SPORT/// Nga “ferri” në “parajsë”. Francezët ia dolën - TopicsExpress



          

SPORT/// Nga “ferri” në “parajsë”. Francezët ia dolën mbanë të fitojnë 3-0, duke siguruar biletën për në Brazil dhe lënë jashtë Ukrainën. Ishte Sakho, ai që zhbllokoi rezultatin në të 22-ën minutë. Një avantazh që jo vetëm u dhuroi qetësi, por ua shtoi dëshirën për të shënuar sërish francezëve. Në të 30-ën minutë, Benzema realizoi një gol të rregullt, por arbitri Damir Skomina e anuloi padrejtësisht për pozicion jashtë loje. Por gjithçka u kompensua katër minuta më pas. Këtë herë, sërish Benzema që realizonte, në një pozicion dukshëm të parregullt, por që në fakt nuk u anulua. I gjithë presioni i bie Ukrainës, dhe sapo filloi pjesa e dytë Khaçeridi “braktisi” të tijët, duke shkaktuar një faull ndaj Riberisë në afërsi të zonës dhe merituar kartonin e dytë të verdhë. Me një lojtar më pak, skuadra e Fomenkos humbi edhe besimin për të realizuar një gol, që do i ndihmonte shumë për të siguruar kualifikimin. Një krosim i fortë në zonë, u devijua gabimisht nga Husjev, duke shënuar autogol. Pa shumë forcë për të reaguar, Ukraina iu dorëzua supremacisë dhe lojës së shkëlqyer të kundërshtarit, ndërkohë që Franca siguroi për herë të 14-të pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 10:29:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015