Ramiz LUSHAJ 147 SHTETE TË BOTËS ME NACIONALITET KRYESOR MË - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ 147 SHTETE TË BOTËS ME NACIONALITET KRYESOR MË TË VOGËL SE KOSOVA 1. Kosova, në fundvitin 2007, numëron rreth 2.3 milionë banorë , ku 92.1 për qind janë Shqiptarë, 5.2 për qind janë Serbë dhe 2.7 për qind të nacionaliteteve të tjera. Nisur nga ky fakt, duke e krahasuar Kosovën me 192 shtetet antare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, del se 147 prej tyre e kanë nacionalitetin e tyre kryesor më të vogël. Kjo përben një nga elementët më të rëndsishëm për t’i dhënë Pavarësinë e munguar dhe të vonuar, pasi ky nacionalitet, shqiptarët etnikë, janë në tokën e tyre tash mijëra vjet, brenda kufinjëve politiko-administrativë të njohur nga vet ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, të paktën nga Lufta e Dytë Botërore e deri në fundin e Luftës së Ftohtë, e, nga Komuniteti Ndërkombëtar, të paktën nga Marrëveshja e Rambujesë e Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit më 1999 e deri më sot. 2. Nga të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë, që sot janë shtete të pavarura e antare në OKB, e kanë nacionalitetin e tyre kryesor më të vogël se Kosova. Kroacia ka 89.6 për qind të popullsisë të nacionalitetit Kroatë, 4,5 për qind Serbë dhe 5.9 për qind Boshnjakë,Hungarezë, Sllovenë,Çekë, Shqiptarë, Romë, etj. Sllovenia ka 83.1 për qind Sllovenë, 2 për qind Serbë, 1.8 për qind Kroatë dhe 13.1 për qind Boshnjakë, Shqiptarë, etj. Republika e Serbisë ka 82.9 për qind Serbë dhe 3.9 për qind Hungarezë dhe mbi 13 për qind Boshnjakë, Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Malazezë, etj. Maqedonia ka 64,02 për qind Maqedonasë, 25.2 për qind Shqiptarë, 3.9 për qind Turqë, 2.7 për qind Romë, 1.8 për qind Serbë dhe 2.2 për qind të nacionaliteteve të tjera. Bosnje-Hercegovina ka 48 për qind Boshnjakë, 37.1 për qind Serbë, 14.3 për qind Kroatë dhe 0.6 për qind të nacionaliteteve të tjera, në mes tyre edhe Shqiptarë. Mali i Zi ka 43 për qind Malazezë, 32 për qind Serbë, 8 për qind Boshnjakë, mbi 5 për qind Shqiptarë dhe rreth 12 për qind të nacionaliteteve të tjera. Nisur nga këto të dhëna, të publikuara më 2007 nga Libri i Fakteve të Botës i CIA-s, theksojmë se Kosova, ka edhe një tjetër arsye madhore, për t’i dhënë Pavarësinë, si edhe 6 ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, pasi e ka nacionalitetin e vet kryesorë,(Shqiptarët Etnikë) më të lartin. 3. E cilësojmë si fakt, se të 5 antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Republika e Francës, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse, e kanë grupin e tyre kryesor të popullsisë më të vogël se Kosova – Protektoriat Ndërkombëtar i OKB. Kina i ka 91.9 për qind kinezë Han dhe mbi 8.1 për qind Zhuang, Uygurë, Hui, Yi, Tibetianë, Mongolë, Koreanë,Miao, Mançu, etj. Franca, sipas disa burimeve të krahasueshme, i ka 90.4 për qind Francezë dhe 9.6 për qind të nacionaliteteve të tjera. Ndërsa në Departamentët e Përtej Detit i ka më së shumti të Zinj, të Bardhë, Mulatë, Indiano-lindorë,Kinezë, Amerikano-indianë, etj. Për shembull, në Polinezinë Franceze në Oqeani i ka 78 për qind Polenizianë, 12 për qind Kinezë e 10 për qind Francezë metropolitiane ë vendas. Mbretëria e Bashkuar, sipas burimit të lartpërmendur të CIA-s, i ka 92.1 për qind të Bardhë dhe 7,9 për qind të Zinj, të ardhur nga nga India, Pakistani,etj. Nga përcaktimi sipas racës, ndër të Bardhët, 83.6 për qind janë Anglezë, 8.6 për qind Skocezë, 4.9 për qind Uellsianë dhe 2.9 për qind Irlanezo-veriorë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si komb, përbëhen, sipas vet të dhënave të tyre, 81.7 për qind të Bardhë, 12 për qind të Zinj, 4.2 për