Shejhu ynë! E dimë këto ditë se Islami është i sulmuar në - TopicsExpress



          

Shejhu ynë! E dimë këto ditë se Islami është i sulmuar në të gjithë rruzullin tokësor, pa asnjë kujdes nga qeveritë, ne çka duhet të bëjmë në këtë çështje? A kemi mëkat me të ndejturit tonë duke mos ndërmarrë diçka? Përgjigje: (Muhammed Nasiruddin Albani) Falenderimi i takon Allahut, Ate e falenderojmë, Atij ndihmë dhe falje i kërkojmë. Allahut i mbështetemi nga e keqja e shpirtave tanë dhe nga e keqja e veprave tona, kën e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon, e cilin e devijon Ai nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka hyjni përveç Allahut të vetmit, të pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij; ”O ju që besuat frigohuni Allahut në mënyrën më të denjë dhe assesi mos vdisni ndryshe përveçse si muslimanë” (ajet) ”O ju njerëz, frigohuni Allahut i Cili ju krijoi nga një shpirt dhe nga ai krijoi çiftin e tij e nga ato dy shpërndau shumë burra e gra dhe frigohuni Allahut për të cilin pyetni dhe për farefisin sepse Allahu është që ju vëzhgon mirë” (ajet) ”O ju që besuat, frigohuni Allahut dhe flitni fjalë të vërteta, ua përmirson juve veprat tuaja dhe ua falën mëkatet, e kush e respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij ka fituar fitore të madhe” (ajet) Më pas “Fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e sendet më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo e shpikur është bidat dhe çdo bidat çon në zjarr”. Pyetja, siç duket nga pamja dhe fjalët, sikur është më pak se ajo që e ka për qëllim ai që e thotë, me që ai thotë: rrijmë e nuk veprojmë diçka! E çka ka për qëllim ai me “diçka”? -jo diçka absolute, por diçka të kufizuar, sepse nuk ka kush që thotë: se muslimani duhet të jetojë siç jetojnë kafshët, nuk ndërmerr diç-sepse ai është krijuar për diçka shumë të madhe, e ajo është të adhuruarit Allahun, të vetmin, e pashoq, prandaj le të mos qarkullojnë në mendjet e askujt pyetje të këtilla, se ai ka për qëllim që të mos ndërmerret asgjë, por se ka për qëllim që nuk ndërmirret diçka që përkon me realitetin që i ka rrethuar muslimanët nga të gjitha anët. Kjo pra është qëllimi i pyetjes e jo ajo që duket nga fjalët e pyetësit. E në këtë ne përgjigjemi: Realiteti i muslimanëve sot nuk ndryshon as më shumë e as më pak nga ai që ka qenë da’veja islame në kohën e saj të parë, e me këtë kam për qëllim periudhën mekkase. Dhe çdonjëri prej neve e dijmë se ai që e bënte da’ven atëbotë ishte i dërguari ynë Muhammedi, alejhis-selam, e me këto fjalë dua të them se da’veja ishte e luftuar nga po i njëjti popull nga i cili ishte i dërguar edhe vet Pejgamberi, alejhis-selam, siç tregohet në Kur’anin fisnik. Pastaj kur filloi da’veja të përhapet dhe të zgjerohet rrethi i saj në mesin e fiseve arabe, kur Pejgamberi, alejhis-selam, urdhëroi që të bëhet hixhreti nga Mekkeja në Medine, natyrisht që ne tani shënojmë me majet e lapsave sepse historia e hershme e islamit dhe biografia e Pejgamberit, alejhis-selam, janë të njohura në mesin e shumicës së prezentëve ngase kam për qëllim-përmes kësaj rezymeje të shkurtër-të arrij deri tek përgjigjeja në këtë pyetje. Në bazë të kësaj, them: pasi që Muhammedi, alejhis-selam, e bëri hixhretin për në Medine dhe në këte e ndoqën disa sahabë të tij dhe filloi që t’i vëndosë qëllimet e themelimit të shtetit islam-atje në Medine-gjithashtu filloi një armiqësim në mesin e kësaj da’veje të re-gjithashtu në Medine-ku filloi kjo da’ve të afrohet te pragi i shtëpisë së krishterëve, e që ishte atëbotë Siria, në të cilën ishte Herakliti, perandori romak. Atje u bë një armiqësi e re kundër da’ves edhe atë jo vetëm nga arabët e Gadishullit arabik por edhe nga vet krishterët e veriut-pra nga Siria, e pastaj u paraqit edhe një armik tjetër e ajo ishte Persia. Kështu da’veja u bë e luftuar nga të gjitha anët; nga mushrik në Gadishullin arabik, nga krishterët dhe jehudët nga disa anë dhe nga ana e Persisë, ndërmjet të së cilës dhe të krishterëve ka pasur armiqësi të përbetuar siç mësojmë nga Fjala e Tij xhel-le xhelaluhu: ”Elif Lam Mim. U ngadhnjyen Romakët. Në tokën më të ulët, por pas disfatës së tyre ata do të ngadhnjejnë, brenda disa viteve…”(Rum: 1-4) Ajo që vërehet këtu është: assesi mos të habitemi tash me gjendjen e thirrjes islame në aspektin e asaj se ajo luftohet nga të gjitha anët. Nga ky këndvështrim da’veja islame që