Ramiz LUSHAJ 261 VETO NE KESHILLIN E SIGURIMIT PER 61 VJET: PO - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ 261 VETO NE KESHILLIN E SIGURIMIT PER 61 VJET: PO KOSOVA? 1. Artikulli 27 i Kartes se Kombeve te Bashkuara e sanksionoi perdorimin e Vetos nga 5 antaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit: Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut, Republika e Frances, RP e Kines (qe zevendesoi qe me 1971- 1972 Taivanin) dhe Federata Ruse. Motivimi kryesor nisej nga fakti se, BRSS (Bashkimi Sovjetik) ishte nje nga fitimtaret e Koalicionit Antifashist te Luftes se Dyte Boterore dhe perfaqesuesi i vetem i sistemit komunist. Nderkohe, te kater antaret e tjere, i perkisnin sistemit kapitalist. Percaktimi i Vetos behej edhe per dy arsye: Per te pasqyruar realitetin historik,gjeopolitik e ideologjik te asaj kohe dhe per hir te unitetit, raporteve e kompromiseve ne OKB-ne e porsa themeluar nga 51 shtetet antare nga te gjitha kontinentet e botes. Veto, ne Keshillin e Sigurimit, u perdor per here te pare nga BRSS, nga Molotovi, me 16 shkurt 1946 per “Ceshtjen Siriano-Libaneze”. Në propagandendiplomatike e mediatike te kohes, per ironi te faktit, fatit e fatalitetit, u cilesua si “Mr. Veto”. Ne atmosferen e perflakur te “Luftes se Ftohte”, kur pervijohej rendshem (c) ndarja e zonave te influences mes dy kampeve ideologjike te kohes , dhe, vecanerisht me “Renien e Perdes se Hekurt” dhe “Ngritjen e Murit te Berklinit”, ne vitet 1946-1966, BRSS (Federata Ruse e sotme) e perdori ne maksimumin e mundshem veton e saj: 107 here, nderkohe qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, superfuqia me e madhe e botes, nuk e praktoi ne asnje rast. Franca e ushtroi kete te drejte vetem 5 here: me 26 korrik 1946 per “Ceshtjen Spanjolle”, me 25 gusht 1947 per “Ceshtjen Indoneziane” dhe, me 30 tetor 1956, dy here brenda dite, per konfliktin ne Lindjen e Mesme, ndersa Mbreteria e Bashkuar vetem 3 here: me 30 tetor 1956, dy here brenda dite, per konfliktin ne Lindjen e Mesme dhe me 13 shtator 1963 per “Situaten ne Rodezine e Jugut (Zimbabve)”, kurse Taivani ( sot, ne vend te tij, RP e Kines) vetem 1 here: me 13 dhjetor 1955 per mos aplikimin e Mongolise per t’u antaresuar ne OKB. “Mr. Veto” ishte ajo qe e ndezi me shume “Luften e Ftohte” ne mes kampit kapitalist e atij socialist, biles me teper se Strategjia e “Luftes se Yjeve”,dhe, per me tej, ne disa raste, ka ndodhur qe te tensionojne situaten boterore me shume se ndonje konflikt ose lufte lokale apo rajonale ne Azi, Afrike ose ne Ameriken Latine. Kjo i dha ndikimet e veta ne dualitetin e rivalitetin ne Keshillin e Sigurimit ne mes te dy superfuqive me te medha te botes. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nisen “kunder-ofensiven” ne Keshillin e Sigurimit, aqsa nga 17 marsi 1970 deri me 31 maj 1990, per 20 vjet, e aplikoi 69 here “ Veto-n”. Natyrisht edhe Mbreteria e Bashkuar u kunderpergjigj ne vazhdimesi: per rreth 20 vjet, nga 17 marsi 1970 deri me 23 dhjetor 1989, e perdori 29 here “Veton” e saj. Ne kete perballje sfidante me ane te “Mr.Vetos”,vecanerisht me pranine edhe te nje shteti tjeter te madh socialist, te RP te Kines, ceshtja shkoi deri ne krijimin edhe te “koalicioneve” te “Veto-s”, si 12 here nga Franca+Mbreteria e Bashkuar+SHBA ne vitet nga 1974 deri me 1981, me 1986 dhe me 1989 apo 9 here nga SHBA+Mbreteria e Bashkuar ne vitet 1970, 1973,1982 dhe me 1985 deri me 1989. Ne te gjithe historine e KS, nga viti 1946 deri me 2007, Veto eshte perdorur 261 here nga antaret e perhershem te tij: (BRSS)- Federata Ruse 123 here, SHBA 82 here, Mbreteria e Bashkuar 32 here, Republika e Frances 18 here dhe (Taivani)-Republika e Kines 6 here. Per here te fundit vetoja u ngrit ne Keshillin e