qind aziatikë, 1 për qind Amerikano-indianë e Alaskianë dhe 0.2 për qind nga Haëvai e Ishujt e Paqësorit. Rusia i ka 79.8 për qind Rusë, 3.8 për qind Tatarë, 2 për qind Ukrainasë dhe 4.4 për qind të etnive të tjera, si Bashkirsë, Kuvashksë, Çeçenë, Armenë, etj. Ndërsa, po të krahasojmë Kosovën me antarët e përkohshëm të Këshillit të Sigurimit, del se afrohet vetëm me Italinë, që i ka mbi 90 për qind Italinë. Afrika e Jugut i ka 79 për qind Afrikanë të Zinj, 9.6 për qind të Bardhë. Afrikanët e saj janë të disa grupeve etnike. Panamaja i ka 70 për qind Amerikano-indianë e të Bardhë, 14 për qind Amerikano-indianë e Indianë-perëndimorë, 10 per qind të Bardhë. Belgjika i ka dy grupe kryesore: 58 për qind Flemingë e 31 për qind Ëallonë. Indonezia i ka 40.6 për qind Javanezë, 15 për qind Sundanezë, 15 për qind mudarezë, etj. Ndërsa, krahasuar me 5 vendet e tjera, antare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit, që e marrin mandatin e tyre 2 vjeçar më 1 janar 2008, del se Kosova nuk është larg Libisë e Kosta Rikës. Libia ka 97 për qind Berberë e Arabë dhe 3 për qind Grekë, Maltezë, Italianë, Egjyptianë, Pakistanezë, Turqë, Indianë e Tunizianë. Kosta Rika ka 94 për qind të Bardhë, (ku përfshihen edhe të përzierë me të tjerët). 3 për qind të Zinj,1 për qind Amerikano-Indianë, 1 për qind Kinezë, etj. Kroacia ka 89.6 për qind Kroatë. Vietnami ka 82.6 për qind Vietnamezë Kinh, 1.9 Tay, 1.7 Thai, 1.5 Moung, etj. Burkina Faso ka 40 për qind Mosi, 60 për qind Gurunsi, Senufo,Lobi, Bobo, Mande, Fulani. Pra, këto 15 vende antare të Këshillit të Sigurimit, teksa diskutojnë për Pavarësinë e Kosovës, kanë edhe një argument më shumë: faktin se nacionalitetin e saj kryesor e ka më të madh se 147 shtete antare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 4. Ndër të gjitha shtetet e Gadishullit të Ballkanit, Kosova – Protektoriat Ndërkombëtar i OKB, po të krahasohet për nga nacionaliteti i saj kryesor, vjen pas Greqisë – me 98 për qind Grekë, (sipas burimeve zyrtare të saj dhe të CIA-s, etj.), Shqipërisë – me 95 për qind Shqiptarë, 3 për qind Grekë e 2 për qind Vllehë, Romë, Serbë, Maqedonasë, Bullgarë, etj.,( sipas burimeve të CIA-s). Pas Kosovës renditën Turqia me 91 për qind Turqë, Kroacia me 89.9 për qind Kroatë, Rumania me 89.5 për qind Rumunë, Bullgaria me 63.9 për qind Bullgarë, si dhe Republika e Serbisë, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e Mali i Zi. Nuk duhet të harrojmë edhe faktin tjetër se për nga potenciali demografik në Ballkanin Perëndimor, Shqiptarët në Republikën e Shqipërisë, në Kosovën-Protektoriat Nderkombëtar i OKB, në Maqedoni e Malin e Zi, por edhe në Republikën e Serbisë (si në Luginën e Preshevës, etj) dhe në Slloveni, Kroaci e Bosnje-hercegovinë, sipas të dhënave, renditën të dytët, pas Serbëve. Prandaj, ky është një faktor që duhet vlerësuar teksa flitet për Statusin e Kosovës, për Pavarësinë e Mbikëqyrur të saj, sipas Planit Ahtisari e prononcimeve zyrtare të SHBA, Bashkimit Europian, NATO-s, etj. Kujtojmë edhe faktin se Shqiptarët e Kosovës, aktualisht, por edhe në vitin 2025 dhe 2050, janë populli me rritjen më të madhe të popullsisë në Europë, si edhe Turqit, Shqiptarët e Republikës së Shqipërisë dhe Shqiptarët në Trevat e tjera Etnike në Ballkan. 5. Në kontinentin e Europës, Kosovës – Protektoriat Ndërkombëtar i OKB, për nga nacionaliteti i saj kryesor, ia kalojnë, sipas të dhënavë: Irlanda me 98 për qind, Armenia më 97.9 për qind, Norvegjia 97.5 për qind, Portugalia me 97 për qind, Polonia me 96.7 për qind, Spanja me 96 për qind, Shqipëria me 95 për qind, Islanda me 94 për qind, Finlanda me 94,3 për qind, Greqia e Italia me 93 për qind, Hungaria me 92.3 për qind. Pas Kosovës vijnë Austria me 92 për qind, Gjermania me 91,9 për qind, etj. 6. Në kontinentin e Amerikës së Veriut, kanë etninë e tyre kryesore, më të madhe se Kosova, vetëm Haiti me 95 për qind e Kosta Rika me 94 për qind. Në kontinentin e Amerikës së Jugut vetëm Argjentina me 97 për qind Spanjollë e Italianë (të përzierë), Paraguaj me 95 për qind Amerikano-indianë e të Bardhë, knë etninë e tyre, (sipas përcaktimit të vet), më të lartë se Kosova. 