Rama: Ngjela ia fut kot. Jam krenar për vajzat që do drejtojnë - TopicsExpress



          

Rama: Ngjela ia fut kot. Jam krenar për vajzat që do drejtojnë institucionet e rëndësishme Kryeministri Edi Rama, komentoi në emisionin “Opinion” kritikat që rezervoi ndaj tij Spartak Ngjela për emërimet e fundit. “Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim edhe kur realisht ia fut kot,” tha Rama. Kryeministri deklaroi se nuk është problem që nuk njihet drejtori i Doganave, pasi as në vendet perëndimore nuk i njeh kush. “Ministrit të Financave deri dje nuk ia hapnin telefonin as drejtori i Doganave dhe as ai i Tatimeve,” tha Ngjela. Duke komentuar akuzat për drejtoreshën e Tatimeve se ajo nuk ka marrë provimin e kontabilitetit dy herë, Rama tha: “Drejtoresha e Tatimeve ka studiuar në këtë fushë. Është marrë drejtpërdrejt me botën e sipërmarrjes. Ka punuar në sistemin bankar”. Duke komentuar fotot e saj në plazh, të publikuara nga gazeta RD, Rama tha: “Gazeta RD tregon se ku i ka mbetur ora. Pse duhet të nxjerrim dikë me ferexhe aty? Këto janë për botën e talibanëve, nuk janë për botën ku duam të integrohemi”. Rama tha se është krenar për vajzat që drejtojnë institucionet e rëndësishme. “Kemi vendosur vajza në krye të disa institucioneve të rëndësishme. Jam krenar që pjesa barbare e përqesh këtë. I kemi provuar ata me bark të madh, edhe ata me yndyrë në gojë,” tha Rama. Duke komentuar mospërfshirjen e të vjetërve në qeveri, Rama tha se parlamenti ka nevojë për ta. Rama tha se lënia e mandateve nga ministrat është një çështje teknike. Rama përsëriti se ekipi i ri është produkt i një kohe dhe një palë zgjedhjeve që kërkojnë një qasje të re në të gjitha aspektet. Rama u krenua që ka ndërtuar qeverinë me më shumë gra në historinë e Shqipërisë, por edhe rekord në rajon. “Do shkojmë përpara duke bërë edhe gabime,” pranoi Rama. Ai tha se Kodi i Etikës është marrë nga Britania e Madhe. Rama tha se do bëjnë shkurtime drastike në nivelin e parë të ministrive. Kryeministri theksoi se kjo qeveri do ketë më pak shpenzime, do jetë më praktike dhe më funksionale. “Publikut nuk i intereson sa ministra janë, por çfarë efektshmërie kanë ata dhe sa të nevojshme janë institucionet që krijohen nga kjo ndarje e ministrive,” tha Rama. Rama tha se nuk është i penduar që ka publikuar fotot nga kryeministria. Ai tha se shpenzimet që po bëhen për rikonstruksionin janë minimaliste. “Asnjë qindarkë nuk është e taksapaguesve. Nuk kanë vdekur në këtë vend njerëzit si Artan Lame që bëjnë një punë kaq të madhe,” tha Rama. Duke komentuar ligjin për nëpunësin civil, Rama tha se nuk është shkelur asnjë konsensus. Ajo tha se ka qenë vetë drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike që i ka thënë se ligji është i pazbatueshëm. Rama sërish premtoi se do të dërgohen në prokurori të gjitha rastet e korrupsionit. Rama tha se askush që është i aftë nuk do të lëvizë nga puna. Por ai shtoi se do të pastrohen të paaftët dhe ata që janë punësuar në mënyrë skandaloze. Rama tha se vetëm në një ministri shumë të rëndësishme janë shtuar 200 vende pune gjatë verës. “Ne do e pastrojmë shtetin nga korrupsioni dhe nga paaftësia,” tha Rama.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 22:20:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015