Sigurimit, me 12 janar 2007, nga Federata Ruse dhe RP e Kines per shtetin e Myanmarit ne Azine Juglindore. Kjo do te thote se ende, pamvaresisht se jemi ne nje Rend te Ri Boteror, pa “Perde te Hekurt” e “Mur te Berlinit”, po vazhdon perseri “Lufta e Ftohte” me ane te “Mr. Vetos” ne Keshillin e Sigu- rimit, duke u perdorur ne menyre te hekurt e krijuar muret e veta ne problematiken e shtruar per zgjidhje ne OKB. Cka, nje tjeter tregues barometrik i kesaj i kesaj situate,i ketij realiteti ne Keshillin e Sigurimit ,do te jete edhe qendrimi ndaj Kosoves lidhur me statusin e saj. Reforma ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, pamvaresisht se duhet te jete teresore ne te gjitha strukturat, nga forumet drejtuese deri tek agjensite e saj, eshte koha qe te nisin nga vet perdorimi i “Mr. Vetos” (si fakt, fat e fatalitet per 6 dekada) duke e kufizuar, menjanuar apo, ndoshta, edhe “eleminuar”, si procedure e praktike , (keq)perdorimin e saj te metejshem. Nuk mund te reformohet Keshilli i Sigurimit pa “prurje” te reja, pa u shtuar rradhet e tij me antare te perhershem. Kjo per disa arsye: E para, kur nisi veprimtarine e tij me 1946 Keshilli i Sigurimit, ne rradhet e OKB-se ishin 55 shtete antare dhe ne vitin 2006 numerohen 162 shtete, duke u trefishuar numri i tyre, nderkohe qe per 61 vite numri i antareve te perhershem mbeti i pandryshuar: 5 dhe vetem 5. E dyta, numri i antareve te perkohshem, me mandat dyvjecar, erdhi duke u rritur nga 6 antare ne vitin 1946 ne 11 antare ne vitin 1966, ndersa antare te perhershem mbeten ata qe ishin: 5 dhe vetem 5. E treta, peseshja: SHBA, Mbreteria e Bashkuar, Franca, Federata Ruse dhe Kina, ne kete Milenium te ri, nuk e perfaqesojne plotesisht as fuqine reale te globit dhe as gjeopolitiken bashkekohore te botes, pa qene te pakten 10 antare, nder te cilet Gjermania e Japonia, India e Brazili, Kanadaja apo Australia, Italia apo Afrika e Jugut,ndonje shtet nga “Tigrat e Azise” apo Vendet Arabe, etj. E katerta, duke qendruar e palevizshme “Peseshja” me antare te perhershem ne Keshillin e Sigurimit ka lindur nevoja qe ne arenen e diplomacise e politikes boterore te krijohen organizma nivel larte si Grupi i Kontaktit (G-8),etj. Ne rast se ne Keshillin e Sigurimit do te praktikohet “Mr. Veto” molotoviane per Pavaresine e Mbikeqyrur te Kosoves atehere reformimi i vet OKB-se do te rikerkohet masivisht e me intensitet, qe te behet ne menyre te menjehershme, cka do t’i rijapin shansin Kosoves per nje votim tjeter per te fituar te drejten e vet legjitime per te qene e pavarur e sovrane, ne zemer te Europes dhe e perfaqesuar me te drejta te plota ne kete institucion nderkombetar te botes. 2. Per pa dashur te hyjme ne interpretime juridike te “ Institucionit te Vetos” theksojme, nga ana historike, se eshte perdorur qe ne periudhen e hershme latine, ne Papatin e Romes, por edhe ne disa shtete, para shekullit te kaluar, si ne SHBA, Austri, Poloni, Zvicer, etj.Mirepo, ceshtja shtrohet lidhur me (keq)perdorimin e “Mr. Vetos” ne Keshillin e Sigurimit, kendveshtruar ne kete spektrim tematik e problematik: Ne historikun e Keshillit te Sigurimit numerohen 13 vite te mos perdorimit te “Mr. Vetos” per arsye te ndryshme, si ne 7 vite te Epokes se Luftes se Ftohte (me 1951, 1953, 1959, 1965, 1967, 1969 dhe 1978) dhe ne 6 vite te kesaj epoke te Rendit te Ri Boteror (me 1991-1992, 1996,1998, 2000 dhe 2005). Kjo tregon se problematikat e botes, pavaresisht nga dimensionet, tensionet e reaksionet, mund te zgjidhen edhe pa mekanizmin e “Vetos” se antareve te Keshillit te Sigurimit. Vihet re nje dukuri e tille: “ Mr. Veto” eshte rralluar pas viteve ’90, aqsa ne periudhen 1990-2007 eshte perdorur vetem 22 here, nderkohe qe vetem ne vitet 1946-1947 u perdore 25 