Sally Snyman, Drejtore e Laboratorit Cryo-save: "Ne përpunojmë - TopicsExpress



          

Sally Snyman, Drejtore e Laboratorit Cryo-save: "Ne përpunojmë dhe ruajmë gjakun e kërthizës dhe indet e kordonit të kërthizës e qelizat staminale që ndodhen aty, për përdorim të mundshëm nga familjet për terapi.Kur kampionet mbërrijnë, përmes korrierëve që punojnë në çdo orë të ditës, pas çpaketimit, ne sigurohemi për etiketimin e çdo kampioni, e më pas kontrollojmë gjëndjen. Nëse kanë mbërritur në gjëndje të mirë, i etiketojmë përmes një sistemi që vendos kode identifikimi për secilën, çfarë na mundëson kalimin e mostrave në sistemin tonë të të dhënave ku mblidhet i gjithë informacioni. Ne nuk ruajmë tërësinë e gjakut të kërthizës, por ndajmë pjesët që përmbajnë qelizat staminale, volumi ulet në një nivel të standartizuar, dhe marrim vetëm pjesë të plazmës dhe qelizave staminale, të cilat nevojiten. Secila familje ka vetëm këtë shanc për të ruajtur gjakun e fëmijës së tij ndaj ne duhet ta kryejmë në rregull, është gjithmonë për herë të parë. Gjatë proçesit të kontrollit më pas kryhen disa verifikime për cilësinë e marrë në këto kampione dhe sigurohemi që secila fazë e proçesit është kryer siç duhet.” Për çdo dërgesë kryhen analiza për viruse dhe një seri patologjish, e nëse rezultojnë të shëndëtshme ato ruhen në fuçi të posaçme me azot të lëngshëm në temperaturë të ulët, – 171 gradë celcius. Secila fuçi përmban rreth 9 mijë kampione qelizash staminale, të cilat merren nga një pjesë e kordonit të kërthizës pas lindjes së fëmijës.
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 17:21:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015