizje “miqësie” që kishin tërhequr vëmendjen ishin edhe ato të punonjësve të konsullatësruse me ata të konsullatës italiane. Dihej edhe për lëvizjet greke për mobilizim të forcaverezervë. Kjo skemë nuk ishte e popullarizuar shumë në mesin e popullatës së kësaj ane. Nukpëlqehej, sidomos, në Korfuz. Në Qefaloni, popullata përgatiti një manifest për të shpjeguarpublikisht përparësitë që banorët e ishullit i do t’i gëzonin nën protektoratin britanik. Në fund të korrikut konsulli grek në Serbi kishte vizituar Kragujevcin ku ishte takuar meprinc Milanin dhe me disa anëtarë të qeverisë serbe. Qeveria greke kishte pohuar se nukështë duke u zhvilluar asnjë lloj negociate e fshehtë në mes këtyre dy shteteve kurse qëllimii takimeve të fundit të konsullit grek me zyrtarët serbë ishte që të dy palët të njoftoheshin meqëllimet e njëra tjetrës për të ardhmen. Në fillim të muajit gusht, kryeministri i Greqisë, Karilaos Trikoupis, në një takim mepërfaqësuesin diplomatik britanik në Athinë, z. Stuart, deklaroi se kishte hetuar shenja tëekzistimit të një mirëkuptimi, nëse jo marrëveshjeje, në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisënë lidhje me aneksimin e Epirit dhe Thesalisë nga Greqia. Këtë thënie të kryeministrit grek,z. Stuart, e mori si një befasi dhe deshi ta vërtetonte nga konti Dubsky, përfaqësuesi Austro-Hungarez në Athinë. Diplomati austro-hungarez e hodhi poshtë ekzistimin e një gjëje tëkëtillë duke thënë se Austro-Hungaria dhe Rusia nuk kanë mundur të pajtohen për gjëra tërëndësisë më kardinale e lërë më këtë aranzhman të dëshiruar nga Greqia. Kur Stuart takoisërish Trikoupis-in, ia rrëfeu qëndrimin zyrtar austro-hungarez, por ai megjithatë, nuk hoqidorë duke thënë se informatat e burimit të tij janë më korrekte se sa thëniet zyrtare të kontitDubsky. Por, faktin të cilin nuk e kishte fshehur përfaqësuesi austro-hungarez ishte qëllimipozitiv që shteti i tij kishte ndaj forcimit të qeverisë greke. Po të njëjtën temë, diplomati britanik e kishte hapur edhe me mbretin e Greqisë, Charles-in. Duke e komentuar atë që besonte kryeministri grek, mbreti kishte deklaruar se besonteqë perandori austro-hungarez dhe ai rus kurrë nuk do të vepronin kundër qëllimeve dhedëshirave të njëri tjetrit “pasi që të dy perandorët ishin të lidhur ngushtë në mes veti dhe që tëdy posedonin karakter të sinqertë dhe kordial” Në fund të nëntorit diplomati britanik Wyndham raporton nga Athina se qeveria greke nëaspektin financiar ka bërë përgatitjet për t’u ballafaquar me vështirësitë që do të paraqiteshingjatë hyrjes së saj në luftë. Tani më nuk ishte sekrete aspirata e Greqisë që t’i zgjeronteterritoret edhe në veri-perëndim të kufirit të saj. Athina kishte vendosur që edhe këto territoreshqiptare ti merrte ose me luftë ose me koncesione në ndonjë konferencë të ardhshme tëpaqes. Planet greke kishin gjasa të realizoheshin pasi që ky shtet në jug të Shqipërisë, sikuredhe dy shtetet tjera në verilindje (Serbia dhe Mali i Zi), gëzonin përkrahjen e plotë ngaRusia dhe atë të pjesërishme nga disa fuqi tjera evropiane. Përkrahja e jashtme e Greqisë ishtemë e madhe pasi që edhe britanikët që moti kishin shpallur Greqinë si zonë të interesit të tyre. Në këtë kohë dhe këto rrethana Shqipëria, ende pjesë e territorit otoman, nuk