Përsekutimi i Katolikëve në administratën shtetërore Nga - TopicsExpress



          

Përsekutimi i Katolikëve në administratën shtetërore Nga Agron Prebibaj Është fatale e anti–njerëzore kur një shtresë apo komunitet e ndien veten të pambrojtur (pa ombrellë) por është krejt e vërtetë në shekullin e 21–të, ku komuniteti Katolik është i kërcënuar në ç’do moment në punën e tij, sidomos në administratën shtetërore. Janë të mbrojtur minoritetet me ligje e Konventa Ndërkombëtare, janë të mbrojtur Romët nga të Drejtat e Njeriut, janë të mbrojtur Ortodokësit nga liderët e së majtës, janë të mbrojtur Myslimanët nga Sali Berisha, kurse katolikët akoma thirren formalisht dhe përzëhen kur duan shtetarët. Ky dreç nacionalizmi fetar e krahinor në Shqipërinë tonë u dashka vetëm për muslimanët shtetarë e për Ortodoksit e shtresat e tjera kurse për ata që kanë bërë historinë e kombit e qëndruar në shekuj, qënka i panevojshëm. E vërtetë se diktatori Hoxha, luftën e filloi në veçanti me klerin katolik dhe katolikët duke mos lënë asnjë hapësirë për të qeverisur në struktura të larta por edhe në kohën e Berishës së parë e të dytë katolikët u përdorën vetëm si fasadë e u flakën në mënyrë të turpshme, duke u zëvendësuar me mediokër me qëllim që komuniteti katolik të përfaqësohej sa më keq. U flakën nga Berisha personalitete të mëdhaja të katoliçizmit si: Zef Brozi, Pjetër Arbnori, Preç Zogaj, Sandër Lleshi, Nikolin Kurti, Jozefina Topalli, etj, për të cilët mund të flasësh pa kursim për forcë intelektuale e politike. Jo vetëm kaq, por intelektualët duke parë shembujt e këqinj ndaj këtyre personaliteteve, zgjodhën distancimin, heshtjen e punën pasi misioni i tyre dukej i pamundur në kohë moderne. Megjithëse shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë me çfarë të krenohen tjetër veçse me personalitete katolike, sot e gjejnë veten të izoluar e të braktisur në çdo moment pa kurrfarë çadre. Për një moment duket nga dikush si ngacmim fetar pasi në Shqipëri paskemi harmoni, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk ka barazi kur të tjerët përfitojnë gjithnjë në kurriz të atyre që shekuj më parë luftuan, shkruan e lexuan më shumë se të tjerët për kombin. Edhe katolikët janë pjesë e kombit në të mira e në të këqija por dallojnë si pjesë esenciale e kombit për kë shikon e dëgjon, nuk ka patur, as nuk ka katolik të shkolluar harbut, hajdut, maskara e sylesh përkundrazi mjaft të interesuar, përkushtuar e korrekt në punën e tyre. Nuk ka katolik të pa shkolluar i cili nuk e respekton besimin e pronën e tjetrit një mesazh ky i besimit në Zot dhe garanci e së ardhmes për familjen e shëndoshë kristiane e shqiptare. Kjo cilësi e vyer për ç’do shoqëri të qytetëruar duket se këtu merret për dobësi ose nuk kanë ç’të bëjnë, por kurrësesi nuk duhet nënvlerësuar ata e gjeneza e tyre e cila parapriu në shekuj, ç’ka do të thotë se kombi nuk do të jetë në shpinën e katolikëve përjetësisht pasi përfitimet e abuzimet i marrin të tjerët, por gjithsesi historia pasurohet akoma nga vitaliteti, intelegjenca e produktiviteti i krishterëve. Nuk dua të zgjatem në kulturën e qytetarisë Shkodrane e kollosëve të saj në shekuj pa të cilën Shqiptaria do të ishte mjaft e varfër, nuk do të zgjatem as në qëndresën e inteligjencën Mirditore, as në urtinë e maturinë Pukiane, as në zgjuarsinë e mendje kthjelltësinë e M. Madhe e Dukagjinasve e pasuruar nga Lezhianët e Kurbinasit por do veçoj provincën e vogël të Tropojës, Nikaj-Mërturin. Po i referohem Nikaj-Mërturit si zona më e vogël katolike në Shqipëri e cila sot ofron e vetme të gjitha potencialet njerëzore, intelektuale të të gjitha fushave madje për të drejtuar një shtet më të madh e më të përgjegjshëm se Shqipëria. Ku janë të përfaqësuar këta Nikaj-Mërturësit, apo rrethet e tjera të krishtera më të mëdhaja? Nuk paragjykoj Z. Rama - kryeministër se qysh do ta vlerësojë komunitetin e ç’njerëzuar për afro 100 vjet por se raprezaljet e kërcënimet kanë filluar ndaj tyre, ç’ ka do të thotë se zëri duhet ngritur pa frikë e me guxim por me fakte. Katolikët nuk mund të mbeten të vetëm ushtarë të kombit, pasi ara janë Shqipëria është e përbashkët, e të vjelat i merr djallëzia e hipokrizia shqiptare. Mjafton të shikosh ish të burgosurit politikë nga sistemi komunist se çfarë diskriminimi për dëmshpërblim ju ka bërë