Qeveria në ikje po plaçkit pasuritë e fundit kombëtare që - TopicsExpress



          

Qeveria në ikje po plaçkit pasuritë e fundit kombëtare që kanë mbetur. Ajo po u jep me qira sekserëve të saj me çmime qesharake, uzinat, godinat shtetërore, objektet e Ushtrisë, spitalet etj. Pas grabitjes së Qendrës së Traumës pranë Spitalit Ushtarak dhe përvetësimit të parqeve dhe të zonave në mbrojtje, qeveria Sali Berisha po u turret uzinave dhe objekteve të tjera shtetërore. Kështu, qeveria ka vendosur të japë me qira edhe ish-uzinën e pilave në Gramsh me një sipërfaqe 5921 m2. Kjo uzinë do të jepet me qira për 20 vjet me një çmim qesharak. Pak ditë paradorëzimit të pushtetit, Berisha ponxitohet për të tjetërsuar dhe përvetësuar të gjitha asetet publike. “Në mbështetje të VKM nr. 529, datë 08. 6. 2011 «Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore» i ndryshuar, VKB nr. 18 date 25.04.2013 “Për miratimin e dhënies me qira te objektit”Objekti i ri” ndodhur ne “Ish –uzina e pilave, në pronësi të Bashkisë Gramsh, si dhe të ligjit nr. 8652 date 31.07.2000” Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore”, neni 32,germa“e” njoftojmë: 1. Fillimin e procedurave për dhënien me qira, me anë të konkurrimit, të objektit”Objekti iri” i ndodhur ne “ish-uzina e pilave” në pronësi të Bashkisë, me sipërfaqe të përgjithshme 5921 m2, të ndarë si më poshtë: Sipërfaqe totale ndërtimi -2440 m2. Sipërfaqe trualli funksional-3481 m2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. Sipas njoftimit, uzina do të përdore përaktivitete ekonomike. “Qëllimi i përdorimit të këtij objekti së bashku me truallin funksional do të jetë, zhvillimi i aktiviteteve ekonomike. Çmimi dysheme për fillimin e konkurrimit është 313 620 (treqind e trembëdhjete mijëe gjashtëqind e njëzetë ) lekë/muaj, e përllogaritur sipas VKM nr. 529, datë 08.6.2011 Kreu II. Afati i dhënies me qira të këtijobjekti është 20 (njëzetë) vjet”
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 21:04:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015