SIMFONIA E LOTIT Nuk di të qaj e të qesh si të tjerët, Por di - TopicsExpress



          

SIMFONIA E LOTIT Nuk di të qaj e të qesh si të tjerët, Por di të vdes Më mirë sesa të vdekurit. Në mesditë të këndova heronjtë, Të pikturova lotin me ëndrrat e Da Vinçit Në mesnatën e murtë Lulëkuqet i ujita me lotët e trëndafiltë Dhe thellë në zemër Ndjeva dhembjen e gjembave të tyre. Ti s’e beson se Zogut ia mora fluturimin E ua dhashë të dashuruarve Në udhëtimin ideal nëpër hijet e pishave, Nëpër ujëvarat e freskëta. E di se zogjtë Përsëri do të ma marrin fluturimin Në ëndërrimet e mesnatës, Atëherë kur zemra pulson, Kaltërimi i detit bëhet i njelmët nga loti Dhembja dhe rruga ime vijnë te ti. Oh, sa qetësi në drithërimën e shpirtit tënd Ne fërfëllimën e tiktakeve të zemrës, Në udhën e saj të verbër nga loti Simfoni e tij dallgëzon diellit të djegur. DIJE LOHAJ
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 09:43:32 +0000

Trending Topics



sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Smith Optics Scope Goggle See more details on Smith Optics

Recently Viewed Topics




© 2015