Përmbytje e madhe - TopicsExpress



          

Përmbytje e madhe .. floripress.blogspot/2013/08/permbytje-e-madhe.html Në Tiranë pata përshrypjen se isha kthyer në kohën e Galileut, kur ai pohonte se, toka ishte e rumbullakët me gjithë kundërshtimet dhe kërcënimet e bëra ndaj tij. ... Çuditërisht, z. M. Korkuti dhe Mancaku i quajnë pasardhësit e Ilirëve si parailirë, sepse nuk guxojnë të përdorin emërtimin “Pellazg”. Euripidi: “Një skllav nuk e ka të drejtë të thotë të vërtetën nëse ajo nuk i vjen për shtat zotërinjve të tij”. Ndërsa Tagora: “Nëse i mbyllni potrtën të gjithë gabimeve, e vërteta mbetet jashtë”. (M. Aref “Mikena=Pellazgët”, f.24; R. Bebo “Zeusi”, f. 154). Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të Greqisë te Deukalioni mitollogjik dhe e shoqia e tij Pirra. Dy njerёzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Biri i tyre Heleni, ishte pasardhësi legjendar i racës greke që datohet rreth vitit 700 p. K. Prej tij njerëzit e këtij populli morën emrin helenë. Kurse atdheu i tyre Hellas. Nga kjo del qartë përse Homeri nuk i përmënd grekët apo helenët në rrethimin e Trojës, por flet për një numur fisesh pellazge. Duke patur parasysh përmëndjet e shpeshta të këtyre pellazgëve parahelenë nga autorët e lashtë grekë, duket i çuditshëm fakti që shumë historianë të sotëm ose e injorojnë ekzistencën e tyre, ose i futin në një thes me grekët. Dijetarët e lashtë nuk binin në gabime të tilla”. (1). Mathieu Aref citon: “Legjenda e dekualionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu, sI me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen. Eponim i stregjyshit të grekëve. De Zhubainvil e thotë me forcë: “Ndëfutja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca semito-egjyptiane (helene), historia e së ciles fillon me përmbytjen e Dekualionit”. (2). ...Reflektojmë në një pasqyrim të ri, me qëllim qëtë përcaktoj më mirë këtë anë të errët apo tinëzisht të errësuar të këtyre periudhave parahelene dhe përpiqen të deskriptojë atë që ka qënë ndërfutur, manipuluar, fshehur, shpërfillur apo hequr me dashje ndër shkrimet më antike, madje edhe në ato më të vonshmet. Ja çfarë thotë Maxime Colignon (Manuali i arkollogjisë greke): “Grekët duket se kanë marrë përsipër të errësojnë të gjithë historinë e zanafillave të tyre artistike orjentale, të cilën e kanë fshehur me shumë kujdes. Per t’i besuar, ata kanë shpikur gjithçka. Disa autorë antikë (ndër të cilët Tukididi) a nuk e kane fshehur zanafillën semito-egjyptiane, per t’i dhënë Greqis stërgjyshër parahelenë (jo grekë) prestigjiozë, të përshkruar në veçanti në poememat epike,në mënyrë absolute asgjë nuk provon se ata kanë qënë grekë? ... kjo ngatërresë dhe kjo turbullir e errët me paraqitjen e zanafillës greke, është mbushur me kontradita, manipulime, ndërfutje, përfshire kurthe në tekstesh antike. Tani ne veprat e Arefit u japin pellazgëve vendin e merituar dhe të rivendosen disa të vërteta që ishin të paditura apo të fshehura. (3). Samnito-egjyptianët (grekë), përvehtësuan figurat dhe qytetërimin pellazg, përpara ardhjes së tyre. Eugjen Pitard në itin 1916 pohonte: “...Shqipëria i përmbys dokumentat më të rëndësishme arkeollogjike dhe antropollogjike për sa i takon zanafillave të popullsive të lashta të Gadishullit Ballkanik; popullsi, të cilat në agimin e historisë i shohim të figurojnë nën emrin