Shenjti i ditës, 04 Tetor: Shën Françesku i Assisit (1181 – - TopicsExpress



          

Shenjti i ditës, 04 Tetor: Shën Françesku i Assisit (1181 – 1226). Si themelues i këtij rregulli njihet shenjti i mirënjohur, shën Françesku. Ai lindi në Assisi të Umbrisë mes vjetëve 1181 – 1182. Në pagëzim nëna e tij Pika (Pikarda) e quajti Giovanni - Gjon. Porse baba i tij, tregtar i mirënjohur i atij vendi, Pietro Bernardone, për hir të pasurisë që kishte fitua në Francë e quajti Françez i vogël – FRANÇESKO. Por, me sa duket Françeskun e rriti dhe e edukoi vetëm e ama, sepse i ati ishte gjatë gjithë kohës në rrugë, i zanë me çështje tregtare. Prej së amës, ai trashëgoi butësinë, përshpirtërinë, dashurinë ndaj të varfërve: këto tipare do t’i edukojë deri në vdekje, prej të cilave përfitoi edhe shumë hire tjera... Petar Bernardone dëshiroi që të birin ta bënte tregtar, trim e fisnik të famshëm. Këtë dëshirë Françesku u mundu me të gjitha forcat, me gjithë zemër ta realizoi. Si mundësi e kohës për ta arrite titullin e fisnikut, ofrohej shkuerja në luftë . Françesku ynë këtu nuk pati sukses, sepse i kishte ngatrruar pozitat se për kë të luftonte. Këtë ia kujton Zoti në një ëndërr “Françesko, kush është më i madh, zotnia apo shërbëtori? “ - e pyeti dikush në ëndërr. “Zotnia.” – i përgjigjet Françesko. Aty ai e kupton se nuk po lufton në anën e Zotit, por për gjana tokësore, për njerëz që nuk punonin në favor të Zotit. Ai kthehet në vendlindje. Këtu e pret e ama, shoqëria e hareshme e muzikantëve të përbërë prej rinisë së Assisit; atë e priste natyra e bukur e vendlindjes, të cilën e preferonte, e meditonte; por atë e pritën me gëzim të veçantë të varfrit, të cilët aq mirë e njihnin nga bujaria e tij, që me sa duket nëna tij Pikadia ia kishte ngulitë në zemër e shpirt. Françesku shpeshherë ndiente nevojë t’i vizitonte edhe kishat e vjetra, të vetmuara. Ai aty ndjente një qetësi të veçantë; aty ai i shprehte Zotit më lehtë atë çka shpirti i tij kërkonte “...Banë ta kuptoj atë çka ti kërkon prej meje!” Kështu Zoti në një prej këtyre kishave, në kishën e vogël të shën Damjanit nga kryqi i thotë: “Shko Françesko e ndërtoje Kishën teme! E sheh se po rrëzohet?!“ Sikurse edhe njerëzit e shekullit tonë, ashtu edhe Françesku në kohën e vet, mendonte se paraja i rregullon të gjitha. Në fillim, ai kishte kuptua se Zoti kërkonte ta rregullonte kishën që vërtet rrëzohej si objekt. Mirëpo, Zoti kërkonte diçka tjetër; kërkonte të ndihmohej Kisha e gjallë, njerëzit, shpirtrat. Edhe mbas kësaj ngjarje në kishën e shën Damjanit, nji kohë Françesku e kishte të vështirë me e kuptu se çka në të vërtetë Zoti kërkonte prej tij, me çka ta ndërtonte atë çka ishte edhe e stër- ndërtueme materialisht. Ai kishte problem me ndryshim të mentalitetit, me mënyrën e të menduarit të vet. Por, mbasi që puna me të sëmurë e të varfër ishte ajo çka ia mbushte shpirtin e tij, më në fund ai e kuptoi se me çfarë materiali i duhej ta ndërtonte Kishën, me materialin që i mungonte asaj – varfëria. Gëzimi i Françeskut dhe hareja e pakufi e tij tash kishte tjetër arsye, tjetër motiv: ai e kishte dëgjuar zënin e Zotit që e thirrte me e ndjekë Atë, me ndërtua Kishën e Tij. Ai kishte ndryshuar jetën e tij. Të gjithë ishin të shqetsuar me sjelljet e tij. Një shokut të tij i ra ndërmend se mos ndoshta “tipi” i hareshëm do të jetë dashuruar me ndonjë vajzë. Françesku i përgjigjet: “Po. Ajo do të jetë nusja ime, ajo quhet “Zoja Vorfni”. Në vitin 1208 njëmbëdhjetë të rinj ishin bashkuar me të. Ai shkroi rregullën e parë të Urdhërit të fretërve minor, të aprovuar me gojë nga papa Inoçenti III, pasi që fretërit ishin pritur në audiencë, mes habisë dhe zemërimit të kuries papnore para këtyre të rinjve të zbathur e të veshur keq. Por ai kundërshtues paqësor mori edhe aprovimin solemn të pasardhësit Onoriut III me vulën Solet annuere,me 29 nëntor 1223. Vitin më pas, në vetminë e Vernas Françesku mori vulën e Mundimit të Krishtit, me plagët e ngulura në gjymtyrët e tij. Pastaj me afrimin e vdekjes improvizoi Këngën e tij të fratit Diell, si himn përfundimtar në predikimin e fretërve të tij. Në fund, kërkoi të çohej në Porciunkolën e tij dhe të vendosej në tokën e zhveshur, ku u shua nën këngën e psalmit “Voce mea” në mbrëmjen e 3 tetorit.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 08:42:33 +0000

Trending Topics



743574602336531">Giro Air Attack Shield Helmet (Black/Silver, Small) Cycling, Bike,
When Great Trees Fall by Maya Angelou... When great trees fall,
Richard Direll via: > Please HELP ME! HELP YOU! > DONATE ANY LOVE
Lole Womens Andorra Jacket tlfbue 7tjq7ah sb5bmhc1 mf0g4ko65.

Recently Viewed Topics




© 2015