Rama kërkon të lajë duart, hedh topin tek LSI si - TopicsExpress



          

Rama kërkon të lajë duart, hedh topin tek LSI si hajdutë PrintE-mail Written by erind kuci Saturday, 03 August 2013 00:14 создать сайт I vetëdijshëm se do të ketë korrupsion në qeverinë e tij, Rama kërkon t’ua mbushë mendjen shqiptarëve se paratë do i vjedhë LSI-ja. Në një postim në Facebook, Kryeministri Berisha shprehet se piktori botoi sot (dje) në faqe të parë se ministrat socialistë kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë). “Të dashur miq, statusit tonë të djeshëm mbi ekipin e kleptokracisë, me në krye Piktorin ky i fundit iu përgjigj me një njoftim unik në faqen e parë të gazetës së tij ‘Shqip’. Kështu, për të hedhur poshtë faktet që u paraqiten në status për ministrat e kabinetit të tij ‘kleptokracia’, Piktori botoi sot në faqe të parë se ministrat socialistë kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë). Me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetëm me 20% të buxhetit, sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI. Kësaj i thonë mbrojtje. Këtij i thonë argument fund e krye kleptokratik”, shkruan Kryeministri Berisha në profilin e tij në Facebook. Megjithatë, edhe pse të “varfër” në dukje sa i takon menaxhimit të investimeve publike, ministrat e Ramës do të menaxhojnë sektorë me rëndësi për ekonominë, siç janë ekonomia, tregtia, energjetika dhe financat. Duket se më fatlumi do të jetë Damian Gjiknuri, i cili do të menaxhojë Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë, institucioni ky që kontrollon burimet natyrore, rrjedhimisht kontratat koncesionare dhe pronën shtetërore, e cila edhe pse me buxhet të vogël, i falet fatit të vlerës së licencave në disa miliardë dollarë. Ilir Beqaj për të cilin ishte surprizë vendosja si ministër i Shëndetësisë, dikaster i cili prokuron (blen) mesatarisht çdo vit nga 20-22 miliardë lekë barna. Shkëlqim Cani mori postin e kreut të Financave, i cili pritet të kontrollojë doganat edhe tatimet. Mimi Kodheli do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes buxheti i së cilës është rreth 20 miliardë lekë dhe me shumë prona. Arben Ahmetaj është personi i “bizneseve” në PS do të mbajë postin e Sipërmarrjes Private, por mbetet e paqartë se cilat do të jenë detyrat konkrete. Ndërsa LSI me pesë ministritë që ka në qeveri, bazuar mbi të dhënat e buxhetit të shtetit për vitin 2013, partia e Ilir Metës kontrollon rreth 78 për qind të investimeve publike. Nëse do të merrnim parasysh buxhetin e këtij viti, me vlerë 70 miliardë lekë, afro 47.4 miliardë lekë, ose 68 për qind e totalit do të kontrollohet nga Ministritë e Transportit, Infrastrukturës, Bujqësisë, Ujërave, Mjedisit, Drejtësisë dhe Integrimit. Në fakt, pesha kryesore e investimeve bie në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, e cila ka në varësi investimet në rrugë dhe do të drejtohet nga Edmond Haxhinasto. Ndërkohë ministria që do drejtohet nga Haxhinasto përfaqësues i LSI do të menaxhojë një buxhet me peshë, ku zakonisht prek gjysmë miliard dollarë në vit dhe ku 90 për qind e fondeve prokurohen. Post të rëndësishëm, jo vetëm për nga funksioni, por edhe nga menaxhimi i fondeve është ai i Drejtësisë, me 2.4 miliardë lekë investime (kryesisht, buxhet), por do të ketë edhe sektorë të tjerë dhe do të drejtohet nga Nasip Naço. Po ashtu, është edhe Ministria e Bujqësisë, me afro 3 miliardë lekë investime, e cila do të drejtohet nga Edmond Panariti. Pra, nga totali i investimeve publike, që do të menaxhohen nga ministritë, të ndara mes PS dhe LSI, forca politike e Ramës do të “kontrollojë” rreth 22 për qind të prokurimeve, kurse pjesa tjetër i “takon” Ilir Metës. Sa i takon buxhetit në tërësi, ministritë e PS-së zotërojnë rreth 60 për qind të fondit, në raport me totalin, kurse në raport me të gjithë buxhetin e institucioneve, zë një peshë prej gati 50 për qind. Nëse LSI ka marrë sakaq investimet publike, duket se ministrat e Ramës do t’i “gëzohen” faktit të influencës te punonjësit e administratës publike. PS do të ketë 14 ministri dhe së bashku me administratën e kryeministrit, kanë ndikim tek afro 74 mijë punonjës ose 88 për qind, në raport me LSI-në, kundrejt totalit, prej 87.7 mijë punonjësve që ka në total administrata.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 09:02:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015