regjimi “ demokrat ” i S. Berishës, duke i lënë pas dore pa kurrëfare mëshire sikur të ishin të botës së “ tretë ”, duke i gënjyer me ndonjë vend pune roje apo me dekorata të vdekurish kurse paratë merri maskarenjtë. A iku koha e maskarenjëve apo jo? Jezu Krishti: “ Mos i fal o Zot, se din çfarë bëjnë ”. Jezusi në fakt tha të kundërtën e mesazhit tim, por desha të them se këta të shkolluar në kohë moderne dinë çfarë bëjnë e nuk ka përse të tolerohen. Pa përmendur diskriminim katolik të E. Hoxhës e Sali Berishës po sjell shembuj, shpresoj të jenë rrëshqitëtës për Edi Ramën: Në vitin 2008 në një gazetë Italiane lexova një artikull antinjerëzor ngjarja e cila kishte ndodhur në vendin tim, Maliç të Korçës… Aty të burgosurit punonin për të tharë kënetën e Maliçit, por ata me pak gjak që kishin gjatë punës i hanin shushujzat- njëri nga të burgosurit Marku nga Shkodra i rekomandoi të burgosurit kur dilnin në mëngjes të merrnin pak sapun me vete (pasi edhe sapuni ishte me pikatore) për të lyer trupin e kështu shushujzat nuk do qëndronin në trupin e njeriut. Pas disa ditësh komandanti i Policisë së burgut i shikon se të burgosurit se nuk po i hante më shushujza, ndaj dhe mori provat përse po ndodh kjo. Sigurisht se presionet mbi të burgosurit njëri spiunoi për përdorimin e sapunit dhe masa u mor menjëherë. Në çdo mëngjes në dalje të burgosurve për në punë kontrolloheshin për sapun duke jua hequr atë nga xhepi. Pra shteti bëhet aleat me shushujzën kundër njeriut. Jo pa qëllim jam interesuar së bashku me një grup intelektualësh katolikë në disa qendra pune të rëndësishme shtetërore për të patur siguri për sondazhin. Po referoj Burgun e Vaçarrit ku kemi testuar 15 persona polic e të burgosur duke rezultuar se komisar Lush Bushgjokaj, (ish i burgosur politik) vlerësohej maksimalisht mirë në punën e tij 17- 18 vjeçare, kurse gardianja Danjola Ndrepepaj (kapterrë) vlerësohej si gjermane (korrekte) në punë, paçka se unë e njihja si të llastuar në jetën civile. Uroj të mos jenë të kërcënuar në punën e tyre në shërbim të qytetarëve me të drejta të kufizuara. Ajo çfarë më ka shqetësuar është rasti i “Pishtarit të Demokracisë” doktorit Mhill Gecaj, Drejtori i Shëndetit Publik dhe më pas i Higjienës së Tiranes për 8 vite, një personalitet i shkëlqyer i lëvizjes studentore “90, themelues i PD-së, drejtues i demokracisë kristiane, i përkushtuar në punë e korrekt, hidhet në rrugë sikur të ishte koha e talibanëve të Ilir Metës në mesjetë. E përmenda Ilir Metën jo pa qëllim, “një bektashi” i cili nuk përfaqëson as Naimin e Madh, as Baba Tomorrin, as Konicën, as Baba Reshatin por është një hundëlesh tipiko islamiko-komunist i prirur për pushtet e për të vjedhur në kurriz të kryeministrit së pari e pastaj në kurriz të shqiptarëve. Ai sot (Meta) është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri e nëse zoti Rama nuk e shikon me kujdes humnera është pranë. E sigurtë se katolikët rezistojnë akoma, iku koha e budallejve, historia vazhdon, ajo është e katolikëve. Përse Z. Ndoka e Frroku të mos bëhen Çadra e katoliçizmit Është momenti të zgjohen me vendosmëri në mbrojtje të komunitetit katolik Z. Ndoka dhe Z. Frroku deputet të demokracisë kristiane. Duhet vepruar së bashku në unison e pa frikë për të frenuar katovicën ndaj katolikëve e cila është prezente me kërcënim në rritje. Eksperienca e z. Ndoka tashmë senator parlamentar (në 12 deputetet më të vjetër) e vitaliteti i z. Frroku bëjnë të mundur ombrellën e demokristianizmit shqiptar. Së pari duhet mbrojtur me forcë katolikët të cilët punojnë në administratën shtetërore e pastaj përfaqësimi i tyre sa më i madh gjithnjë porpocional. Është koha të ngrenë zërin edhe deputet e qytetarisë katolike majtas e djathtas pasi kështu mbrohet e drejta minimale e komunitetit që bëri historinë disa shekullore shqiptare. Nuk mjafton punësimi i dy zonjave të nderuara Ministre Znj. Kadheli e znj. Nikolla duke vazhduar largimin e katolikëve nga puna e mos emrime të tjera. Nuk kemi qytetarë katolik të arsimuar të pa zotin e të paaftë për punën përjashto intrigantin Zef Bushati i cili në çdo moment është i dëmshëm. Zgjohuni pa frikë, nuk ka fondamentalizëm këtu, përkundrazi drejtësi, katovica duhet frenuar.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 09:04:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015