nga fillimi i saj i parë poashtu ka qenë e luftuar nga të gjitha anët. Atëherë vjen pyetja dhe përgjigja. Çka të veprohet? Çka bëni Pejgamberi, alejhis-selam, dhe sahabet e tij, numri i të cilëve atëherë në krahasim me muslimanët e sodit ka qenë shumë i vogël, numri i të cilëve prej atëherë është zmadhuar shumë? Këtu fillon përgjigja: a i luftuan muslimanët arabët kundërshtarë-d. m. th. popullin e tyre-në fillim të da’ves? A i luftuan muslimanët të krishterët në fillim? Përgjigja është: jo. dhe gjithë kjo e ka përgjigjen jo. Atëherë pra, çka bënë muslimanët? Ne sot duhet të bëjmë saktësisht atë që e kanë bërë muslimanët e parë, me që ajo që është duke na goditur është mu ajo që i ka goditur edhe ata dhe me çka e kanë shëruar musibetin (fatkeqsi) e tyre duhet edhe ne me të që ta shërojmë musibetin tonë. Dhe mendoj se kjo parathënie të gjithë prezentëve ju sinjalizon për përgjigjen me një isharet dhe se ky isharet do të jetë i përforcuar me fjalët e qarta. Andaj edhe them: Nga kjo kronologji historike dhe logjike në të njejtën kohë, kuptojmë se Allahu, azze ve xhelle, u ka ndihmuar muslimanëve të parë, numri i të cilëve ka qenë shumë i vogël në krahasim me të gjithë kafirët dhe mushrikët, nga gjithë miletet dhe drejtimet e tyre, porse Allahu u ka ndihmuar atyre me imanin e tyre që e kanë pasur. Atëherë pra ilaçi apo shërimi i kësaj armiqësie të ashpër që e rrethonte da’ven atëbotë duhet të jetë i njëjti ilaç që duhet ta përdorin muslimanët sot, për realizimin e frytit të këtij shërimi siç u realizua fryti i shërimit të parë. Çështja pra është siç thuhet-historia përsërit vetveten-. Bile më mirë se kjo fjalë është që të themi se në robët e Tij dhe gjithësinë që e ka krijuar, Ai ka bërë ligje të Tij që nuk ndryshojnë. ”Ligji i Allahut, dhe për ligjin e Allahut nuk mund të gjejsh ndryshim e as ndërrim” (ajet) Këto ligje muslimani patjetër duhet që t’i vërejë e të kujdeset për to në mënyrë më të mirë e në veçanti për ato të sheriatit. Pra, ka ligje sheriati dhe ka ligje gjithësie. Sot, në kohën tonë, ndoshta edhe thuhet ligje natyrore. Në këto ligje natyrore të gjithësisë, të përbashkët në to janë muslimani dhe kafiri, i miri dhe i keqi. D. m. th. cili e rregullon jetën fizike të njeriut? Ushqimi, pija, ajri i pastër dhe të ngjajshme me to dhe kjo don të thotë se ai veten e ka ekspozuar për një vdekje materiale! A mundet pra, të jetojë nëse ai del nga të përmbajturit për ligjet e gjithësisë? Përgjigja është jo: ”Ligji i Allahut, dhe për ligjin e Allahut nuk mund të gjejsh ndryshim. .” Këtë, siç thash edhe më lartë, e njeh çdo njeri përmes njohjes empirike, ska dallim ndërmjet muslimanit dhe kafirit, të mirit dhe të keqit. Por ajo që na intereson tash është që të dijmë se ka ligje sheriati, pra të dijmë se ka ligje sheriati! Ai i cili i mer ato ligje arrin deri tek qëllimet e tyre dhe prej tyre vjel frytet, e cili nuk i mer nuk do të arrijë tek synimet për të cilat janë vënë ato ligje. Pra, mu e njëjta që tham për ligjet e gjithësisë, se njeriu nëse i pranon dhe i zbaton, do të arrijë tek qëllimet e tyre! Po kështu është edhe me ligjet e sheriatit nëse i mer muslimani, realizohet qëllimi për të cilin janë vënë ato, dhe nëse ndodh e kundërta atëherë jo. Besoj se këto fjalë janë të kuptuara por ka nevojë pak për sqarim, e këtu është pika e synimit dhe këtu fillon përgjigja për atë pyetje të rrëndësishme! Çdonjëri prej neve e lexon ajetin kur’anor, e ky ajet ndoshta dikujt ia zbukuron mexhliset (ndejat) e dikujt ndoshta muret e shtëpisë, e ai është Fjala e Allahut: ”nëse e ndihmoni Allahun, Allahu ju ndihmon juve” (Muhammed: 7) Nëpër levha që shkruhen me bukurshkrim të praruar në stilin rik’a (lloj shkrimi kaligrafik) apo ate persian, etj., e pastaj varet nëpër mure. Dhe për fat të keq, me këtë ajet vetëm muret janë zbukuruar, kurse zemrat e muslimanëve janë bërë të rrënuara, kur gati se nuk kemi ndjenjë fare për atë në të cilën aludon ky ajet ”nëse e ndihmoni Allahun (pra fenë e Tij), Allahu ju ndihmon juve” Prandaj sot gjendja e botës islame është në shqetësim dhe turbullirë sa që gati se nuk i gjendet rrugëdalje, edhe pse rrugëdalja është përmendur në shumë ajete, ku edhe ky ajet është nga ato ajete. E nëse ua përkujtojmë muslimanëve këtë ajet, mendoj se çështja nuk ka nevojë pastaj për shumë sqarime dhe komentime sepse çështja është vetëm përkujtim: ”…sepse përkujtimi u bën dobi besimtarëve”! (ajet) Çdonjëri