RASTI IM PËRBËN NJË SKANDAL TË VËRTETË - TopicsExpress



          

RASTI IM PËRBËN NJË SKANDAL TË VËRTETË POLITIK Bisedë me intelektualin GAZMEND KAPLLANI BISEDOI ABDURAHIM ASHIKU, qershor 2003 Personalisht Gazmend Kapllanin e kam njohur më 29 mars të vitit 1998, kur në një mbledhje të shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Athinë u vendos të krijohej një Komitet për Koordinimin e Emigrantëve Shqiptarë, mbledhje në të cilën Ai u zgjodh njëzëri drejtues i këtij Komiteti. Si student Ai ishte bërë i njohur për mbrojtjen aktive që u bënte publikisht emigrantëve dhe për qëndrim në krye të situatave. Fatkeqësisht, siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom në organizimet e mërgatës shqiptare, nuk kaloj asnjë javë dhe ndaj tij filloi një luftë e paprinciptë brrylash që çoi në vdekjen e Komitetit dhe në një pjellëshmëri marramendëse shoqatash fantazma. Asokohe unë e ndjeva për detyrë që t’i qëndroj krah… Sot, kur ndaj tij janë ngritur e rrokullisen shkrepat e zinj të rracizmit e të ksenofobisë, kur filizat e rinj të së ardhmes demokratike shqiptare kërkojnë t’i shkulin sapo lëshojnë rrënjët e para, nisur edhe nga një përvojë jetësore imja, e ndjeva për detyrë t’i vihem përsëri në krah… Për mua, njerëz si Gazmend Kapllani, janë e ardhmja e politikës demokratike shqiptare. Me njerëz të tillë në drejtim të shtetit e të shoqërisë shqiptare e ardhmja evropiane e Shqipërisë është në themele të sigurta. E quaj për nder që Gazmend Kapllani më dha mundësinë e bisedës, në një moment tepër delikat për të dhe për tërë emigracionin shqiptar në Greqi dhe më gjërë. 1.Në vizionin optik ikanak shqiptar Gazmend Kapllani përfytyrohet si një i ri që kapton male me një çantë me pak bukë e shumë libra. A mund ta zgjeroni paksa këtë vizion ? Imazhi që jepni ju është pak a shumë epiko-heroik. E vërteta është që un kam kaluar kufirin para më shumë se 12 vjetëve duke mos patur asnjë çantë buke me vehte por vetëm një metodë për mësimin e anglishtes... Ajo që kisha me shumicë është e përbashkët me të gjithë Shqiptarët e tjerë: ne kishim me vehte barrën e padurueshme të jetimit dhe t hiçit. Dinim që po iknim nga një atdhe i cili ishte kthyer në një burg të tmerrshëm por nuk dinim se ku po shkonim, nuk dinim se çfarë na priste, ndoshta nuk dinim edhe se çfarë këkonim. Shkonim drejt një bote e cila ishte shndërruar për ne pak a shumë në një planet tjetër. Mendonim se po të kaloje kufirin të gjitha problemet tona do zgjidheshin. Më vjen keq që letrat shqipe nuk janë marrë shumë me këtë moment eksodi të Shqiptarëve drejt Perëndimit sepse ësht një nga momentet më të dhembshme të Shqiptarëve... Nejse që të kthehemi tek pyetja juaj, një nga mijëra Shqiptarët që kalonin kufirin në fillim të vitit 1991 isha edhe unë. Dhe kuptova që në ditët e para që bota ku kishim shkuar nuk ishte bota “ëngjλllore” që kishim kujtuar se do gjenim. Se edhe kjo bota këtu, bota e lirisë, kur bëhet fjalë për të skamurit siç ishim ne përdor pa teklif shkopin e gomës, arrogancën policore dhe autobuzin e policisë për të të kthyer andej nga ke ardhur. Mbaj mend që kam qëndruar në një stadium të kthyer në kamp refugjatësh në Filiat për një javë, në kushte të tmerrshme, pa bukë dhe pa ujë. Autoritetet vendosën të aplikonin metodën: “trajtoji sa më keq që të kthehen andej nga erdhën”. Mbaj mend që kisha shumë kërshëri