pellazgo-ilirë. Ne përjetojmë të kaluarën e lavdishme, duke u ngjitur nëpër qytetërimet që kanë paraprirë qytetërimin grek, ndër të cilët qytetërimin e mbi quajtur Mikenian. Sa për pellazgët, ata kanë lënë rrënoja megalike ndërtime të mbiquajtura ciklopike apo pellazge, të dallueshme deri në ditët tona. Mure gjigande me blloqe guri të stërmëdha, këto gjënden në pellgun mesdhetar (Greqi, Azin e Vogël, Egje, Itali, Palestine...) ku jetonin Pellazgët dhe Tursanët (Tirrenët apo Etruskët). Këto etni pellazge janë në zanafillën e të gjithë monumenteve para helene të Greqisë së Lashtë. Ndër më të famshme janë Akropoli me murin rrethues Pelargikoni i Athinës, është një shembull i qartë i Pellazgëve. (4). Si mundet të fshihet një popull mijra vjeçarë si pellazgët dhe me një qytetërim të përsosur? U referohemi historianëve të thonë fjalën e tyre. Edwin Jacques thotë: “...Kjo është popullsia ballkanase, e quajtur pellazge nga Homeri, Hesiodi, Herododi, dhe 160 historianë, gjeografë dhe poetë grekë e latinë. Arkeollogët demostrojnë se shtresimet e Kohës së Bronxit në Maliq e vënde të tjera dhe ato të Kohës së Bakrit, duke vërtetuar vazhdimësinë e të njëjtës popullsi. Sanskrishtja, e formuar mbi bazën e gjuhës pellazge, si zendishtja, greqishtja dhe latinishtja, i ka dhënë rregullat gramatikore dhe morfollogjine më të përsosur dhe më klasike nga të tri gjuhët e tjera kanë qënë të tri gjuhët të shkruar dhe të ngritura në shkallën e gjuhëve liturgjike: Zendishtja për mazdaizmin, greqishtja për kishën e lindjes dhe latinishtja për kishën katolike. Për formimin e të tria gjuhëve, konstatojmë se i është dashur pellazgjishtes të paktën njëmijë vjet evolim për t’u bërë sanskrishte nga 3000 në 2000 vjet, greqishtja nga 1700 në 700 dhe latinishtja nga 1200 në 200 vjet p. K. (5). Van Vindekens, prof. në universitetin e Luvenit, në Belgjikë, ka shkruar rreth një gjuhe të lashtë indoevropiane, të cilën e quan pellazge. ... Verejti se toponimet pellazge gjënden të përhapura nga Azia e Vogël deri në Itali (E. J. f. 47). Për të zbuluar rrënjët e qytetërimit shqiptar duhet të kthejmë vështrimin drejt Mikenës si kryeqendër pellazge. Straboni cilëson “qytet binjak” të Mikenës me portin e Argosit. Ndërsa tri prej tyre përmënden si “më të dashurat” e perëndeshës pellazge dhe mbretëreshës së qiellit. Heres (Junos) “Argosi, Sparta dhe Mikena e madhërishme”. Kjo trevë Pellazge ishte qendra e qytetërimit. Më vonë midis Argosit e Mikenës adhuruesit e saj ndërtuan tempullin e famshëm të JUNOS. (6). Polibi, vë në dukje se Finiqi ishte qyteti më i pasur, më i fuqishëm dhe më i fortifikuar i Epirit. Ne shekullin e III p.e.s. ky qytet shërbente si kryeqendër e Lidhjes Epirote. Herodoti i indetifikoi spartanët si pellazgë ishin zotër të Peloponezit dhe “ishin të parët në “Greqi”. Ata janë njerëzit më trima, Pellazgo-spartanët i dhane fitoren Greqise më 479 p.e.s. në luftën kundra persëve me mbretin e tyre Pausania. (7). (Të nderuar lexues, gjiko sa të ulët dhe shpifesa e intrigante janë grekërit, kur kërkojnë një përmbytje të madhe që mos të ketë lënë asnje gjurmë pas pellazgët). Quhet qytetërimi minoik ai që është zhvilluar në Kretë gjatë periudhës ndërmjet 3500 – 1200 p. k., u lidh edhe me qytetërimin mikenas ndihmoi në lulëzimin e Ballkanit dhe të gjithë Europës në atë kohë. Gjatë periudhave te viteve 1600 – 1250 