gëzontendonjë përkrahje të veçantë nga asnjë fuqi. Fuqitë evropiane do të përkrahnin Shqipërinënë momentet kur paraqitej nevoja e rregullimit të balansit të forcave në mes tyre nga e cilaShqipëria përfitonte fare pak. Gjatë viteve që do të pasonin, Shqipëria mbeti edhe më shumëe vetmuar në rrugën e pavarësisë duke luftuar kundër një perandorie dhe tri shteteve fqinje,pas së cilave qëndronin Fuqitë e Mëdha. Rezultatet e individëve dhe grupeve greke luftënxitëse filluan të lajmërohen në fillim të vitit1878. Grekët filluan të invadonin territorin shqiptarë në afërsi të Artës që në janar të atijvitit por që zmbrapseshin nga otomanët. Kah java e fundit e muajit shkurt rajoni i Shqipërisëjugore filloi të vlonte nga ngjarjet e planifikuara nga agjentët grek. Luftënxitësit filluan tëarrinin edhe në Korfuz. Sipas konsullit sër C. Sebright, në natën e datës 18 shkurt një anijee postës shtetërore greke zbarkoi në Korfuz dhe nga aty dolën diku rreth 100 shqiptarë dhemenjëherë themeluan kontakt me “Komitetin Revolucionar”. Më vonë, diplomati britanikmori vesh se këta shqiptarë nga Komiteti paguheshin nga 120 franga në muaj dhe të cilëtkryesisht ishin himarjot nën udhëheqjen e “kapitenit”. Këta shqiptarë më parë kishin punuarsi minatorë në Larium dhe si punëtorë krahu në Athinë. Gjatë të njëjtës natë në ujdhesë ishte ankoruar edhe një vapor italian që kishte ardhur ngaBrindizi. Nga vapori kishin zbritur diku rreth 70 garibaldistë, disa në uniformë, dhe të cilëtnuk e mbanin sekret qëllimin e zbarkimit të tyre. Për ata që nuk kishin mjaft njohuri për ngjarjet e fundit, garibaldistët lajmëruan se qëllimi i tyre ishte që të “promovojnë lëvizjenrevolucionare në Epir” Garibaldistët iu bashkuan shqiptarëve, dhe gradualisht këtyre dygrupeve iu bashkuan edhe disa vendas. Brenda katër ditësh grupi u rrit në 300 veta tëarmatosur deri në dhëmbë. Gjatë natës së datës 23 shkurt grupi lundroi në bregdetin karshidhe pati sukses të zbarkonte afër llambadarit që qëndronte në mes Sarandës dhe Delvinës.Po në këtë vend, një natë më vonë (24 shkurt), zbarkoi edhe një grup tjetër me 700 vetanga vapori grek i quajtur “Eptanisos”. Diplomatët britanik në Korfuz kishin informatase “Epistanisos” një natë më parë ishte vërejtur në Itakë me po kaq njerëz në te dhe që ishtekthyer i zbrazur të nesërmen nga drejtimi i veriut. Këtu nuk duhet shumë hulumtim për të parë se kush qëndronte pas këtij organizimi.Sidoqoftë, këto dy grupe ishin bashkuar dhe duke numëruar rreth 1000 vetave menjëherëkishin sulmuar fortesën otomane në Delvinë. Fortesa kishte diku rreth 70 ushtarë otomanë tëcilët kur panë se po sulmoheshin nga rreth 1000 veta, ikën pa bërë ndonjë rezistencë. Raportii konsullit britanik bënë me dije që grupi i “revolucionarëve” menjëherë e vendosi flamuringrek në fortesë. Sipas shënimeve, fortesa kishte edhe topa. Invaduesit, shumica mercenarë, kishin për detyrë të bindnin himarjotët që t’ju bashkoheshindhe të fillonin të sulmonin forcat otomane. Ky rajon binte nën përgjegjësinë e Abdi Pashës icili ato ditë ishte stacionuar në Artë dhe po të vendoste të sulmonte këtë grup me forcat e tija,do t’i duhej të udhëtonte së paku 3 ditë nga toka.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 17:50:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015