Shenimet e nje deputeti 9 korrik 2013 Kam degjuar shume - TopicsExpress



          

Shenimet e nje deputeti 9 korrik 2013 Kam degjuar shume argumenta nga me te ndryshmet, nga ata qe kane votuar Sali Berishen dhe PD me 23 qershor. Megjithese me nje pjese te mire prej tyre nuk pajtohesh, mundohesh qe ti justifikosh, ti mirekuptosh dhe ti japesh te drejte. Por, kam degjuar disa argumenta, te cilat me kane lene pa goje, kur i kam degjuar qe te artikulohen nga qytetare te nje vendi europian, ne vitin e 13-te te shekullit te 21. Ka patur nga ata qe kur i kam pyetur se perse do te votonin per PD dhe qeverine e Kryeministrit Berisha, kam mare pergjigjen: Sepse kane ndertuar tynelin... Duke mos dashur qe ti fyesh apo ti diktoje zgjedhjen dhe argumentin e tyre, me vete thua menjehere: Cfare?! Dhe menjehere mendja te shkon tek udhetimet qe ti mund te kesh bere ne Italine e veriut kryesisht, ne Zvicer, ne France, ne Gjermani, ne Greqi, Kroaci, Angli, vendet skandinave, etj ku rasti te bie te kalosh neper qindra e mijera tynele me te medhenj, apo aq sa tynelet e Kukesit apo Elbasanit, apo edhe me te vegjel. Vepra inxhinierike rutine, per rruget dhe standardet europiane por jo vetem, te infrastruktures rrugore. Pa llogaritur ketu nen kalime dhe mbi kalime nga me spektakolaret dhe standarde te tjera rrugore si trafik ndaresit, ndricimi, tabelat orientuese, murembrojteset, zhurme amortizueset, etj. Megjithaese kam punuar 20 vjet ne media, nuk mbaj mend te kem hasur ne inagurimin e ndonjeres prej ketyre veprave rrugore, pranine e ndonje kryeministri. A e mendoni dot pershembull kryeministrat e fundit te Italise Berluskonin, Monti apo Enrico Letta-n te shkojne me nje gershere ne dore per te inaguruar nje tynel. Apo te bejne mitingje ne hyrje daljet e tyre, para, gjate dhe pas perfundimit te punimeve te ndonjerit prej tyneleve te rrugeve, trenave apo metrove ne Itali?! Apo te kerkonin vota ne emer te tynelit. Apo te benin spote publicitare dhe ti kerkonin votuesve te tyre ti jepnin voten se i kane bere...tynelin?! Ky duhet te jete nje standard i ri edhe i qeverise se Edi Rames. Cfaredo tyneli, autostrade, rruge qyteti apo fshati, etj qe te perfundoje dhe qe e ka per detyre nje qeveri te ndertoje me parate e taksapaguesve shqiptare, pra me taksat tona dhe te votuesve tane, nuk duhet ta perdori politikisht. E aq me pak per qellime elektorale. Duhet te krijojme nje qasje, nje sjellje dhe nje standard te ri, edhe ne kete drejtim, ne epoken e re post- Berisha. Se dyti, kam degjuar nje argument sipas te cilit ka patur njerez qe kane votuar serisht per PD, qeverine dhe Kryeministrin Berisha me 23 qershor, sepse i ka nxjerre jashte shtetit. Kunderpyetja ka qene: A jemi i vetmi vend ish komunist qe kemi liberalizuar vizat me zonen Shengen, apo ishim vendi i fundit qe e realizuam kete?! Pra, heqja e vizave per shqiptaret ishte nje arritje ekskluzive vetem e qeverise se Sali Berishes, apo kjo qeveri ishte e fundit qe i plotesoi kriteret qe na e mundesuan kete te drejte? Nga ana tjeter, po pas 23 qershorit, shqiptaret do te dalin serisht jashte shtetit, apo tani qe humbi Sali Berisha dhe PD, do te rikthehen serisht vizat dhe radhet neper ambasada?! Pra, sic shihet heqja e vizave ka qene thjeshte nje e drejte qe iu dha shqiptareve, si pjese e endrrave, qellimeve dhe perpjekjeve tona te perbashketa 23 vjecare, per tu perafruar me Bashkimin Europian, si pjese e proceseve integruese. Qeveria e re e koalicionit te majte, ka nje sfide te re ne kete drejtim: Te arrije brenda 8 viteve te ardheshme, qe te plotesoje te gjitha kriteret, per anetaresimin e Shqiperise me te drejta te plota ne BE, dy vjet me shpejt sesa Kroacia. Kjo po qe eshte nje sfide per tu arritur. Nga ana tjeter, qytetaret kane vetem nje njesi matese per te na e dhene voten pas 4 apo pas 8 e me shume vjetesh: Nese niveli i jeteses per secilin prej tyre rritet shume here me teper sesa niveli dhe standardi i sotem, atehere ne do ta meritonim voten e tyre. Kjo po qe eshte nje aresye e qenesishme dhe thelbesore, per ta votuar ose ndeshkuar me vote nje qeveri.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 22:08:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015