prej neve-inshaAllah-e din se fjala e Allahut: ”nëse e ndihmoni Allahun” është kushtimore, përgjigja e së cilës është: ”ju ndihmon juve”; nëse han, nëse pin, nëse…përgjijga është do të jetosh; nëse nuk han, nëse nuk pin, çka? Do të vdesësh! Saktësisht kjo është domethënia në ajetin ”nëse e ndihmoni Allahun, Allahu ju ndihmon juve”, kuptimi është –në bazë të asaj që e thuan dijetarët e Usulit-të kuptuarit e të kundërtës (mefhumi muhalif): nëse nuk e ndihmoni Allahun, Ai nuk u ndihmon juve; e kjo është situata e muslimanëve sot! Sqarimi në lidhje me këtë ajet është cekur në shumë citate të Sunetit, e në veçanti në hadithe. ”Nëse e ndihmoni Allahun”, nga vetvetiu dihet se Allahu në këte nuk ka për qëllim të thotë që ta ndihmojmë Atë kundër armikut të Tij, me ushtritë, flotat dhe forcën tonë fizike, jo! Sepse Allahu është mbisundues mbi çështjen e Tij! Ai nuk ka nevojë që ta ndihmojë Atë dikush me ndihmë materiale, dhe kjo dihet vetvetiu. Prandaj domethënia e ”nëse e ndihmoni Allahun” nënkupton se nëse i ndiqni dispozitat e Allahut, është ndihma juaj ndaj Allahut, subhanehu ve teala. Dhe tash, a e kanë bërë muslimanët këtë kusht? E kanë bërë -së pari- këtë detyrë? Pastaj, -së dyti- kjo është kusht i realizimit të ndihmës së Allahut ndaj muslimanëve! Përgjigja është tek çdonjëri prej juve, se muslimanët nuk e kanë ndihmuar Allahun, xhel-le xhelaluhu, dhe këtu dëshiroj të ceki një fjalë, poashtu nga aspekti i të përkujtuarit e jo nga ai i të mësuarit, të paktën për disa që janë prezent këtu, se muslimanët në përgjithësi sot janë larguar nga njohuritë e tyre apo njohja e tyre ndaj dinit të tyre, nga mësimi i tyre dispozitat e fesë së tyre. Shumica prej tyre nuk e dinë Islamin dhe një numër i tyre apo shumica prej tyre edhe nëse mësojnë (arrijnë të kuptojnë) prej Islamit diçka, do të del se është Islam jo i vërtetë; e njohin një Islam të devijuar nga ai në të cilin ka qenë Resulullahi, alejhis-selam, dhe sahabët e tij. Prandaj ai të cilit i premtohet ndihma e Allahut, duhet që së pari ta njohë Islamin me njohje të shëndoshë, siç ka ardhur në Kur’an dhe Sunnet, pastaj së dyti, të veprojë me to. Në të kundërtën, njohja e tillë do të jetë pësim i keqe për të zotin e saj, siç ka thënë i Lartmadhëruari: ”O ju që keni besuar, pse e thoni atë që nuk e veproni, mëkat i madh është tek Allahu që ta thoni atë që nuk e veproni” (Saff: 3) Atëherë pra, ne kemi nevojë për ta mësuar Islamin dhe për të vepruar me Islam. Ajo që dëshiroj t’u përkujtoj, siç thash edhe më lartë, është se tradita e shumicës së muslimanëve sot është që fajin, për nënçmimin dhe poshtërimin që i ka kapluar, ta gjuajnë mbi kryetarët dhe mbretërit e tyre të cilët nuk i ndihmojnë dinit të tyre, e ata për fat të keq janë të tillë! Nuk i ndihmojnë dinit të tyre dhe nuk u ndihmojnë muslimanëve të nënshtruar dhe të shkelur nga qafirët e mëdhenj, jehudë të krishterëve edhe të tjerë! Kështu kjo sot qarkullon në mesin e muslimanëve! Hudhja e fajit mbi pushtetmbajtësit, e sikur këta as që i kaplon ai faj që e gjuajnë mbi pushtetmbajtësit! Ndërsa në realitet ky faj i kaplon të gjithë, qofshin kryetarë apo popullatë! Dhe nuk është vetëm kjo, por ka një grup prej këtyre qortuesve që janë qortues ndaj kryetarëve të muslimanëve, për shkak se këta të fundit nuk i zbatojnë dispozitat e dinit të tyre. Ata kanë të drejtë me këtë qortim por janë në kundërshtim me fjalën e Allahut ”nëse e ndihmoni Allahun”, e kam fjalën për të njëjtët muslimanë, qortues të qeveritarëve kur i veçojnë vetëm ata me faj, se ata i kanë kundërshtuar dispozitat e Islamit, kur për ndryshimin e kësaj gjendje të pikëlluar të muslimanëve ndjekin rrugën në atë mënyrë që është në kundërshtim me atë të Pejgamberit, alejhis-selam, ku ata së pari i shpallin pushtetmbajtësit qafira, e pastaj, së dyti shpallin domosdoshmërinë e huruxhit (dalje, kryengritje) kundër tyre! Këtu më pas ndodhë fitne e verbër, e shurdhër dhe memece në vetë duart e muslimanëve, ku pastaj vetë muslimanët në mes veti përçahen! E prej tyre pra janë edhe këta që tregova pak më lartë të cilët mendojnë se ndryshimi i kësaj gjendje nënçmuese e goditëse ndaj muslimanëve duhet të bëhet përmes daljes kundër pushtetmbajtësve! Çështja nuk ndalet tek ky problem, por ajo zgjerohet edhe më shumë deri sa të bëhet përçarje edhe ndërmjet vet muslimanëve, e pastaj pushtetmbajtësi bëhet i izoluar nga kjo përçarje! Përçarja filloi nga teprimi i