Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas - TopicsExpress



          

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve prej 02. 9. 2013 deri më 06. 9. 2013, sipas këtij orari: - Fakulteti Filozofik më 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00 në Fakultetin Filozofik, - Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00 në Fakultetin Filozofik - Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore më 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së; - Fakulteti i Filologjisë më 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së; - Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 03. 9. 2013, prej orës 9:00 -15:00 në Fakultetet teknike; - Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë më 04. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik; - Fakulteti i Edukimit Qendra në Gjakovë, Fakulteti i Filologjisë Qendra në Gjakovë, dhe Fakulteti i Mjekësisë Qendra në Gjakovë më 04. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë (të gjitha këto drejtime nga 1 tetori do të jenë në kuadër të Universitetit të Gjakovës). - Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë më 04. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetet përkatëse. - Fakulteti Ekonomik Qendra në Prishtinë më 05. 9. 2013, prej orës 9:00 -15:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik; - Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj më 05. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në FSHTA në Ferizaj- Fakulteti i Edukimit Qendra në Prishtinë, Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Shkencave Sportive më 06. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë; - Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan, Fakulteti Ekonomik Qendra në Gjilan dhe Fakulteti i Edukimit Qendra në Gjilan më 06. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartshënuar. Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin: 1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit, 2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale. 3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250 € për studime me korrespondencë. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 09:15:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015