Përkufizimi i demokracisë Qeveria e popullit Fjala - TopicsExpress



          

Përkufizimi i demokracisë Qeveria e popullit Fjala «demokraci» njihet nga të gjithë, megjithatë demokracia është një koncept që akoma keqkuptohet dhe shpërdorohet në një kohë kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake të ngjashme me to, janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e popullit, duke i ngjitur vetes etiketa demokratike. Të frymëzuar nga forca e ideve demokratike, vullneti dhe mendja njerëzore kanë gjetur shprehje të thellë nxitëse në histori: nga Perikliu në Athinën e lashtë deri tek Vaclav Haveli në Çekosllovakinë e sotme; nga Deklarata e Pavarësisë e Tomas Xhefërsonit më 1776 deri tek fjalimet e fundit të Andrej Sakarovit më 1989. Në fjalor jepet ky përkufizim për demokracinë: «qeverisje nga populli, ku pushteti më i lartë i takon popullit dhe ushtrohet drejtpërsëdrejti prej tij ose prej përfaqësuesve të zgjedhur prej tij sipas një sistemi të lirë elektoral.» Sipas Linkolnit, demokracia është qeveri «që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij.» Fjalët «liri» dhe «demokraci» përdoren shpesh në vend të njëra-tjetrës, por ato nuk janë sinonime. Demokracia nuk është vetëm një sistem idesh dhe parimesh mbi lirinë, por përbën gjithashtu një sërë praktikash dhe mënyrash veprimi që kanë marrë formë në rrjedhën e gjatë, dhe shpeshherë të ndërlikuar, të historisë. Me pak fjalë, demokracia është institucionalizimi i lirisë. Mbi këtë bazë mund të përcaktohen parimet themelore të një regjimi kushtetues, të cilat i kanë qëndruar kohës, si edhe të drejtat e njeriut dhe barazia përpara ligjit, pa të cilat një shoqëri nuk mund të quhet demokratike. Demokracia mund të jetë dy llojesh: demokraci e drejtpërdrejtë dhe demokraci me përfaqësim. Në një demokraci të drejtpërdrejtë, çdo shtetas mund të marrë pjesë në nxjerrjen e vendimeve shtetërore, pa ndërmje-tësinë e zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar. Shihet qartë se një sistem i tillë është shumë i volitshëm, pasi numri 1 individëve që marrin pjesë në të, është relativisht i vogël, si për shembull në një organizatë të një bashkësie, në një këshill fisnor ose në një degë lokale të një sindikate, ku anëtarët mund të mblidhen në një dhomë të vetme për të diskutuar problemet dhe për të marrë vendimet me konsensus ose shumicë votash. Athina e lashtë, vendi i parë demokratik në botë, arriti të zbatonte demokracinë e drejtpërdrejtë me një asamble të përbërë nga 5000 deri 6000 anë-tarë — ndoshta numri më i madh i anëtarëve që mund të mblidhen së bashku dhe të zbatojnë demokracinë e drejtpërdrejtë. Me përmasat dhe kompleksitetin e saj, shoqëria moderne paraqet mundësi të pakta për demokraci të drejtpërdrejtë. Madje edhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara, ku mbledhja që zhvillohet në Nju-Inglënd përbën një traditë të shenjtë, shumica e komuniteteve është shtuar aq shumë sa banorët nuk mund të mblidhen të gjithë në një sallë të vetme për të votuar drejtpërsëdrejti për çështje që lidhen me jetën e tyre. Në ditët tona, forma më e përhapur e demokracisë, si për një qytet me 50 mijë banorë, ashtu edhe për shtete me 50 milion banorë, është demokracia me përfaqësim, në të cilën qytetarët zgjedhin zyrtarët që drejtojnë jetën politike, hartojnë ligjet dhe drejtojnë programet për të mirën e përbashkët. Duke përfaqësuar popullin, këta individë merren me probleme të ndërlikuara shtetërore, duke u kushtuar atyre, në mënyrë të kujdesshme dhe të rregullt, kohën dhe energjitë e duhura, gjë që nuk mund të realizohej nga qytetarët e thjeshtë. Mënyrat e zgjedhjes së këtyre zyrtarëve mund të jenë nga më të ndryshmet. Kështu për shembull, në shkallë kombëtare anëtarët e organeve legjislative mund të zgjidhen nga distriktet. Kështu çdo distrikt mund të zgjedhë një përfaqësues të vetëm. Ndërsa në një sistem me përfaqësim përpjestimor, çdo parti politike përfaqë-sohet në legjislaturë sipas raportit të numrit të votave të fituara, me numrin e përgjithshëm të votave në shkallë kombëtare. Zgjedhjet krahinore dhe lokale mund të organizohen sipas modeleve kombëtare. Por përfaqë-suesit mund të zgjidhen edhe në mënyrë më të thjeshtë: duke mos organizuar zgjedhje, por duke marrë mendimin e përgjithshëm të grupit. Pavarësisht nga mënyra e ndjekur, zyrtarët shtetërorë në një vend me demokraci me përfaqësim e ushtrojnë detyrën në emër të popullit dhe mbajnë përgjegjësi përpara popullit për veprimet e tyre.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 18:08:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015