disa islamistëve në shërimin e kësaj gjendje të dhimbshme, se duhet patjetër që të luftohen kryetarët e muslimanëve për përmirësimin e kësaj gjendje! Mirëpo çështja shkoi deri aty sa që këta muslimanë armiqësohen me muslimanët tjerë të cilët mendojnë se shërimi i situatës së mjerueshme nuk bëhet përmes daljes kundër kryetarëve edhe pse shumë prej tyre e meritojnë daljen kundër tyre, për shkak se ata nuk gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu! Mirëpo, a bëhet shërimi-siç pretendojnë këta njerëz –a bëhet mënjanimi i asaj që i ka goditur muslimanët nga ana e qafirëve me atë që ne të fillojmë me gjykimin e kryetarëve në vendet islame të muslimanëve? Edhepse disa prej tyre i konsiderojmë muslimanë gjeografik, siç thuhet në kohën e sodit. Këtu ne themi: ”I renditi Sa’di dhe Sa’di ishte tubues-por kështu o Sa’d nuk mblidhen devet” (proverb popullor arab, sh. p. ). Ajo në të cilën nuk ka dyshim është se qëndrimi më i thellë i armiqve të Islamit, e që janë jehudët, krishterët dhe ateistët jashtë vendeve islame, janë padyshim më të dëmshmit se disa kryetarë të cilët nuk u përgjigjen disa kërkesave të muslimanëve që t’u gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu! E çka munden këta muslimanë? E kam për qëllim një anë të tyre e që janë ata të cilët shpallin domosdoshmërinë e luftimit të kryetarëve të muslimanëve! Çka munden këta muslimanë që për ta dalja kundër kryetarëve është vaxhib para fillimit me përmirsimin e vetes tonë?! Ashtu si ishte shërimi me të cilin filloi Pejgamberi, alejhis-selam. Këta assesi nuk kanë mundësi që të bëjnë gjë! Realiteti është argumenti më i madh për këtë! Sepse shërimi të cilin e ndjekin ata, që të fillojnë t’i luftojnë kryetarët e muslimanëve, nuk e jep frytin e duhur, ngase dobësia, siç thash edhe më sipër, nuk është vetëm tek kryetarët, por edhe tek populli! Të gjithë ata pra e kanë për detyrë që ta përmirësojnë veten. Ndërsa ky përmirësim ka studim më vete, që kemi folë për të shumë herë e ndoshta, inshaAllah, do të flasim edhe në të ardhmen. Me rëndësi është tash se të gjithë muslimanët janë të një mendimit se gjendja e tyre është diçka për të cilën as xhelozojnë e as lakmojnë! Por ajo është një nënçmim dhe poshtërim të cilin nuk e njeh Islami! Pra, prej nga të fillojmë?! A të bëhet fillimi me luftën kundër kryetarëve të muslimanëve? Apo të jetë fillimi me luftën kundër të gjithë qafirëve nga të gjitha vendet?! Apo të jetë fillimi me luftën kundër nefsit që urdhëron gjithnjë në të keqe? Nga këtu duhet të jetë fillimi, për shkak se Pejgamberi, alejhis-selam, filloi me përmirësimin e shpirtrave të individëve muslimanë të thirrur në fillim të thirrjes islame-siç e përmendëm në fillim të këtij fjalimi. Da’veja filloi në Mekke, pastaj u shpërngul në Medine, pastaj filloi përleshja në mes qafirëve dhe muslimanëve, pastaj në mes muslimanëve dhe romakëve, pastaj mes muslimanëve dhe Persisë…dhe kështu, siç thamë më lartë, Historia përsërit veten! Tash muslimanët le t’i ndihmojnë Allahut që ta shërojnë këtë gjendje të dhembshme, e jo që të shërojnë një anë që nuk e jep frytin e dëshiruar në të, nëse kanë mundësi që ta bëjnë atë! Cila është kjo anë? Të luftuarit e kryetarëve të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që e ka zbritur Allahu!? Kjo, së pari -siç thash edhe më lartë- është e pamundur sot që të luftohen kryetarët! Sepse këta kryetarë sikur të ishin qafirë sikur jehudët dhe të krishterët, e muslimanët sot a munden që t’i luftojnë jehudët dhe krishterët? Përgjigja është: jo! Çështja është e njejtë siç kanë qenë muslimanët e parë në periudhën e Mekkes! Ata ishin të dobësuar, të nënçmuar, të luftuar nga të gjithë, të torturuar e të vrarë, pse? ! Sepse ata ishin të dobët dhe nuk kishin forcë dhe fuqi përveç imanit i cili depërtoi në gjoksat e tyre për shkak se e ndiqnin thirrjen e Pejgamberit të tyre, alejhis-selam. Kjo ndjekje me sabër ndaj vuajtjeve ishte ajo që e dha rezultatin e dëshiruar, të cilin ne sot e potencojmë. Cila është pra, rruga deri tek ky rezultat? E njëjta rrugë që e ndoqi Pejgamberi, alejhis-selam, me sahabet e tij të nderuar. Atëherë pra, sot muslimanët nuk kanë mundësi t’i luftojnë qafirët, në çfarëdo dalaleti qofshin ata! E çka duhet ata të bëjnë? Ata duhet që të besojnë në Allahun dhe Pejgamberin në mënyrë të vërtetë (pra hakk!). Por, muslimanët e sodit, siç ka thënë Zoti i të gjitha botërave “shumë prej tyre nuk e