të shihja një librari “perëndimore”. Dhe vërtet në Filiat kishte një librari të vogël por që mua më dukej diçka e jashtëzakonshme sepse kishte mjaft libra në gjuhë të huaj. Isha duke parë librarinë bashkë me një shok kur ndjeva një dorë të më mbërthejë në zverk, një zë tλ ulërijë dhe unë të tërhiqem zvarrë. Ishte një polic që më nxirrte me dhunë nga libraria duke më çuar tek autobuzi i policisë. Ata që ishin brenda në librari u llahtarisën nga kjo pamje. Atë natë policët vendosën që mos të linin më askënd të lëvizte i lirë në qytet. Me sa më mësova më vonë vendosën të kthenin pas gjithë refugjatët Shqiptarë. Unë jam “arratisur” nga ky kamp fal ndihmës së disa kineastëve grekë. Një kineast grek, Lefteris Haronitis, kishte ardhur në kamp që të filmonte ardhjen e Shqiptarëve. I duhej dikush që të fliste anglisht dhe t’a ndihmonte në komunikimin me disa prej emigrantëve që gjendeshin në kamp. U gjeta unë dhe ndërsa operatori xhironte filluam të bisedonim me Lefteri Haronitin për gjëra të ndryshme. Lefteri ishte i dëshpëruar tek shihte pamjet e emigrantëve. „A e di që unë kam besuar dikur tek idealet e atdheut tuaj?“ – më pyeti. „Shih rezultatin“ – ju përgjegja unë. Duke parë pamjen e emigrantëve Lefteri kishte pamjen e një njeriu që kishte pësuar disfatën më të madhe të jetës së tij. „E pabesueshme, e pabesueshme. Por çfarë bëtë 50 vjet? Punuat vetëm për të shkatërruar vehten tuaj?’ – më pyeti. Nuk kisha çfarë t‘i përgjigjesha dhe ngrita shpatullat. Pas pak Lefteri më propozon të më marrë me vehte në Athinë, të më mbajë në shtëpinë e tij deri sa të gjej punë, deri sa të rregullohem. Por policët nuk linin askënd të dilte prej kampit sepse kishin urdhër të rreptë t’i kthenin pas të gjithë Shqiptarët. Kështu që me të vërtetë jam arratisur nga një prej bashkëpunëtorëve të Lefterit i cili i tha policisë që do më merrte të shkoja tek minibusi i xhirimit t’a ndihmoja që të merrte diçka. Kështu u futa në minibus dhe më mbuluan me një batanije derisa të kalonim postoblloqet e policisë rreth kampit…. Kjo ishte një far soj arratisja e dytë: e para ishte ajo nga ushtarët Shqiptarë të cilët ishin ende me kallashnikovë. E dyta ishte nga policët grekë. Këtu kuptova se lamë kufinjë të vjetër por „kufinjλ“ të rinj ngrihen para nesh. Për kufinjtë e rinj ne ishim të padëshiruar dhe të përçmuar…. Kështu pak a shumë filloi jeta ime « greke ». Qëndrova 3 muaj në shtëpinë e Lefterit, mësova me shumë zell greqishten ndërkohë, për të mbijetuar, fillova të bëja të gjitha punët: ndërtim, larje pjatash, pastrim pallatesh, hamall në një fabrikë plastike etj. Një ditë prej ditësh më lindi dëshira të hyja në Universitet. Falë Perëndisë u gjenëλn njerëz që më ndihmuan dhe kështu në Shtator të vitit 1991 hyra në fakultetin e filozofisë. I lashë punët e rënda sepse nuk ishte e mundur të studjoja dhe fillova të punoj në një kioskë…. Kjo pak a shumë është historia ime personale dhe “praktike”. 