Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e - TopicsExpress



          

Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandja kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë! 2. Se sejmenët e Rusisë, afro 6000 njerëz (oficerë, nëpunës, profesorë, industrialë, organizatorë, ushtarakë, por kryesisht spiunë dhe policë të G.P.U-s) sot janë sundonjësit e vërtetë të tokës shqiptare. 3. Se sjellja e autoritetevet të Tiranës ka qenë armiqësore dhe pa edukatë, ky brutalitet me qëllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleatëve që në fund të vjetit 1945. Por dy veprime më me rëndësi akoma u bënë shkak që bota e tërë, ajo botë që dëshiron paqe dhe drejtësi, të ndjejë një zemërim dhe një urrejtje kundrejt qeverisë së Tiranës dhe këto janë: a. Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detit Jonian dhe afër Mesdheut Lindor. b. Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës nga bregu i detit shqiptar. Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiarnës (themi “kuislinge” se nuk mund të quhet shqiptare një çetë që merr urdhër së jashtmi, deh aq më tepër prej një shteti si Serbija që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë), qeverija greke ka gjetur një shkak, një pretekst, për të formuluar pretendime absurde kundër vendit tonë dhe kërkesat e saj kanë zgjuar një jehonë të favorshme pranë njërit prej shtetevet të mëdhenj, të cilëvet u cënohen interesat jetike të tyre, kur Shqipërija sjell Rusinë në Mesdhe. - See more at: gazetadielli/mithat-frasheri-komunizma-nje-kolere-qe-shkaterron-shpirtin/#sthash.F2hfyqsA.cM71SYdE.dpuf
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 20:17:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015