SIGUROHU, “VIRGJËROHU”, ÇERTEFIKOHU DHE PASTAJ, GUXO! - TopicsExpress



          

SIGUROHU, “VIRGJËROHU”, ÇERTEFIKOHU DHE PASTAJ, GUXO! ( Letër e hapur për zotin Lulzim Basha) I nderuar zoti Lulzim Basha, Me ndiesinë e një qytetari kryeqytetas e prita, jo pa kureshtje, vendimin Tuaj për të hyrë në garë për postin e rëndësishëm të Kryetarit të Partisë Demokratike që do të jetë njëherësh edhe Kryetari i Opozitës shqiptare. Jeni në të drejtën e Zotit të ndërmerrni veprimin që e gjykoni të volitshëm dhe të arsyeshëm por më lejoni t’ju shpreh ato që mendoj, duke besuar se nuk jam i vetëm për këtë vendim tuajin: Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë është njëri nga dy politikanët kryesorë të vendit. Në përputhje me vullnetin e popullit ai, në mënyrë ciklike, është ose Kryeministri, ose Kryeministri-hije i Shqipërisë. Në këta njëzetetre vite pluralizmi nuk kam parë as edhe një rast të vetëm që personalitetet politike dhe shtetërore të Botës Euroatlantike, që kanë vizituar vendin tonë, t’mos kenë takuar njëripastjetrit si Kryeministrin si dhe Kryetarin e Opozitës. Për mua ,personalisht, si Kryeministri, si Kryetari i Opozitës janë të barazvlefshëm e të barazpërgjegjshëm për përparimin e Shqipërisë, njëri si përgjegjës qeverisjeje e tjetri si përgjegjës e alternativës qeverisëse. Nisur nga sa thashë më sipër, do të ishte në nderin tuaj që mëpërmes kantidimit tuaj të ligjshëm Ju të vendosni një standart të ri që do t’ua rriste shumë kredibilitetin dhe integritetin tuaj: Ju, duhet t’i dretoheni Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës dhe të insistoni të çertefikohet papërgjegjmëria juaj penale për të gjitha ato çeshtje që një Opinion Sundues ka për personin tuaj. Ndaj jush është mbyllur me procedurë një padi e ngritur për shpërdorimet finnciare në Autostradën Rrëshen – Kalimash në shumën prej qindra milionë Eurosh. Kundra jush ka një Opinion të ndezur si ideator dhe urdhërues i vrasjeve të katër qytetarëve të pafajshëm protestues me, 21 Janar 2011, në Tiranë. Duke fituar statusin e Kryetarit te Opozitës ju mund të mendoni se i jepni vetes “imunitetin” për këto opinione. Do të gaboheshit rëndë nëse do të mendonit kështu. Gjatë gjithë periudhës që ju do ta ushtroni detyrën që pretendoni do të jeni të “bombarduar” nga “akuza” dhe tashmë, akuzuesit tuaj nuk do t’i keni në rrugë por në zyrat e institucioneve eprore dhe urdhëruese. Ju ftoj të kapërceni mbi veten dhe mbi mendësinë e ngulitur në politikbërjen tonë se mbrojtja më e mirë është ”ngujimi në kullën e politikës”. Unë besoj se ju jeni i pastër, besoj vërtetë! Kriminielët, Vjedhësit dhë Mafiozët që i kemi të shumtë midis nesh, nuk mund të kenë “fytyrën” dhe “staurën” tënde. “Pastrohuni” dhe Çertefikohuni si i tillë dhe ju siguroj se mbështetja për ju do të jetë eksponenciale . Me shumë respekt, Dedë SHKURTI Njësia nr. 10, Rruga “Mine Peza”, Tiranë 03.07.2013
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 18:30:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015