dinë”! (ajet), muslimanët sot janë me emër e nuk janë muslimanë të vërtetë (hakk)! Mendoj se edhe ju dini, bashkë me mua, qëllimin e këtij mohimi! Por unë ua përkujtoj thënien e Allahut, subhanehu ve teala,: ”Besimtarët kanë shpëtuar, të cilët në namaz janë me hushu (frikrespekt i plotë, përulësi), të cilët u shmangen të kotave (fjalë a punë), të cilët e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (intim), përveçse ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre, të tillët janë që kanë shkelë normat e caktuara” (Mu’minun: 1-7)-d. m. th tiranët, zullumqarët. E nëse i marim vetëm këto cilësi dhe nuk kalojmë nga ajetet që i ngërthejnë këto cilësi në ajete tjera, në të cilat përmenden disa cilësi që nuk janë përmendur në këto ajete, do të shohim se ato të gjitha sillen rreth të vepruarit me Islam! Te cili njeri realizohen këto cilësi të përmendura në këto ajete të lartpërmendura dhe në ajete tjera, konsiderohet prej atyre për të cilët thotë Allahu i lartmadhëruar: ”ata janë me të vërtetë (hakk) besimtarë” (Enfal: 4). E ne pra a jemi besimtarë me të vërtetë (hakk)? Përgjigja është: jo! Atëherë vëllezër mos u shqetësoni! Ne namazlijtë sot-kjo cilësi-: ”Besimtarët kanë shpëtuar, të cilët në namaz janë me hushu (frikrespekt i plotë)”, a jemi me hushu’ në namazin tonë? Unë nuk flas për një person, dy, pesë, dhjetë, njëqind, dyqind, njëmijë, dymijë…Jo, por flas, së paku për muslimanët të cilët pyeten në mes veti, cila është zgjidhja nga ajo që i ka goditur muslimanët? Nuk i kam për qëllim ata muslimanë që zbaviten dhe bëjnë mëkate, ata të cilët nuk iu intereson ahireti i tyre por i interesojnë epshet dhe ngopja e barkave të tyre! Jo, por flas për muslimanët namazli! Këta namazli pra a janë pajisur me ato cilësi të përmendura në fillim të sures Mu’minun? Përgjigja, si xhemat dhe si ummet, është: jo! Pra, shpreson në shpëtim e nuk e ndjek rrugën e saj? Anija nuk lundron në të thatë! Atëherë pra, patjetër t’i kapim shkaqet, të cilat janë prej plotësuesëve të ligjeve të sheriatit pas atyre të gjithësisë, derisa ta ngrejë Zoti ynë nga ne këtë poshtërim i cili na ka kapluar të gjithëve! Këto cilësi unë i përmenda prej cilësive të besimtarëve që përmenden në fillim të kësaj sure. Por kemi hadithe të Pejgamberit, alejhis-selam, për të cilat i përkujtojmë vëllezërit tanë, të cilat na e përkujtojnë gjendjen e muslimanëve sot, dhe se sikur që ata ta përkujtojnë këtë hadith do t’u vinte turp që të pyetnin se pse na ka goditur kjo poshtërsi! Sepse ata haruan se e kundërshtojnë Sheriatin e Allahut! Prej atyre haditheve është edhe fjala e tij, alejhisselam: ”nëse bëni shitblerje me fajde, shkoni pas bishtave të lopëve, dhe jeni të kënaqur vetëm me mbjellje-korjje, dhe e leni Xhihadin në rrugë të Allahut, Allahu ua mvesh një poshtërim që nuk e tërhjek nga ju derisa t’i ktheheni dinit tuaj” (Ebu Davudi në Sunenin e tij nr. 3462, Ahmedi në Musnedin e tij nr. 5007 dhe 5562 dhe Taberaniu në Musnedushshamijin nr. 2417 dhe të tjerët. Të gjithë, merfu’, nga hadithi i Ibën Omerit) Për këtë hadith kam folur shumë e shumë herë, dhe në raste të shumta, por unë ndalem vetëm te fjala e Alejhisselamit: ”nëse bëni shitblerje me fajde”. Fajdeja është një nga llojet e kamatës dhe nuk dëshiroj që të futem në të në mënyrë të veçantë, por a ka ndonjëri prej juve që nuk i njeh marëdhëniet e muslimanëve me llojet e kamatës? Këto bankat që veprojnë me kamatë i kemi në çdo krah dhe çdo këmbë në të gjitha vendet islame dhe të pranuara nga të gjitha organizatat e akredituara në vendet islame! Sërisht kthehem dhe them se nuk janë të pranuara vetëm nga qeveritarët por edhe nga të qeverisurit (populli) sepse këta të qeverisurit (populli) janë ata të cilët bashkëpunojnë me këto banka dhe po ata janë të cilët kur të bisedohet me ta dhe t’u thuhet: ju e dini se kamata është haram dhe se çështja është sikur që thotë Alejhisselami: ”një dirhem (lloj monedhe) kamate të hajë njeriu, tek Allahu azze ve xhel-le është më e keqe se tridhjet e gjashtë zina” (Ahmedi në Musnedin e tij nr. 22007 dhe 22008 edhe Darekutni në Sunenin e tij 3/16 edhe të tjerë nga Abdullah bin Handhale), vëllau im përse bashkpunon me kamatë?! Ai ta kthen: e çka të bëjmë, duhet të jetojmë! Atëherë pra çështja nuk ka lidhje vetëm me kryetarët, por me kryetarët e edhe me të kryesuarit (popullin)! Të kryesuarit (popullit) në të vërtetë u përngjan shembulli i atyre kryetarëve, dhe