Sanxhaku zyrtarisht kërkon autonomi, tmerrohet Serbia Postuar - TopicsExpress



          

Sanxhaku zyrtarisht kërkon autonomi, tmerrohet Serbia Postuar me: 25.11.2013 | Kërkesa e myftiut Muamer Zukorlic për dialog për autonominë e Sanxhakut dhe iniciativën e tij për të futur një himn të veçantë për boshnjakët, është shkelje të drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, thonë analistët serbë. Sipas tyre, duhet ndalur këto deklarata ekstreme se përndryshe do të përsëritet Kosova, të cilën e kanë heshtur dhe e kanë humbur gjatë viteve. Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë për Alo se s’ka gjë nga autonomia e Sanxhakut, për shkak se të gjitha palët janë të interesuar në stabilitetin e rajonit . “Zukorlic kërkon tema për mediat dhe propagandën”, ka thënë ai, dhe ngjashëm me të mendon edhe ministri Rasim Ljajic, i cili këto deklarata i cilëson si “budallallëqe”. Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, thotë se këto deklarata janë kërcënim potencial për sovranitetin dhe të ardhmen e Serbisë dhe se shteti serb duhet të ndjekë me kujdes këto tendenca ekstreme të grupeve boshnjake që kanë mbështetje në qarqe të caktuara jashtë Serbisë. Për analistin Bosko Jaksic, asnjë ndryshim i rëndësishme në shoqëri dhe shtet nuk ndodh brenda natës. “Kjo kërkon kohë dhe rrahje të terrenit. As Kosova gjatë natës nuk e ka marrë pavarësinë, por pasi kemi shënuar gabim pas gabimi. Përmendja e autonomisë, si dhe ndryshimi i himnit si karakteristikë themelore e shtetit, është sjellje ekstreme dhe, mbi të gjitha, është në kundërshtim me Kushtetutën, që garanton sovranitetin dhe integritetin”, thotë analisti Bosko Jaksic, i cili shton se nëse këto gjëra tolerohen, “në një moment në Rashkë (Sanxhak) do të jetë normale që Bajrami të festohet si festë shtetërore e martesa të bëhet me tri gra”! Zukorlici dje ka thënë se duhet të zgjidhet çështja e autonomisë së Sanxhakut. Ai ka thënë se Plava duhet të jetë kryeqytet i Sanxhakut dhe se nuk ka problem me himnin e Malit të Zi e të Serbisë, por se problem është kur dikush vendos që ai të jetë edhe himn boshnjak. Telegrafi ju përkujton se Zukorlici ka prejardhje shqiptare. Ndonëse për Top Channel ka deklaruar se nënën e ka nga Shkrelët e veriut të Shqipërisë dhe babanë nga Gucia, ai megjithatë deklarohet boshnjak. “Nuk e përjashtoj që mund të jenë me prejardhje shqiptare. Boshnjakët nuk kanë dashur ta asimilojnë askënd. Nëse kjo ka ndodhur është bërë nga presioni serb”, ka thënë ai. Telegrafi më poshtë ju sjellë deklaratat e mëparshme të Zukorlicit që po ashtu kanë irrituar serbët. - Le të marrin mësim nga Egjipti dhe Tunizia. Atje kishte zullum të madh që është dashtë të ndalet dhe i cili - nëse pushteti nuk mbushet mend - mund të ndodhë në sheshin Gazi Isa-beg të Novi Pazarit dhe në Sheshin e Republikës në Beograd. - Nikolic (Tomislav), nuk ta shkatërroj Serbinë nëse nuk më detyron. - Nuk jam kundër asaj që Karagjorgji ta ketë një monument në Vraçarë, por jam kundër asaj që rruga kryesore në Sjenicë ta ketë emrin e tij përderisa me flamurin e tij janë vrarë dy të tretat e sjenicasve. - Regjimi në Beograd, me sjelljen injorante, mundet nga Sanxhaku ta krijojë një Kosovë të re. - Kundër boshnjakëve janë bërë mbi 10 gjenocide, e më shumë se gjysma e tyre në Sanxhak. Do ta krijojmë qendrën për kërkimin e krimeve masive në këtë rajon. - Nëse do Zoti, dhe e realizoj autonominë e Sanxhakut, nuk mund t’ju premtoj një standard si në Dubai, por ja që po ju premtoj se do të jetoni si në Monako. - Mos lejoni realizimin e projektit të asimilimit dhe pagëzimit të fëmijëve përmes pjesëmarrjes në takimet që organizohen me rastin e shënimit të festës shkollore të Shën Savës. - Autonomia e Sanxhakut të do të jetë proces i pashmangshëm shoqëror në të cilin, në interes të stabilitetit të Serbisë dhe të Malit të Zi, me kohë do të bëhet dialogu me Beogradin dhe Podgoricën zyrtare. - Shteti është si ndërtesë ku qiramarrësit mund ta pëlqejnë ose jo. Nëse shumica e banorëve zgjedhin për të djegur një banesë, rrezikon të digjet tërë ndërtesa... Ose do ta kemi mirë të gjithë, ose do të ketë zjarr deri në kulm. Vetëm banesa jonë nuk do të digjet. (boss) Burimi: Standardi.info LEXO: Shqiptarët dhe asimilimi i tyre në Sanxhak (Video) telegrafi/lajme/shqiptaret-dhe-asimilimi-i-tyre-ne-sanxhak-video-2-36922.html
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 10:45:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015