7. Në kontinentin e Afrikës e kanë grupin e tyre etnik më të madh se Kosova, si Mozambiku me 99.66 për qind Afrikanë (Makhuëa, Tsonga,Lomëe, Sena, etj.), Lesoto me 99.7 për qind Lesotianë, Maroku me 99.1 për qind Arab-Berber, Algjeria me 99 për qind Arabo-Berber, Gambia me 99 për qind Afrikanë ( Mandika 42 për qind, Fula 18 për qind, Ëolof 16 për qind, Jola 10 për qind, etj.), Guinea-Bisao me 99 për qind Afrikanë ( Balanta 30 për qind, Fula 20 për qind, Manjaka 14 për qind, etj.), Tanzania me 99 për qind Afrikanë ( me mbi 130 tribu), Zambia me 98.7 për qind Afrikanë, Egjypti me 98 për qind Egjyptianë, Zimbabve me 98 për qind Afrikanë ( Shona 82 për qind, Ndebele 14 për qind, etj.), Libia me 97 për qind Berber e Arabë, Liberia me 95 për qind Afrikanë ( Kpelle, Basa, Gio, Kru,Grebo,Mano, Krahn,Gola, etj.). 8. Në kontinentin e Azisë e kanë etninë e tyre më të lartë se Kosova disa shtete si Japonia me 98.5 për qind Japonezë, Jordania me 98 për qind Arabë, Bangladeshi me 98 për qind Bangladi, Koreja e Veriut me 97 për qind Koreano-Veriorë, Koreja e Jugut me 95.6 për qind Koreano-Jugorë, Libani me 95 për qind Arabë, Mongolia me 94.9 për qind Mongolë. 9.. Në kontinentin e Australisë dhe të Oqeanisë ka disa shtete me etni më të lartë se Kosova, si Kiribati me 98.8 për qind Mikronezianë, Vanuatu me 98.7 për qind Vanuatianë, Tuvalu me 96 për qind Polenizianë, Ishujt Solomon me 94.5 për qind Melanzianë, Samoa me 92.6 për qind Samoanë. Përafërsisht me Kosovën është edhe Australia me 92 për qind të Bardhë , 7 për qind Azianë dhe 1 për qind etni të tjera. 10. Merita historike më e madhe e Kosovës është se ka mbijetuar në Trojet e Veta Etnike tash mijëra vjet, para se të vinin pushtimet Romake, para se të lindnin Krishti e Muhameti, para se të vinin Sllavët e Jugut në Ballkan. Kosova ka pas shtetin e vet, Mbretërinë Dardane, rreth 3 mijë vjet më parë dhe vetëm 3 shekuj ka njohur pushtime territoriale të saj nga Sllavët e Jugut. Kosova, pamvarësisht se ka zhvilluar luftra të përgjakshme për mbrojtjen e tokës së vet nga pushtuesit koloniziatorë sllavë, pamvarësisht se ka pasë spastrim etnikë të popullsisë saj nga Sllavët nga 1878 deri me 1999, pamvarësisht se për shumë arsye si niveli i jetësës e sëmundje të ndryshme ka pasë me mijëra të vdekur, prapë se prapë ka mundur të mbijetojë në tokën e vet, duke mbetur nacionaliteti kryesor. Fakti se Kosova e ka nacionalitetin e saj kryesor më të lartë se 147 shtete të OKB dhe në të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë së viteve ’90, përbën një nga elementët më të rëndësishëm për t’ia dhënë Pavarësinë, sepse një popull etnik që mbijeton edhe përparon, një popull etnik që ka mbijetuar mijëra vjet në tokën e vet do të dijnë si të fitojnë edhe Lirinë e Paqen, Pavarësinë e Ardhmërinë. Me një etni kaq të lartë ndër shtetet e botës, Kosova as nuk vetlavdrohet e as nuk trimërohet, sepse kockën e ka të ngulur në tokën e vet dhe Lirinë e ka në gjakun e vet. Shqiptarët e Kosovës ngaqë janë popull kaq vital ndër kohëra të historisë, kanë dhe miq të mëdhenj në këtë Rend të Ri Botëror në të gjitha kontinentet e në të gjitha organizmat e fuqishme ndërkombëtare të Botës. Tiranë, 20 dhjetor 2007
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 20:36:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015