siç thonë: ”krymbi i prishjes është prej tij dhe (kthehet) në të” (proverb popullor sirian). Këta kryetarë nuk kanë zbritur në mesin tonë nga Marsi, por lindën nga ne dhe ndër ne! E nëse dëshirojmë përmirësimin e gjendjes tonë atëherë kjo nuk duhet që t’u shpallim luftë të pakuptimtë kryetarëve tanë e ta harrojmë vetveten tonë! Kurse problemi është nga ne dhe në ne, sikur që është problemi në botën islame! Prandaj ne i këshillojmë muslimanët që t’i kthehen dinit të tyre dhe ta zbatojnë atë që e kanë mësuar nga dini i tyre, dhe ”atëditë do të gëzohen besimtarët me ndihmën e Allahut” (Rum: 5). Të gjitha problemet ekzistuese, nga të cilat disa të rinj emocionohen e thonë se çka duhet bërë, qofshin ato që themi se e kanë goditur botën islame dhe arabe siç është pushtimi i Palestinës nga ana e jehudëve, apo ato që themi se kryqtarët i luftojnë muslimanët në Eritri, në Somali, në Bosnjë, në…. e deri tek vendet e njohura sot, nuk mund të shërohen përmes ndjenjave (solidarizuese), por shërohen me dituri dhe vepër: ”dhe thuaj: veproni e pastaj Allahu do ta shohë veprën tuaj dhe i Dërguari i Tij e pastaj do të ktheheni tek i Dituri (Allahu) i të fshehtës dhe të haptës dhe do t’u lajmërojë për atë që keni vepruar”! (Teube: 105) Tash të ndalemi tek kjo pikë: ”dhe thuaj: veproni. . ”! Të vepruarit sot për Islam në arenën islame është në shumë mënyra dhe në lloje të ndryshme, në grupe e partia të ndryshme! Çështë e vërteta se këto parti janë prej problemit të botës islame të cilat problemin e stërmadhojnë edhe më shumë se sa që e shohin disa prej tyre. Disa prej tyre e shohin problemin se është në okupimin e Palestinës nga jehudët, e disa, siç e përmendëm edhe më lartë, e shohin se problemi është tek luftimi i qafirëve ndaj shumë vendeve islame dhe banorëve të tyre! Por, JO! Ne themi: se problemi është më i madh, e ajo është përçarja e muslimanëve! Pra muslimanët vet në mes veti janë të ndarë në grupacione dhe parti, në të kundërtën e fjalëve të Allahut, subhanehu ve teala : ”mos u bëni nga mushrikët, të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe (partija), ku secila parti i gëzohet asaj që e ka” (Ruum: 32). Tash xhematet islame janë të përçarë në lidhje me mënyrën e shërimit të problemit nga i cili qahen të gjitha xhematet islame, e ai është poshtërimi i cili u ka rënë mbi krye muslimanëve dhe cila është rruga për t’u shporrë ai! Aty ka disa mënyra: Mënyra e parë: është mënyra më e mirë për të cilën nuk ekziston të dytë, e ajo është ajo në të cilën gjithnjë dhe përherë thirrim. Ajo është të kuptuarit e shëndoshë të Islamit dhe të praktikimit të tij dhe edukimi i muslimanëve në këtë Islam të kulluar. Ky është sunneti i të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, siç kemi përkujtuar dhe përkujtojmë pandërprerë! I Dërguari i Allahut, alejhis-selam, filloi me sahabët e tij duke i udhëzuar ata në besim (iman) në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, duke ua mësuar atyre dispozitat e Islamit. Ata i qaheshin nga goditjet që i pësonin nga zullumi dhe vuajtjet që ua bënin mushrikët, por ai alejhisselam i urdhëronte për sabër dhe vetëm sabër! Dhe se ky është ligji i Allahut në krijesat e Tij, që të luftohet hakki (e vërteta) nga batili (e kota, e pavërteta) dhe që të luftohen besimtarët nga mushrikët, e kështu me radhë! Pra mënyra e parë për shërimin e këtij realiteti është dituria e dobishme dhe vepra e mirë. Ekzistojnë lëvizje dhe thirrje tjera të cilat të gjitha takohen në kundërshtim me atë rrugën e parë dhe më të mirë e përvëç të cilës nuk ka të dytë, e që janë: lerëni Islamin tash anash, përsa i përket domosdoshmërisë së të kuptuarit të tij! Kurse sa i përket domosdoshmërisë së të vepruarit me të, çështja tash është më me rëndësi se kjo çështje, e ajo është që ne të tubohemi dhe të bashkohemi në luftën kundër qafirëve! Subhanallah! Si mundet t’i luftojmë qafirët pa armë? Çdo njeri që ka një grimcë mend e din se nëse ai nuk posedon armatim material, nuk mund ta luftojë armikun e tij të armatosur! Nëse ndokush dëshiron ta luftojë këtë armik të tij të armatosur, çka i thuhet? Lufto i paarmatosur, apo armatosu e pastaj lufto? Në këtë çështje as që ka diskutim se përgjigja është: armatosu e pastaj lufto! Kjo është sa i përket anës materiale. Ndërsa sa i përket asaj morale, çështja është shumë më me rëndësi se kjo, nëse ne dëshirojmë që t’i luftojmë kufarët! Pastaj, ne nuk do të mundemi t’i luftojmë kufarët e Islamin ta lëmë anash, sepse kjo është në kundërshtim me atë që i ka urdhëruar Allahu, subhanehu ve teala, dhe i Dërguari i Tij a. s. besimtarët në shumë tekste, sikur ky në të cilin thotë I Madhërishmi: ”Pasha asrin (kohën, shekullin), njeriu me të vërtetë është në humbje! Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira dhe njëri tjetrin e këshillonin në hakk dhe njëri tjetrin e këshillonin në sabër”(Asr: 1-3) Ne pa dyshim jemi në humbje “njeriu me të vërtetë është në humbje”! Pse? Sepse nuk hyjmë në përjashtimin që e ka përmendur Allahu, azze ve xhl-le, kur tha: ”njeriu me të vërtetë është në humbje! Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira dhe njëri tjetrin e këshillonin në hakk dhe njëri tjetrin e këshillonin në sabër”! Ne tash themi kemi besuar në Allahun dhe Pejgamberin e Tij, mirëpo kur i ftojmë muslimanët e partizuar dhe të tubuar jashta thirrjes së vërtetë, të kthehen në Librin (Kur’anin) dhe Sunetin, thonë këtë tash ta lëmë anash, kur çështja është edhe më e rëndësishme, të luftuarit kufarët! Dhe themi: me armë apo pa armë? ! Patjetër duhet me të dy llojet e armëve! Arma e parë: arma morale. E ata thonë, tash lëreni këtë armatim anash dhe merrni armën materiale! E pastaj, nuk ka armë materiale! Kjo me që është e pamundur për gjendjet në të cilat tash jemi të sunduar, jo vetëm nga kufarët që na kanë rrethuar nga të gjitha anët por edhe nga disa kryetarë që na sundojnë! Ne pra edhe sikur të duam, sot nuk mundemi që të bëjmë pregaditje për armatim material! Dhe themi: dëshirojmë të luftojmë më armën materiale! E për këtë nuk kemi rrugë për të arritur deri tek ajo. Kurse sa i përket armës morale ajo është në duart tona e që është: ”dije se nuk ka zot përveç Allahut” (Muhammed: 19), dituria pastaj vepra në suaza të asaj që mundemi. Ndërsa këtë e themi në mënyrën më të thjeshtë: lëreni këtë anash? ! Kjo na është e mundur dhe urdhërohemi që ta lëmë anash?! Kjo me të vërtetë është e pamundur! Prandaj themi: duhet të luftojmë! E me çka të luftojmë? I humbëm të dy armatimet së bashku! Armatimin moral të dijes themi ta shtyjmë për më vonë, sepse nuk është tash koha e tij! Armatimin material nuk mundemi dhe mbetëm të prishur, të shkatërruar dhe të dobët në të dy armatimet, atë moral dhe atë material! Nëse kthehemi në shekullin e parë më të ndritshëm, e që ishte shekulli i parë i Muhammedit, alejhis-selam, dhe të pyesim: a ka pasur armatim material? Përgjigja është: jo! Atëherë me çka ka qenë çelësi i fitores, me armatimin material apo me atë moral? Padyshim se me atë moral dhe me të filloi da’veja, sikur në ajetin: ”dije se nuk ka zot përveç Allahut”! Atëherë pra, dija para çdo gjëje! Dija për Islamin para çdo gjëje e pastaj zbatimi i këtij Islami në suaza të asaj që mundemi. Mundemi që ta njohim akiden islame-natyrisht atë të shëndoshën-; mundemi t’i njohim ibadetet islame, mundemi t’i njohim dispozitat islame, mundemi ta njohim sjelljen islame, etj. Të gjitha këto edhe pse janë të mundura, shumica e muslimanëve me partitë dhe grupacionet e tyre, ua kanë kthyer shpinën atyre! Pastaj ngritim zërat lartë: dëshirojmë xhihad! Ku është xhihadi, përderisa armën e parë e kemi të humbur e të dytën nuk e kemi në duar?! Sikur të gjejmë ne sot një grup muslimanësh të tubur në islamin e shëndoshë dhe ta zbatojnë atë në mënyrë të shëndoshë, mirëpo ata nuk kanë armatim, atyre u vjen urdhëri i Allahut në ajetin e njohur: ”e përgadituni për ata sa të keni mundësi force (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë, e me të ta frikësoni (trishtoni) armikun e Allahut dhe armikun tuaj” (Enfal: 60) Sikur ta kishim armën e parë morale, atëherë ne do të ishim ata të cilëve u drejtohet ky ajet për pregaditje fizike. Atëherë pra, a të luftojmë nëse nuk kemi pregaditje (të armës) materiale? Përgjigja është: jo, sepse nuk e kemi realizuar këtë ajet që na urdhëron për pregaditje materiale! Atëherë pra çka është puna me ne? Si kemi mundësi të luftojmë kurse kemi falimentuar në të dy armët, edhe ato morale edhe ato materiale? ! Atë material tash nuk e kemi në mundësi, kurse për atë moral kemi mundësi. Atëherë, ”Allahu nuk e ngarkon askënd jashtë mundësive që ka” (Bekare: 286) dhe “frigohuni (me takva) Allahut sa të keni mundësi”! (Tegabun: 16) E ajo që kemi tash mundësi është dija e dobishme (ilm nafi’) dhe vepra e mirë (amel salih). Ndoshta e zgjata në këtë përgjigje