Ranieri: Fiton Juve, ekip për t’u marrë shembull Klaudio - TopicsExpress



          

Ranieri: Fiton Juve, ekip për t’u marrë shembull Klaudio Ranieri i provoi shpejt të dyja pankinat e derbit të Italisë, sepse pas shkarkimit nga Juventusi, kërkoi një hakmarrje duke marrë drejtimin e Interit, por që edhe kjo aventurë u shoqërua me një shkarkim. Gjithsesi, për trajnerin roman, aktualisht në krye të skuadrës së Monakos, ku po përjeton një aventurë të mrekullueshme, ai jep opinionin e tij si ish: “Monako është një nga sfidat më interesante të karrierës sime dhe shpresoj që së bashku të shkojmë të paktën brenda treshes së parë në Francë, në mënyrë që ta dërgojmë këtë klub të madh në Ligën e Kampioneve. Inter- Juventus? Kur më pyesin për aventurën time në këto dy skuadra, të gjithë kujtojnë shkarkimet e mia nga detyra dhe jo situatën që këto klube ndodheshin kur unë isha në krye të tyre dhe punën e mirë të bërë. Gjithsesi, edhe pse në moshën time, një trajner ka gjithmonë kohë dhe mundësi për të mësuar. Dhe një shembull ma ofron Juventusi dhe Konte. Ndonëse me një pjesë të mirë të lojtarëve që unë kisha në dispozicion ai fitoi titullin, prandaj jam i bindur që do t’i mundin edhe zikaltrit.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 19:12:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015