Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan se gjatë agjërimit - TopicsExpress



          

Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan se gjatë agjërimit niveli i magneziumit në gjak rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiovaskular dhe shërben për prevenimin dhe shërimin e sulmeve në zemër. - Ai përmban në vete cilësi antiplateletale dhe mbron nga përhapja e trombeve. - Ka efekt stabilizues i membranës qelizore që vepron në marrëdhënien e kaliumit dhe kalciumit në nivelin membranor. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit. - Agjërimi nëpërmes efekteve të magneziumit parapengon formimin e ateromeve (pllakëzat e yndyrës të cilat krijohen në enët e gjakut) dhe zbërthen këto pllakëza të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. - Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut i cili udhëheq kah prevenimi dhe krijimi i koagulëve të rinj. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve të gjëndrës hipofizare rritet, sepse ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenit i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit. Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, disa substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë eukefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjëse për eufori, qetësi, disponim dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe. Beta-endorfinët janë më aktivët. Këta janë 20 herë më të fuqishëm se morfina. Këta përveç që eliminojnë dhembjen, shkaktojnë ndjenjën e fortë të euforisë. Gjatë agjërimit arrihet rikalibrimi enzimatik. Organizmi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimit të gjendjeve klinike të pacientëve. Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në kualitetin e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje. Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike. Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin digjestiv si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemit tretës dhe zemrës: - Mëlçia (laboratori qendror i organizmit) pushon 4-6 orë. - Zemra gjatë ditës rrah 14.000 herë më pak. - Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen. - Zorrët kanë një periudhë pushimi dhe ulet ritmi i punës së tyre. Agjërimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikët, sepse ngrit nivelin e insulinës. Poashtu efekt evident, agjërimi ka treguar se sëmundja e Alz’hajmerit (demencë e hershme e trurit), padyshim si pasojë e efektit detoksifikues të agjërimit në sistemin nervor. Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë. Poashtu ka efekt antikancerogjen .Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen. Kokëdhembja që paraqitet në ditët e para të Ramazanit veçanërisht te konsumuesit e kafesë dhe duhanit, gjithashtu shoqërohet me humbje të gjumit dhe me ndjenjën e urisë. Këtyre personave u këshillohet që të fillojnë t’i lënë kafenë dhe duhanin dalëngadalë qysh para një ose dy javë para Ramazanit. Vendin e kafesë duhet ta zënë pije pa kafeinë, si bli, çaj mali dhe pije joalkoolike. Niveli i ulët i sheqerit në gjak (hipoglicemi) shoqërohet me dobësi, marramendje, lodhje, dobësi në përqendrim, djersitje e shpejtë, dridhje (tremor), paaftësi për veprimtari fizike, kokëdhimbje, rrahje zemre e fortë. Si shkak është marrja e bollshme e sheqerit veçanërisht në syfyr në formën e karbohidrateve të rafinuara. Si përgjigje, trupi sekreton shumë insulinë, gjë që shkakton rënien e nivelit të sheqerit në gjak. Këtyre personave u këshillohet që në syfyr të marrin pak dhe në mënyrë të kufizuar ushqime me sheqer, të pinë lëngje.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 13:14:12 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015