p. k. Shënohet me emrin: qyteterimi kreto – miken. Në fakt në këtë kohë ishte një popull i pastër pellazg. (8). Gjuha pellazge, me mijeëjeçarë te kaluar, vijonte gjithënjë të ishte gjuha e vatrës, që shërbente si lidhëse ndërmjet lindorëve e perëndimorëve për t’iu kujtuar se përbënin po atë popull me emra të ndryshëm: pellazgë,argë, arbën, albanë etj. Dhe ka qënë kjo cilësi e nje populli unik që fliste kudo të njëjtën gjuhë, e cila i lejoi Kostandinit I të bënte, pa asnje shqetësim, shpërnguljen e kryeqytetit nga Roma në Kostandinopojë; kjo ndodhi sepse populli i Greqisë dhe i Azisë së Vogël ka qënë i njëjtë me atë të Italisë, sepse kishin të njëjtën origjinë të përbashkët, sepse adhuronin të njëjtat hyjni dhe mbitë gjitha, flisnin po atë gjuhe. (9). Maks Zotaj shkruan: “Mjaft është diskutuar rreth Herododit i mbiquajtur edhe “Babai i historisë”, i cili gjithhtu për saktësitë trashanike që ka bërë e quajnë edhe “babai i gënjeshtrës”. Historiani E. Giboni gjatë kohës që pregatiste “Shkëlqimin dhe rënien e Perandorisë Romake” ankohej se: “Paragjykimi, injoranca dhe budallallëku i shumë historianëve të lashtë” të cilët ishin të detyruar t’i përdorte si burim informacioni”. Në vitin 1774 në Leipzik Hans Erick Tuman, botoi librin e tij “Kërkime në historinë e Popujve të Europës Lindore”. Në parathënien e këtij libri, duke përmendur direkt shqiptarët, ai theksonte: “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për europianët e perëndimit , përsa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa shqiptarët. E megjithatë ata janë popuj kryesorë, të lashtë dhe të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte. Historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historin e vjetër dhe të re të Europës. (këtë zbrazëti po mbush Pof. Dr, Arefi). (10). Prof. Dr. Robert Ageli thotë: “Për të thënë të vërtetën, Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht HELLAS për gjithë botën vetëm shume vite më vonë, kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830 të erës sonë. Më pare, dhe sidomos gjatë Perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur as hellas as Graecia, as Perandoria Greke, ose Helenike, po gjithmone Perandoria Bizantine. Për çdo njeri që i sheh gjërat pa anësi, nuk ka asnjë hije dyshimi, se të gjithë popullsitë bizantine kanë qënë trashëgimtare të atyre, që kanë jetuar në këtë vend qysh prej lashtësisë më të madhe deri në epokën bizantine, domethënë pellazge dhe armene, arabe,egjyptiane të krishterë dhe myslimanë jetuar në këtë vend) (11). Feja e pellazgeve ka qënë natyralizmi, d.m.th. hyjnizimi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizike, i forcave shkatërrimtare i fuqive të mbinatyrshme. Ata janë krijuesit e kësaj mitollogjie të habitshme dhe të mrekullueshme që e morën grekët, etrusket dhe romakët ose latinet. Besonin në qenie të ndryshme nga njerëzit dhe eprorë ndaj tyre, të quajtura hyjni e hyjnesha këto ushtronin mbi njerëzit si drejtpërdrejt në ndikim favorizues ose dëmtues dhe ogurmirë ose ogurkeq, që praktik rituale ose ceremoniale te kultit i kishin si rol lavdërimi ose pengimi. Kulti i pellazgeve, është trashëguar brez pas brezi të grekët, etruskët dhe romakët, të trija palët pasardhëse flisnin po atë gjuhë pellazgjishten ose shqipen. Në shkallën e parë të hyjnive pellazge vinin ZEUSIN, të cilin latinet e quanin JUPITER. Për termollogjin e termit ZEUS të lashtë e cilësonin hyjninë bubulluese perëndia e gjëmimit, nga pellazgjishtja ZEUS = zë-ës gjëmues. Për termin latin: JUPITER, po ashtu jepet nga gjuha e pellazgëve: tirenëve ose etruskeve: Jupiteri do të thotë ati ynë: ju(ni) piter, ashtu si Junon shënohet nga ju(na)nan: nana jone.