Qeveria e Maqedonisë ka arritur marrëveshje me Serbinë dhe - TopicsExpress



          

Qeveria e Maqedonisë ka arritur marrëveshje me Serbinë dhe Bullgarinë për të realizuar seanca të përbashkëta qeveritare për të nxitur impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Pas seancës së përbashkët mes qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë e cila është rezultat i marrëveshjes midis dy kryeministrave Gruevski dhe Daçiq, të dielën në qytetin kufitar bullgar Qustendil do të mbahet seancë e radhës e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj bullgare. Ministrat shqiptare në Qeverinë Greuvski për arsyje objektive nuk udhëtuan në Beograd për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive. Ndërsa çuditë fakti se edhe në takimin e ardhshmë në Bullgari nuk është paraparë asnjë ministër shqiptar të marrë pjesë në seancën e parë të përbashkët qeveritare. Sipas informacioneve, pritet që në takim nga ana e Maqedonisë krahas kryeministrit Nikolla Gruevski, të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Dimovski. Siç mëson agjencia e lajmeve INA, partia shqiptare në pushtet është duke bërë presion që sa më shpejtë të jetë e mundur të caktohen terminet për të mbajtur seanca të përbashkëta qeveritare edhe me Kosovës dhe Shqipërinë. Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se, nisma të këtilla të përbashkëta për seanca të përbashkëta qeveritare Maqedonia ka dërguar edhe deri te autoritetet Shqipëri dhe Kosovë, për të cilat, siç theksojnë nga Qeveria, ka reagime pozitive, por akoma nuk ka termin të dakorduar. Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ky është një hap pozitiv në kontributin e përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vazhdimin e praktikës pozitive të mbajtjes së takimeve me udhëheqësit e shteteve fqinje dhe seanca të përbashkëta qeveritare, siç ishte seanca me Qeverinë serbe.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 16:34:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015