2. Cili është bagazhi intelektual i Gazmend Kapllanit? Hezitoj pak ndaj këtyre koncepteve, siç janλ bagazhi intelektual etj. Unë siç thashë kam mbaruar fakultetin e filozofisë në Universitetin e Athinës dhe tani jam duke mbaruar doktoraturën në Unversitetin e Pandios. Megjithatë, atë që ju quani bagazh intelektual nuk matet edhe aq me vitet që ka kaluar kush në bankat e Universitetit. Eshtë diçka që përftohet me kohë, duke u rrahur me realitetin. Shumicat e librave që kam lexuar nuk kanë të bëjnë aspak me Fakultetet që kam mbaruar. Për më shumë, idetë e mia janë mbruajtur shumë më shumë prej “rrugës” do thosha, prej eksperiencave të mia personale, prej regjimit totalitar që përjetova në Shqipëri dhe prej situatës së degdisurit që përjetoj në Greqi. Prandaj edhe në ato që shkruaj koncepte si kujtesa, kufijtë, racizmi, dhuna e mekanizmave represivë por edhe përpjekja e njeriut për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij zënë një vend të konsiderueshëm. 3 Para disa vitesh Ju kam bërë një fotografi në krye të një demonstrimi masiv antiracist.Çfar penelatash do t’i shtonit sot portretit të njohur të racizmit këtu? Racizmi është një fenomen i njohur. Vetë grekët e kanë provuar mbi vetvehten sepse janë një popull që ka provuar momente të dhembshme dhe emigrime të mëdha. si një aksident Unë mendoj se shoqëria greke, pavarësisht nga kontradiktat dhe fobitë po fillon pak nga pak të mësohet me fenomenin e emigracionit. Problem i madh janë institucionet. Ato e konsiderojnë emigracionin si aksident historik. Prandaj në Greqi sot ndodh një prej fenomeneve më skandaloze në të gjithë Europën: në Greqi nuk ekzistojnë emigrantë të pa ligjshëm dhe të ligjshëm por emigrantë të paligjshëm dhe gjysëm të ligjshëm. Kjo bëhet që emigrantët mos të ndjehen kurrë të sigurtë, që të kalojnë me lehtësi nga gjendja e emigrantit të ligjshëm tek ai i paligjshëm, që të përdoren si të duan punëdhënësit e tyre dhe policia. Që t’a themi me pak fjalë që të jenë qytetarë të dorës së katërt, pa të drejta dhe pa të ardhme. Mos të jenë subjekte por objekte. Për sa i përket racizmit popullor do thosha se ai pasqyrohet në britmat e prindërve të cilët bëhen xhindë kur shohin një nxënës shqiptar që del më i miri i shkollës dhe duhet të mbajë flamurin grek. Dikur racizmi në Greqi, si gjithkund në Ballkan, shprehej nëpërmjet asimilimit të dhunshëm, ndërsa sot shprehet nëpërmjet përjashtimit të dhunshëm. Racizmi sot nuk do që Shqiptari të ndjehet e barabartë me grekun, do të ruaj stereotipin e emigrantit i cili është i destinuar të luaj rolin e skllavit dhe jo atë të qytetarit. Kjo përbën sot sfidën më të madhe për shoqërinë greke dhe emigrantët. 4. Gazmend Kapllani; filozof, poet, publicist, një intelektual i ri shqiptar me formim të gjithanshëm befas u ndodh në syrin e ciklonit të zi: Si dhe pse ? Kjo është një pyetje shumë e gjatë. Siç ndoshta e keni mësuar një mëngjez lajmërohem prej Zyrës së Emigracionit që Leja ime e Qëndrimit nuk ripërtërihet sepse policia greke më konsideron si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Greqisë. Sipas kësaj unë duhet të largohesha nga Greqia madje me një damkë kaq të rëndë. Gjendja bëhej akoma më problematike sepse policia refuzonte të jepte çdo lloj shpjegimi dhe ende refuzon të japë çdo lloj shpjegimi. Kështu unë u gjenda befas në një botë kafkiane. Kulmi arriti kur u arrestova vetëm katër ditë pas një takimi që pata me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Rendit. U dërgova në burgun e të huajve. Tashmë është gjithçka e qartë pse u bë kjo. Arrestimi u bë ditën e Shtunë dhe unë isha në atë moment i paligjshëm dhe u bë me qëllim që të më përzënë nga Greqia shpejt e shpejt duke më futur në listën e personave të rrezikshëm. Pra ata që sajuan persekutimin ndaj meje mendonin