Shokë, shoqe, dhe ju te gjith qe njifemi vetem nga FB Dua të ju - TopicsExpress



          

Shokë, shoqe, dhe ju te gjith qe njifemi vetem nga FB Dua të ju rrëfej diçka : shum her ulem dhe dëgjoj kenget e mia qe nga 2005-a gjeri sot, po thuaj se në internet jan vetëm 65% të këngëve që jan inçizuar, më pëlqen shum që dalloj gabimet qe kam bërë në çdo resht te texteve dhe në çdo katërshe te muzikave, dhe vertet kam shum këng që kan difekte pa fund, disa jan dhe pa lidhje fare!! ska ndo një gjë të keqe që ta pranoj, por më pëlqen akoma më shum kur i shikoj me rradh dhe dalloj zhvillimin dhe përmirësimin që kam bërë gjat viteve, por pastaj kuptoj që për 10 vjet kshu do them dhe për kto që po bëj tani!! por unë besoj se ky është ndryshimi im nga të tjerët dhe gjithashtu çelësi i suksesit tim sepse i nxjer të gjitha nga brenda meje, të mira, të këqia si dhe budalliqet e përdiçme!! kshu që nesër - pasnesër do dalin vetëm gjëra te forta dhe konkrete....fundi i fundit unë kështu u prezantova tek ju diku 2009-n në FB & YT dhe më përpara në Myspace dhe ne për rrugicat e Athinës, ju më pranuat kështu siç jam, dhe jam shum krenar që kam mbështetjen tuaj dhe feedback te pa-par në të gjitha faqet e mia zyrtare, është dhurata më e çmuar per mua! Shum njerëz në YT & FB më shkruajn me plot energji dhe pozitivitet që jam më i miri ose që jam mbreti i hip-hop-it ne Shqipëri dhe shum fjalë të tilla per te cilat jam shum krenar dhe me ktë rast dua te ju tregoj se i lexoj të gjitha që më dergoni, POR! une nuk besoj se jam as më i miri as mbreti i kësaj rryme, por e gjej vendim tim shum lehtë pranë më të mirëve si njëri prej tyre...se pse kam sakrifikuar dhe kam shpenzuar 8 vjet afërsisht nga jeta ime që te jem ktu ku jam. Muzika Hip-hop per mua është mënyr jetese dhe se imagjinoj dot jetën time pa atë, kshu që dhe per ata qe mendojn/besojn se e kam gabim kam nje mesazh... Nuk ju kam borxh as gje dhe unë i meritoj te gjitha kto, ju dua shum te gjith pa as një përjashtim dhe i them këto fjalë se dua të kem lidhje te fort me ju që mbështesni muzikën time dhe sdua të mendoni se jam injorant ndaj respektit dhe sinqeritetit tuaj, po bëhen plot 5 vjet që në ktë profil nuk kan ndaluar postimet/komentet/pëlqimet dhe shpërndarjet tuaja, JAM PERSONI ME I LUMTUR NE BOTE..respekte të sinqerta..ju bekoft perëndia te gjithëve. Mario 'Doza' Dino
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 03:08:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015