here nga BRSS ne Keshillin e Sigurimit. Kjo tregon njeren ane te shumekendeshit te saj: Aqsa nuk eshte pare e arsyeshme dhe nuk eshte ndjere e nevojshme perdorimi i saj, cka ia vlen te diskutohet nese duhet praktikuar apo jo ne vitet e dekadat ne vazhdim. “Mr. Veto” i ka sjelle pasoja edhe vet OKB-se, pasi e ka lene, vecanerisht ne dekadat e para, pa nje frymemarrje zgjeruese ma antare te rinj si Italine,Japonine, Spanjen, qe sot jane kontribuese te medha me fonde ne kete organizem nderkombetar, Austrine, Finlanden, Irlanden, Portugaline, Republiken e Korese, Jordanine, Kuvajtin, Mongoline,Vietnamin, Libine, Cejlonin, Nepalin, Laosin, Kamboxhian, Cejlonin,etj. Shume nga keto shtete u antaresuan vetem ne vitin 1955, njeherazi me Shqiperine, si Italia, Spanja, Irlanda,Austria, Portugalia,Jordania, Nepali e Laosi, ndersa Japonia me 1957…e deri tek Republika e Korese me 1991. Sot, disa nga keto shtete jane antare te Grupit te Kontaktit, te Bashkimit Europian, ne NATO,etj.Keto vonesa, si rrjedhoje e “Mr. Vetos” kane pase ndikimet e tyre negative ne proceset e ndryshme boterore. Ne fakt, me 24 mars 1999, me ndermarrjen e Luftes se Natos ne Kosove nga NATO, u anashkalua apo menjanua Keshilli i Sigurimit nga rreziku e rrisku i perdorimit te “Mr. Vetos”, cka u dha nje “leksion” nderkombetar ne kete rast lidhur me proceduren e praktikat e vetos. Ana tjeter e kesaj medaljeje eshte fakti se kjo lufte ne Kosove tregoi se sa shme ka ndryshuar Bota ne fund te Mijevjecarit te Dyte dhe sa mbrapa ka mbetur OKB ne fillimet e Mijevjecarit te Trete. Ne rast te perdorimit te “Mr. Vetos” molotoviane ne 2007 per Pavaresine e Mbikeqyrur te Kosoves, sipas Paketes se Ahtisarit, atehere, ne baze te bisedimeve te hapura ose te mbyllura, do te kemi perseri nje tjeter “leksion”: nje anashkalim “te bute” te perdorimit te kesaj vetoje, nepermjet menjanimit te saj si dhe nje sfide nderkombetare, pasi shume shtete, biles edhe te fuqishme, do ta njohin , hap pas hapi, Kosoven si shtetin me te ri te Botes dhe me nje ecje me te sforcuar e ne menyre te pashmangshme do te pranohet edhe si antare e Kombeve te Bashkuara. “Mr.Veto” duke u (keq)perdorur nga antare te perhershem te Keshillit te Sigurimit i ka lene Botes mjaft probleme te pazgjidhura ose jane kryer me vonesa te medha si per disa ceshtje ne Lindjen e Mesme, ne mes Indise e Pakistanit per Kashmirin, per Kongon, Rodezine e Jugut (Zimbabve),Afriken e Jugut, Namibine,ne Vendet e Indokines, Bosnje-Hercegovine, etj. Vetem per probleme ne Lindjen e Mesme, duke nisur nga konflikti Siri-Liban ne vitin 1946, me Kanalin e Suezit, konfliktet ne Qipro, Egjypt, Izrael,Jordani, Siri, Palestine, Irak, Liban, etj. eshte perdorur mbi 60 here “Veto”, qe i takon me shume se nje e katerta e te gjitha vetove te aplikuara ne Keshillin e Sigurimit. “Veto”, sado e rendesishme qe eshte dhe sado rendesi te marrin apo t’i japim, jo ne cdo rast e ne cdo kohe eshte rrugezgjidhja me e mire, perkundrazi, mund te kthehet ne “vetproblem” per kohen e te tjeret. Biles ne te tilla raste jo te pakta ka arritur te formesohet opinioni jo i pabazuar dhe jo krejtesisht i pa vertete, qe OKB eshte “institucioni me burokratik i botes”, sepse i hedh hapat ngadale, si ne rastin e Kosoves, qe iu deshen 8 vjet per ta cuar Kosoven, nga Protektoriat Nderkombetar i Saj, (1999) ne diskutimin e votimin ne Keshillin e Sigurimit per dhenien e Pavaresise se Mbikeqyrur (2007). Biles, tani ka ardhur koha qe te mos diskutohen me tej “Standartet para Statusit” per Kosoven, por vet OKB-se t’i kerkohen “Standarte te reja “ te Statusit te Saj. Nuk duhet lene pa permendur edhe vet problematika e “Mr. Vetos” ne Keshillin e Sigurimit, qe shpesh here eshte shoqeruar me koncesione diplomatike,politike,ekonomike e