(12). Robert d’Angely shkruan: “Për të thënë të vërtetën. Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht HELLAS për gjithë botën vetëm shumë vonë, kur u krijua si mbretëri e pamvarur me 1830 të erës sonë. Më parë, dhe sidomos gjatë Perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajrur hellas, as graecia, as Perandoria Greke ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine dhe perandori bizantin kurrë nuk është cilësuar si greke ose Ellas. Pra vetëm në mënyrë abuzive grekët sot që në krye deri në fund të veprave të tyre e quajnë perandorine greke perandorin grek dhe popullsinë bizantine si helene. (Kështu që grekëve është hapur punë e madhe duke shkruar në të gjithë litaraturën deri në vitin 1830 emrat: Greqi, helene, hellas etj., duke shkërmoqur zanafillën e tyre. Shënimi im). ( (13). Mbas 1700 vjetëve të quajtur “Përmbytje të madhe”, greku demostroi urrejtjen kundra pellazgo shqiptareve edhe në vitin 1997 për ta kthyer Shqipërinë në nivelin zero duke nxjerrë çekun e bardhë. Prof Bytyçi thotë: “Bashkëpunimi antishqiptar serbo-grek ka marrë përmasa te jashtëzakonshme për gjatë luftës në Kosovë. Para luftës në Kosovë, Greqia u angazhua me të gjitha forcat dhe arriti ta shkermoqe shtetin e ri demokratik të shqiptarëve. Ajo ia doli që me andartët e saj ta djegë dhe ta shkrumojë gjithë Shqipërin e Jugut, që të shkatërrojë e djegë jo vetëm bashkitë dhe komisarjatet e policisë, por edhe kadastrat, muzetë, shkollat shqipe, objektet historike, zyrat e gjëndjes civile, bibliotekat etj., me qëllim që ate ta restauronte Janullatosi dhe pas restaurimit të vihej nënshkrimi i “të ndriturit Kryepeshkop”. (14). Kisha në Greqi ka imponuar principin e sanksionuar në kushtetutën e këtij vendi se “Çdo ortodokës është grek dhe cdo grek është ortodokës”. Feja mbizotëruese në Greqi është feja e kishës ortodokse greke. Greqia i ka dhënë legjitimitet ndërhyrjes së saj në inponimin e besimit fetar brenda dhe jashtë teritorit te saj. (Bytyçi f. 202) (15). Është e turpëshme qe proseletizmi në Greqi njihet si krim vetëm nëse ortodoksi grek kthehet në një fe tjetër. Ndërsa, krejt ndryshe ndodh me emigrantet shqiptarë në Greqi, mbi të cilët përdoret dhuna fetare. Në shtetin grek sot sundon Ligji nr. 1363 i vitit 1938, i kohës së diktaturës së Metaksait, që ndëshkon krimin e kovertimit fetar. Nëse në greqi nderron fenë ortodokse, duke u kthyer në fe tjetër, menjherë burgosesh, sepse vepron ligji nr. 1363. Greqia është shteti i grekëve të krishterë. (16). Të njohim grekët. Aresi (Marsi) Perëndi greke. Aresi është perëndia e urryer e luftës dhe shkatërrimit. (Deçarmi f. 199) është fjala per nje perëndi barbare e ardhur në Greqi nga fise barbare veriore. Për grekërit lufta dhe shkatërrimi, çmenduria dhe kotësia e njerëzve, që i çon në zhukje reciproke pa patur ndonje shkak të vërtetë, përbën një realitet. Vetite e Aresit janë: kotësia dhe çmenduria. Në luftëra kurrë nuk tregon qartë me kë është: herë shkon me njërin herë shkon me tjetrin, duke mos njohur miq dhe armiq