Shkrimtari Dostojevski tregon historinë e një zonje të pasur, - TopicsExpress



          

Shkrimtari Dostojevski tregon historinë e një zonje të pasur, por shumë koprrace, që menjëherë pas vdekjes së saj, gjeti përballë asaj një djallë shumë të keq që e hoqi në detin e zjarrtë të ferrit. Engjelli i saj rojtar filloi të mendojë i dëshpëruar nëse do të ekzistonte një mundësi për ta shpëtuar atë. Pas një kohë u kujtua për një ngjarje që ndodhi shumë kohë përpara, dhe i tha Zotit: “Njëherë kjo zonjë ia dhuroi një qepë të kopshtit të saj një të varfëri”. Zoti i buzëqeshi engjëllit: “Mirë. Falë kësaj qepe, mund të shpëtohet. Merre qepën, Do ta afrosh në buzë të detit të zjarrtë në mënyrë që zonja të mund ta marrë, dhe pastaj terhiqe jashtë. Nëse zonja do të rrijë lidhur fortë me atë vepër të mirë të vetëm që bëri, do të mund të jetë e terhequr deri në parajsë”. Engjelli u var sa më shumë ishte e mundshme buzë të detit të zjarrtë dhe e thirri fortë gruan: “Sa më shpejt, ngjitu për qepë!” Kështu bëri zonja dhe filloi të ngritet kah qiellit. Por një prej të dënuarve e kapi palën e veshjes së saj dhe u ngrit lart me të; një mëkatar tjetër e kapi këmbën e të parit dhe u ngrit edhe ai. Shpejt u formua një rreshtë i madh njerëzish që ngriteshin kah parajsës, lidhur me zonjën që e kapi qepën që engjelli e kishte në dorë. Djajtë ishin shumë të shqetësuar, sepse ferri ishte gati duke u boshatisur, i ngjitur krejt pas qepës. Resti i madh arriti deri te dera e parajsës. Por zonja ishte me të vërtetë, një koprrace e pandreqshme e në këtë moment e pa rreshtin e mëkatarëve të ngjitur me veshjen e saj dhe bertiti e zemëruar: “Qepa është e imja! Vetëm e imja! Më lëshoni…”. Saktësisht në këtë moment qepja u shpartallua dhe gruaja me të gjithë ata që e ndiqnin, u rrokullitën në detin e zjarrtë. I dëshperuar, përpara kangjellave të parajsës, mbeti vetëm engjëlli rojtar. #Luna
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 21:14:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015