se kështu do mbyllnin çështjen. Pas ndërhyrjeve shumë dinamike nga gazeta TA NEA dhe nga Universiteti i Pandios u lashë i lirë ndërsa „eprorët“ e justifikuan arrestimin duke thënë se unë nuk kisha paguar një gjobë në vitin 1997! Komentin bëjeni vetë... E kam të vështirë të shpjegoj armiqësinë primitive që personi im u ngjall disa segmenteve të mekanizmave represivë në Greqi. Ndoshta nëpërmjet meje duan t’i japin një mesazh të gjithë emigrantëve Shqiptarë që ata do të tolerohen në Greqi vetëm në se pranojnë të bëhen qytetarë të dorës së katërt? Nga ana tjetër rasti im tregon se në mekanizmat represivë në Greqi mbijetojnë doza shqetësuese të një nacionalizmi ballkanik që të kujton shekullin e XIX-të. Problemi është se ky mentalitet tolerohet. Pa dyshim që veprimtaria ime, ato që kam shkruajtur dhe ato që kam thënë kanë ngacmuar disa segmente brenda mekanizmave represivë. Por kur në një vend institucionet fillojnë dhe bezdisen apo friken prej fjalës, atëherë duhet bërë shumë zhurmë sepse gjërat kanë mbërritur në një pikë shumë të rrezikshme dhe kritike. Nga ana tjetër rasti im përbën një sfidë për demokracinë greke. Metoda të tilla të kujtojnë regjimet diktatoriale prandaj edhe reagimi i shoqërisë greke pro meje qe i menjëhershëm. Në personin tim shoqëria greke mbronte principet demokratike për të cilat ka luftuar shumë që t’i fitojë dhe t’i konsolidojë. Reagimi i shoqërisë greke pro meje më dha rastin të zbuloj edhe një herë, « Greqinë tjetër », e cila është edhe Greqia ime, Greqinë e demokracisë dhe të bashkë-ekzistencës dhe jo atë të ksenofobisë primitive dhe të totalitarizmit nacionalist. Eshtë për t’u çuditur që në nj kohë q shoqëria greke ecën përpara, që emigrantët ecin përpara, segmentet të caktuara brenda mekanizmave represivë kthehen shekuj pas. Prandaj edhe konflikti nuk është mes meje dhe shoqërisë greke por mes shoqërisë greke dhe këtyre segmenteve të cilat përbëjnë rrezik serioz për demokracinë në Greqi. Unë i bezdis këto segmente sepse nuk i korrespondoj stereotipit që ata duan të mbizotërojë për emigrantët Shqiptarë, sepse nuk i korrespondoj stereotipit të tyre nacionalist. Unë jam Shqiptar dhe jam shumë krenar për këtë por në të njëjtën kohë ndjehem anëtar i shoqërisë Greke dhe dua me pasion të mirën e Greqisë ashtu siç dua me pasion edhe të mirën e Shqipλrisë. Këtë e bëj duke qëndruar larg nacionalizmave primitivë, madje shpesh duke u ndeshur me ta. Kjo besoj se i shqetëson pa masë segmentet nacionaliste. Unë besoj se rasti im përbën një skandal të vërtetë politik prandaj edhe jam i vendosur t’a promovoj çështjen – pavarësisht në se ajo zgjidhet – brenda dhe jashtë Greqisë, në mënyrë që të sensibilizojë opinionin për gjendjen e emigrantëve në Greqi. Kur këto gjëra ndodhin me mua që një far soji përbëj një person publik dhe të njohur në Greqi, çfarë ndodh vallë me emigrantët anonimë? Rrënqethem vetëm kur i bëj pyetjen vehtes... Mendoj se testi i vërtetë, banko prova për demokracinë greke janë emigrantët, është trajtimi i tyre, respektimi i të drejtave të tyre dhe intregrimi i tyre në shoqëri. Këtu do duket në se Greqia është bërë me të vërtetë një vend Europian apo është peng e segmenteve nacionaliste, ksenofobe të cilat jetojnë në një epokë tjetër. Edhe diçka tjetër dua të shtoj. Një prej arsyeve që nguroja t’a bëja publik rastin tim ishte edhe fakti se mos emigrantët friksoheshin, se mos fillonin dhe thonin « kur ia bëjnë Gazmend Kapllanit këtë, mendo çfarë mund të na bëjnë neve ». Por ndodhi e kundërta. Jam prekur shumë nga emigrantët që më telefononin ose më ndalonin në rrugë dhe më thoshin: „Gazi na ke pas. T’a bëjnë ty këtë sepse duan që ne të tjerët të ulim kokën, por ne nuk do t’a ulim kokën...