Përkitazi me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës - TopicsExpress



          

Përkitazi me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e dy komunave të reja në rajonin e Hasit, gjegjësisht Gjonaj dhe Rogovë. Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që këtë javë të miratoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-04 për kufijtë administrativ të komunave. IQZH kërkon nga të gjithë deputetët e në veçanti deputetët e anamoravës z. Lutfi Haziri, z. Nijazi Idrizi, z. Zenun Pajaziti, z. Salihe Mustafa, z. Hydajet Hyseni, z. Ahmet Isufi etj. Që në bazë të rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, neni 57, pika 3 që thotë: “Amendamente në projektligj mund të parashtrojë deputeti, grupi parlamentar dhe Qeveria” . Pra, në këtë projektligj mund të përfshihet në amendament Themelimi i Komunës së Zhegrës. Ky është rasti i fundit që IQZH pret nga institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar këtë kërkesë qytetare të regjionit të Zhegrës, që po ashtu është edhe një premtim i kamotshëm i Qeverisë dhe Deputetëve. Premtimet për Zhegrën Komunë janë edhe të liderëve të subjekteve politike si Isa Mustafa –LDK, Ramush Haradinaj – AAK dhe Behgjet Pacolli – AKR. Premtimit nuk i ka munguar edhe vet Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi, në takimet me degët e PDK-së në Gjilan, duke premtuar se kjo kërkesë e qytetarëve të Zhegrës do të realizohet shumë shpejt. Nga burime jozyrtare merret vesh se në ditët në vijim, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi, do e vizitoj Zhegrën dhe të premtoj Komunë. Gjatë takimeve të IQZH-së me struktura politike e institucionale edhe me tutje kërkohen plotësim standardesh dhe kritere që nuk janë aplikuar deri më tani, kritere të dyfishta e kushtëzime të subjekteve politike për të realizuar këtë kërkesë. Qëndrueshmëria ekonomike nuk është kërkuar deri më tani për komunat Gjonaj, Rogovë, Hani i Elezit dhe Junik, ndërsa Zhegra si regjion me 18 vendbanime e ka edhe qëndrueshmërinë ekonomike në bazë edhe të taksapaguesve që arrin vlerën mbi një milion e dyqind mijë euro në vit, taksa në nivelin lokal dhe qendror . IQZH edhe njëherë kërkon nga institucionet që mos të na injoroj dhe anashkaloj për të marr një vendim pozitiv për Zhegrën Komunë. Një anashkalim apo injorim i radhës, do na qojë në një pozitë të padëshiruar dhe kundër vullnetin dhe dëshirës sonë, mund të jetë 9 Gushti 2013, data e përfolur për shpalljen e njëanshme të Zhegrës Komunë në një ceremoni që do të organizohej për këtë eveniment. Në këto kushte, kuptohet, zgjedhjet nuk do të kenë mbështetjen dhe mund të bojkotohen. Ne mendojmë se pas datës 9 gusht 2013 , elektorati i partive politike dhe qytetarët e Komunës së Zhegrës nuk kanë arsye të votojnë për një komunë tjetër, sepse edhe ashtu është bërë pak për të permisuar jetën e qytetarëve nga të gjitha qeveritë e deritanishme. Ruhan Kurteshi – koordinator i IQZH-së Zhegër , 1 Korrik 2013
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 19:56:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015