Salavatet para lutjes (duasë) Edhe pse salavatet nuk kanë kohë - TopicsExpress



          

Salavatet para lutjes (duasë) Edhe pse salavatet nuk kanë kohë të caktuar, në disa raste jemi të urdhëruar që ti dërgojmë salavate të Dërguarit (s.a.v.s.) siç është rasti në momentet kur bëjmë lutje (dua). Ndoshta i motivuar nga vlera e salavateve Ibni Atai ka thënë: “Duaja, lutja ka rukne, krahë, shkaqe dhe kohë. Nëse plotësohen ruknet (prezantimi zemëror) e lutjes – ajo është e fortë, nëse plotësohen krahët (sinqeriteti) e lutjes, ajo fluturon dhe ngjitet në qiell, nëse plotëson kohët (të jetë zgjuar) ai fiton, e nëse plotëson shkaqet (salavatet) korr sukses.” Fadale b. Ubejdi tregon duke thënë: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e kishte dëgjuar një njeri duke iu lutur Allahut të Madhërishëm, por nuk kishte dërguar salavate, me ç’rast i Dërguari s.a.v.s. tha: ”Ky njeri u ngut!”; Pastaj e thirri dhe i tha: ”Kur dikush nga ju të bëjë lutje, letë fillojë me falënderim dhe madhërim Allahun e Madhërishëm, pastaj le ti dërgojë salavate të Dërguarit, e pastaj le të lutet për çfarë të dëshirojë.” [8] Në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. i Dërguari s.a.v.s. thotë: ”I nënçmuar është ai njeri tek i cili përmendem unë, kurse ai nuk më dërgon salavate.” [9] Ndërsa në një transmetim tjetër Imam Ali b. Ebu Talibi r.a. përcjell se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Koprrac me kuptimin e plotë të fjalës është ai tek i cili përmendem unë, ndërsa ai nuk më dërgon salavate.” [10] Transmeton Evs b. Evsi se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Vërtet nga ditët tuaja më të vlefshme është dita e xhuma, andaj këtë ditë shtoni salavatet mbi mua, sepse salavatet tuaja më paraqiten mua.” [11] Në koleksionin e Ibni Maxhes dhe Tirmidhiut gjejmë edhe hadithin e transmetuar nga Fatimeja r.a., e bija e të Dërguarit s.a.v.s. se në një rast i Dërguari s.a.v.s. i kishte thënë: “Kur të hysh në xhami thuaj: Bismil-lahir-Rrahmanir-Rahim, selamet mbi të dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Allahum-me sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamed, na falë neve o Zoti ynë dhe na i lehtëso neve dyert e mëshirës Tënde, e kur të dalësh nga xhamia thuaj të njëjtën me përjashtim të shtosh edhe: “O Zoti ynë na lehtëso neve dyert e vlerave Tuaja!” [12] Transmtohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Çdo njëri që ka ndenjur në një mexhlis, e pastaj janë shpërndarë para se të përmendin Allahun e Madhërishëm dhe para se t’i dërgojnë salavate të Dërguarit (s.a.v.s.) – çështja e tyre ngelë në dëshirën e Allahut të Madhërishëm, nëse do i ndëshkon e nëse do i falë ata.” [13] Për në fund pra ta themi nga thellësia e shpirtit salavatin: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahume barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. Rabbena atina fi ed-dunja heseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben-nari.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 17:40:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015