territoriale te ose pa publikuara boterisht, per apo nga pese antaret e perhershem te tij apo, ne ndonje rast, ne kete “valle” jane klikuar edhe ata me mandate te perkohshem.Nuk perjashtohet mundesia, qe dicka e tille, e perafert, te ndodhim edhe me rastin e tanishem te Kosoves. Gjithesesi eshte e pajustifi -kueshme, qe ne ndonje rast apo per ndonje “cep” apo rajon gjeopolitik te Botes, nga frika e fuqise te “Mr. Vetos” apo nga (mos)veprimi i saj kane zgjatur kriza te medha e konflikte te pergjakshme si ne Azi apo Afrike, ne Ameriken Latine e Karaibet, biles edhe ne Europe, si ne rastin e Bosnje-Hercegovines etj. Duket sikur Keshilli i Sigurimit, sado i rendesishem dhe i fuqishem, i perjeton dy “frika” ne veprimtarine e vet: prodhimin e bombes atomike,sic po shohim tani me Republiken Islamike te Iranit e me Korene e Veriut komuniste, si dhe perdorimin e “Mr. Vetos”, per rastin e Kosoves apo ndonje problem tjeter ne proces ose te pritshem. 3. Ceshtja e Kosoves, e shtruar per zgjidhje ne Keshillin e Sigurimit, per dhenien e Statusit te Pavaresise se Mbikeqyrur, me shume se me kete vend te vogel ne Europen Juglindore, ka te bejne me vet autoritetin e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Kjo per faktin se, ne rast se ndaj saj, “Mr. Veto”, do te kete force per t’u ngritur e peshe per te mohuar, atehere kjo do te jete vet pergje- gjesia historike e OKB-se, qe, nje Protektoriat Nderkombetar te Saj per rreth nje dekade (1999-2007) nuk mundi ta ngrejne, te pakten, ne lartesine e merituar te nje Pavaresie te Mbikeqyrur, sic po e kerkojne mjaft organizma nderkombetare e shtete te botes, si dhe vet i Derguari i Posacem i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se per Kosoven , Presidenti Ahtisari. Gjithesesi, Ceshtja e Statusit te Kosoves shkon ne Keshillin e Sigurimit me sigurine qe nuk do te kete “Veto” ndaj saj, sepse ka disa antare te perkohshem te tij, qe kane vuajtur “Mr. Veton” ne keto 6 dekada si: Afrika e Jugut 9 here, Italia e Republika e Kongos nga 6 here, Panamaja 2 here, Sllovakia (ne kuadrin e Cekosllovakise) e Indonezia nga 1 here. per ceshtje e situate te ndryshme te kohes e te tyre. Ndaj, duke besuar ne vetveten, do te mendojne e votojne “Pro” edhe per Kosoven, biles, perndryshe, prej tyre, pritet edhe influence tek antaret e tjere. Ashtu, sic vepruam ne, Shqiperia, dikur, ne vitet ’70 per Kinen. Kosova, ne kete rast, ka nje tjeter shans te madh me vete, sepse tre nga antaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit: Shtetet e Bashkuara te Amerikes,Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut dhe Republika e Frances, jane tri shtete me peshe e rol te fuqishem ne kete vend te vogel ballkanik, te cilat kane kontribute te medha ne clirimin e saj me 1999, (ne kuadrin e NATO-s ) dhe ne keto 8 vite,( ne kuadrin e Protektoriatit Nderkombetar ndaj saj), kane zonat e tyre gjeo-administrative.Biles, Mbreteria e Bashkuar, eshte kryesuese e rradhes ne Keshillin e Sigurimit per muajin prill, qe do te pasohet nga SHBA ne tjetrin muaj, ne maj 2007. Ne keto kushte privilegjuese, secila prej tyre, do ta bejne te veten, do te votojne “Pro” Pavaresise se Kosoves, sepse, ne kete rast, Kosova eshte per to “vetvetja”, pjese e kontributeve te tyre, e nderit e krenarise se tyre misionare ne kete vend te hapesirave e proceseve euro-atlantike.Ne Kosove,vecanerisht ne keto dy dekadat e fundit, kane kontributet e tyre aktive edhe Italia,Belgjika e Sllovakia. Prandaj, Kosova nuk eshte e vogel, kur ka miq kaq te medhenj. Prandaj Kosova nuk eshte e vogel,kur prêt nje te neserme kaq te madhe: Pavaresine e vet. Tiranë, 4 prill 2007
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 04:50:50 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015