Shtin me armë nga restoranti dëmton xhamin e një veture - TopicsExpress



          

Shtin me armë nga restoranti dëmton xhamin e një veture jashtë Mitrovicë, 30 qershor Policia ka intervenuar në rastin e të shtënave me armë zjarri mbrëmë rreth orës 2..05 pas mesntaës në rrugën " Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë. mësohet se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njejti ka shtënë me armë zjarri në një restaurant ndërsa në parking nga të shtënat është dëmtuar një xham i një veture civile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek të cal.7.62 x 25 mm ndërsa në oborrin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma TT. cal.7.62mm. M-57. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt. mitrovicatoppress
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 08:53:06 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015