“. Nga ana tjetër reagimi i shoqërisë greke pro meje duhet t’u japë rastin emigrantëve shqiptarë të kuptojnë se një pjesë e mirë e shoqërisë greke kërkon të bashkekzistojë me ta, është aleate e tyre. Prandaj edhe emigrantët Shqiptarë duhet të organizohen me mirë që të komunikojnë në mënyrë më efikase me shoqërinë greke. Duhet të kuptojmë se bashkë, emigrantë dhe grekë mund të krijojmë një shoqëri më njerëzore, me më pak racizëm, me më pak histeri nacionaliste. 5. Në takimin e Kryeministrit Nano me një grup të vogël intelektualësh në Greqi Gazmend Kapllani nuk foli, preferoi heshtjen, në një kohë kur heshtja është larg natyrës së tij. Keni ndonjë koment ? Besoj se nuk jam nga ata që kam nevojë të flas për të folur. Kuptova se s’kisha gjë për të thënë ose ishte e kotë të thoshe diηka në atë takim prandaj nuk fola. Në çdo rast, prej qeveritarëve tanë unë do kërkoja gjëra shumë minimale. E para : pashaporta për emigrantët dhe E dyta : të ndalet kjo torturë e pamasë nëpër radhat e ambasadës e konsulatave. Shqiptarët ndjehen të huaj edhe kur kanë të bëjnë me shtetin e tyre. Radhë në prefektuara, radhë në dogana, radhë në ambasadë, kudo radhë ofenduese, kudo bakshishe për gjëra minimale, kudo humbje e dinjitetit njerëzor. Unë kam arritur në konkluzionin se politikanët tanë, të cilët gufojnë prej « patriotizmës », nuk i duan emigrantët. Emigrantët për ta janë persona non grata. E para sepse emigrantët kanë përfutar, qoftë edhe në kushte minimale, një kulturë politike demokratike. E dyta sepse janë të pavarur nga ana ekonomike dhe politikanët tanë nuk i fusin dot në sistemin e tyre të korruptuar mafioz dhe klientalist. Prandaj ata do donin që emigrantët të qëndronin sa më larg Shqipërisë. Prandaj edhe emigrantët nuk duhet t’ua plotësojnë dëshirën. Emigrantët që gjenden në vendet fqinje, Greqi dhe Itali, duhet të jenë të pranishëm në Shqipëri, mund të bëhen lokomotivë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ata duhet të kuptojnë se janë një forcë e madhe. Këtu është përgjegjësia e vendeve Europiane: ato duhet të krijojnë kushtet që emigrantët Shqiptarë të ndjehen qytetarë të vendeve të tyre dhe jo t’i lënë në këtë gjendje gjysëm të paligjshëm siç ndodh në mënyrë skandaloze në Greqi. Emigratët duhet të kenë mundësinë të lëvizin me lehtësi maksimale sepse kështu mund të ndikojnë shumë pozitivisht në ekonominë dhe politikën Shqiptare. Kjo është në interesin e Shqipërisë por edhe të vetë Europës. Edhe diçka tjetër kërkoj prej qeveritarëve tanë: mos të na bëjnë të skuqemi. Sepse personalisht skuqem kur gazetarë apo politikanë grekë më thonë që qeveritarët tanë kalojnë tre çerekun e kohës së tyre në Greqi duke u zabrahinosur nëpër stritize dhe qendra dëfrimi popullake ku harxhojnë shuma marramendëse. Të bësh kaq qejf kur ke një popull kaq të varfër nuk është vetëm skandal, por edhe krim.. Abdurahim Ashiku,Athinë, qershor 2003
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 17:50:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015