Shqiptari që “turpëroi” Tadiçin dhe Jeremiçin në - TopicsExpress



          

Shqiptari që “turpëroi” Tadiçin dhe Jeremiçin në “Harward” August 26, 2013 Lajme kuriozitete-bisl_795963998 Faton Bislimi, është një nga shqiptarët e pakët që kanë bërë studime në Universitetin më prestigjioz në botë në Universiteti Harvard. Pikërisht aty, ku ka bërë ai studimet e magjistraturës në fushën e Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administrimit Publik, ka qene edhe arene e ballafaqimit të tij me Jeremiçin dhe Tadiçin ngaa figurat kyçe te shtetit dhe diplomacisë serbe. Faton Bislimi, është paksa modest deri sa tregon përplasjen e tij me dy figurat e shtetit serb, njëri nga të cilit Vuk Jeremiçi, në të njëjtën kohë ishte student i të njëjtit program në Harvard. Në Shtator të vitit 2005, në një ligjëratë të organizuar nga Shkolla e Qeverisjes “John F. Kennedy” të Harvardit. Presidenti serb Boris Tadiç, po mbante një fjalim ku ai po fliste për problemet që shqiptarët e Kosovës po i shkaktonin, jo vetëm Serbisë por gjithë rajonit. Tadiç, nuk e kishte idenë se ne mesin e studentëve ishte dhe një shqiptar nga Kosova, i cili natyrisht po ndjehej i prekur për fjalët që po dëgjonte. “Unë isha tejet i prekur, ngrita dorën për pyetje, i përmenda të gjitha krimet që unë vlerësoja si gjenocid, që kishte bërë Serbia në Kosovë, duke përfshire edhe mijëra të pa gjetur që dyshohen të jenë ende në Serbi”, tregon Bislimi. “Zoti president ju që pretendoni të jeni lider, a e keni guximin për të kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë? Përgjigja e tij ishte “No comment”, thotë Bislimi. Ai tregon se kjo përgjigje e bëri që studentet e Harvardit në audiencë të fillojnë të fishkëllejnë dhe të gjuajnë me letra në drejtim të Presidenti Tadiç, duke bërë që të mbyllej ligjërata para kohe. Bislimi tregon, se kjo ngjarje dramatike bëri të marrë përkrahjen e kolegëve studentë dhe profesorë dhe për çudinë e tij, në librin e gjeneratës të Harvardit është shkruar dhe piketuar pikërisht kjo ngjarje, ku shkruan “ Faton Bislimi, remembered for grilling the Serbian President “, që do të thotë se Faton Bilsimi mbahet mend në gjeneratë për përzhitjen e Presidentit serb. Por puna e zellshme dhe e përkushtuar e studentit të dhjetësheve të Faton Bislimit në Harvard, ka pasur edhe të tjera ballafaqime dhe përplasje mes dy studentëve nga Ballkani. Faton Bislimi dhe Vuk Jeremiç, gjatë studimeve në programin e njëjtë Harvard, shpesh herë janë sfiduar në debate të ndryshme me sfond Kosovën dhe Ballkanin ku historia e shkollës mban mend si debate te fituara nga Kosovari që po bënte shkollën më prestigjioze në botë. “Kolegët e mbajnë mend Fatonin si njeriun që ka sfiduar fuqishëm dhe ka fituar çdo debat me Vuk Jeremiçin. Ai kishte edukuar jo vetëm kolegët, por edhe profesorët për çështjen e Kosovës. Fatoni ishte një avokues i jashtëzakonshëm i legjitimitetit të kërkesës së kosovarëve për pavarësi dhe shtetësi për Kosovën”, shkruan në mes të tjerash Andrea Stein në Harward Gazzette”. |LajmeFlash.net|
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 08:55:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015