më tepër sa që duhej, por unë tash e rezymoj dhe them: Vëllezër, nuk është problemi vetëm tek Palestina, sepse për fat të keq, nga devijimi aq i madh (me të madhe) që i ka goditur sot muslimanët, ata dijen e tyre e kundërshtojnë me veprat e tyre! Kurse kur flasim për Islamin dhe për vatanin islam, themi: të gjitha vendet islame janë vatan i çdo muslimani; nuk ka dallim ndërmjet arabit dhe joarabit, ndërmjet atij të Hixhazit dhe jordanezit dhe egjiptianit etj. Mirëpo, këto dallime faktike janë dhe ekzistojnë, dhe jo vetëm në aspektin politik! Dhe nuk është për t’u çuditur kurrë! Ky dallim është edhe tek islamistët, p.sh. gjen disa daij (thirrës) se si i kushtojnë rëndësi vetëm Palestinës dhe i harojnë vendet tjera, e nuk ju intereson çka i godet muslimanët tjerë në vendet tjera, si p. sh. kur ishte lufta ndërmjet muslimanëve afganë dhe sovjetëve dhe komunistëve me ta. Përse? Sepse ata nuk janë, p. sh. sirianë, egjiptianë, e të ngjajshme! Pra problemi tash nuk është i kufizuar vetëm në Palestinë, por ka kaluar edhe në shumë vende tjera islame. E si ta shërojmë këtë problem të përgjithshëm? Me të dyja armët, atë morale të dijes dhe atë materiale. E me çka të fillojmë? Para çdo gjëje fillojmë me atë më me rëndësi, dhe më të rëndësishmen, e në veçanti kur të jetë më e rëndësishmja e kollajshme. Ajo është arma morale-pra të kuptuarit e shëndoshë të Islamit dhe praktikimi i tij i shëndoshë, e pastaj arma materiale nëse është e kollajshme. Sot për fat të keq ajo që ndodhi në Afganistan, dhe armatimi që u përdor –arma materiale-me të cilat muslimanët i luftuan komunistët, a ishin armë islame? Përgjigja është: jo! Ato ishin armë perëndimore dhe ne tash nga aspekti i armatimit material jemi të robëruar! Sepse sikur të duam të luftojmë dhe jemi të fuqishëm nga aspekti i forcës morale, ne kemi nevojë që ta importojmë këtë armatim, ose me çmim ose me lëshim ose me diçka për diçka! Siç e dini politika perëndimore sot është sikur ai proverbi popullor: ”më jep, të të jap”. D. m. th. se cilido shtet sot as edhe me çmim nuk të shet armatim pa të kërkuar lëshime. Të bësh lëshime ty o populli musliman për të të dhënë armatim të cilit gjithashtu ia paguan hakun. Pra, vëllezër çështja nuk është siç e paramendojmë ne, vetëm ndjenja dhe emocione të rinisë dhe revolucione, sikur fluska e sapunit e cila ngritet lart pastaj avullohet dhe shkrihet në tokë pa asnjë gjurmë! Në fund them: ”dhe thuaj: veproni dhe pastaj do ta shohë Allahu veprën tuaj dhe Pejgamberi i Tij…” deri në fund të ajetit. Por e përsëris se vepra (ameli) nuk bën dobi pa qenë e shoqëruar me dije të dobishme (ilm nafi’), ndërsa dija e dobishme është: ka thënë Allahu, ka thënë Pejgamberi, siç ka thënë Ibën Kajjim-rahimehullah-: “Dija është ka thënë Allahu, ka thënë Pejgamberi kanë thënë Sahabet, e jo me maskim Dija nuk është përpjekja jote e keqe për ngatrim në mes Pejgamberit dhe atij të keqit Assesi, as mospranim i Sifateve dhe mohim i tyre kujdes nga prishja dhe turbullimi” Musibeti (goditja) e botës islame është edhe më e rrezikshme, dhe ndoshta dikush nga ju e mohon këtë që e them! Por musibeti i muslimanëve sot është më i rrezikshëm se okupimi i jehudëve ndaj Palestinës! Musibeti i botës islame është se ata e kanë humbur rrugën e vërtetë, se ata nuk e kanë njohur Islamin përmes të cilit arrihet lumturia e kësaj dhe e botës tjetër, së bashku. E sikur muslimanët të jetojnë në disa rrethana të nënçmuar dhe të torturuar nga kufarët dhe mushrikët e të vriten apo të gozhdohen dhe pastaj të vdesin, ska dyshim se vdesin të lumtur edhepse kanë jetuar në këtë botë të shkelur dhe të nënçmuar. Ndërsa ai i cili jeton krenar në këtë jetë dhe ai është larg të kuptuarit të Islamit, siç ka dashur Allahu dhe i Dërguari Tij, ai do të vdesë si fatkeq edhe pse në pamje të jashtme duket se ka jetuar i lumtur. Atëherë pra, Allahu ju bekoftë, ilaçi është: ikni tek Allahu, ilaçi është ikni tek Allahu! Ikni tek Allahu (ajet) don të thotë; kuptonie atë që e ka thënë Allahu dhe që ka thënë Pejgamberi i Tij dhe veproni me atë që ka thënë Allahu dhe që ka thënë Pejgamberi i Allahut, dhe me këtë e përfundoj këtë përgjigje. Ve sal-lallahu ala nebijjina ve ala Alihi ve Sahbihi ve sel-leme, velhamdulil-lahi Rabbil alemin. Muhammed Nasiruddin Albani Marrë nga: islamvvay. com
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 16:56:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015