d.m.th. “duke qënë i pa besë”, siç thotë për të Homeri (Iliada E, 381- 887). Përfundimisht, mund të thuhet se ai përfaqeson atë që mentaliteti grek dëshiron të jet. (17) Po sjellim dy ngjarje që kanë hangur shumë koka njerëzish dhe shkatërrim; Viti 146 p. K. “...nën drejtimin e krerëve energjik të lidhjes Akease ose Etole. Por kundërvënia dhe lufta e armatosr të këtyre dy lidhjeve, për të cilat të dyja palët thirrën në dihmë të huajt, përfunduan duke i dhënë Greqisë goditjen vdekjeprurëse. Më 146 p. k. Ajo u be provincë romake me emrin Akaia. Si pasoje e shkatërrimit total nga forcat romake gjetën shpëtim dhe srehim në Aleksandri të Egjyptit dhe në Smirnë (Izmir, të sotem të Turqisë). Prej këndej vazhduan zhvillimin e kulturës grekët. (R. Angeli, f. 187). Rasti i dytë u përsërit pas 2090, që vazhdoi katër vjet rrjesht 1945-1949, një luftë civile e tmerrshme duke vrarë,therë, përdhunar dhe ata që mundën të shpëtonin u larguan për në shtetet fqinjë. Anglia për të ruajtur pozitat e saja në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore, umbështet te forcat e djathta për kundra forcave të majta komuniste. Në një rivalitet të ashpër midis tyre. Më 1 qershor 1944 Britanikët dhe Rusët kanë rënë dakord që në Rumani rusët lejohen të marrin nisjativën, ndërsa në greqi britanikët. Me 26-12-1944 në Athinë u mblodh konferenca politike anglo-greke nën kryesinë e zv/mbretit, kryepeshkopit Dhemaskinos, morrën pjesë Uiston Çurçill, Papandreu etj. Më 12 -2-1945 u nënshkrua në VA.R.K.I.Z.A. për çarmatimin e ushtrise së E.A.M-it (komuniste)dhe asaj Kombëtare (zerviste), të grumbulluar në fshatin Kacika në jug të Janinës. Armët i dorëzoheshin ushtrisë angleze, e cila do të mbante rendin e qetësin. Historiani grekë Apostolos Valalopullos shkruan: “Gjermanët, pasi studiuan rivalitetin midis grekëve dhe panë me kujdes situatën psikollogjike të tyre, pasionet dhe ambicjet e personaliteteve greke, zbatuan të pa vdekshmen “Dividi et impera” (përça dhe sundo). Populli grek u përça. Grekët vranë njëri tjetrin në çastin kur fitorja dukej në horizont ... kush e ka fajin, ku u vra një e shtata e popullsisë greke. Për këta një milion të vrarë e të vdekur grekë. (18). (A nuk pasqyrohet këtu vetitë e Perëndise së Aresit “kotësia dhe çmenduria)”.(Ky rivalitet ndërmjet dy partive që vazhdoi nga 2 shkurt 1945 deri në gusht të vitit 1949 është për të shpartalluar partinë komuniste greke të E.A.M-it. Shën. im). Është fatkeqësi që Akademija e Shkencave bazohet në atë që thonë “ajtullahët” dhe nuk guxojnë të përdorin emërtimin Pellazg. Referenca 1. Edwin Jcques “Shqiptarët”, bot. 1995, f. 65. 2. Mathieu Aref “Shqipëria, bot. 2007, f. 22. 3. Mathieu Aref “Mikena = Pellazgë”, bot. 2008, f. 337. 4. Mathieu Aref “Shqipëria, bot. 2007, f. 18. 5. Robert d’Angeli “Enigma” bot. 1998, f. 68. 6. Edwin Jacques “Shqiptare”, bot. 1995, f. 69; (7) f. 54. 8. Robert d’Angeli “Enigma”, bot. 1998, f. 91; (9) f. 145; (11) f. 182; (12) f. 150-151. 10. Maks Zotaj gazeta “Illyria”, 6-2-2006, f. 26. 14. Enver Bytyçi “Shqiptarët,sërbet dhe grekët”, bot. 2005, f. 102; (15) 202. 16. Sherif Delvina “Epirin”, bot. 1999, f. 236; (18 ) 52. 17. Aristidh Kola “Gjuha e Perëçndive” bot. 2002, f. 239. Rasim Bebo Addison Çikago gusht 2013
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 21:24:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015