Risi, fenomeni i prostitutave vendore në Kosovë, Konsiderohet si - TopicsExpress



          

Risi, fenomeni i prostitutave vendore në Kosovë, Konsiderohet si fenomen i ri i krimit të organizuar. “Makrovët” e krimit po ja dalin që të rekrutojnë gjithnjë e më shumë vajza shqiptare të Kosovës, të cilat po ushtrojnë rolin e prostitutës. Mbi dhjetë “studente” që banojnë në lagjen “Emshir” në Prishtinë në grup të organizuara zhvillojnë aktivitetin e prostitutës në një Motel – Restorant që dikur ishte pikë karburanti, me ish pronar nga Suhareka, të mbikalimi i fshatit Henc, në Fushë Kosovë, magjistralja Prishtinë- Pejë. “Makrovi” kryesor që është organizator i “ndejave” konsiderohet se është nga rajoni i Skenderajt. Në këto “ndenja” organizohet për çdo mbrëmje pas orës 22:00 muzikë “live”, ku këndojnë këto vajza. Muzika është “live” dhe bosët paguajnë para të majme edhe që “këngëtarja” të përshëndes zëshëm dhe publikisht “ekstra”miqtë, ose ndonjërin mik. Hidhet vallja rreth e rrotull sallës së lokalit dhe ndezët atmosfera. Vajzat goxha të zhveshura sillen rreth tavolinës së “myshterinjve”. Dirigjohen me gjeste nga “bosi” që qëndron ulur në ndonjërin cep të sallës./Bota Sot/
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 19:21:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015