Shumica e popullit tonë po e ngatërron qumështin e prishur, me - TopicsExpress



          

Shumica e popullit tonë po e ngatërron qumështin e prishur, me këtë mazën e kosit... Gjithëmon dhe kudo, koka e politikës është ai njeri që nuk merret me punët direkte...; është ai që nuk lëvdëron apo shan direkt të vetin apo kundërshtarin; është ai që nuk i mburret, për forcën e pushtetit, këtij mikut të vet dhe që nuk na lufton direkt me armikun... Koka e shtetit është gjithëmon dhe kurdoherë, i vetmi flamur i paprekur dhe i panjollosur i një kombi, i vënë në krye të një populli, vetëm për urdhëra dhe për kërkesë të rreptë llogarije tek ata të tjerët e tij, llogari e kërkuar tek këta njerëz të punës në përmbushjet e detyrave, që i qëndrojnë politikës së kombit pak më poshtë se ky pushteti i privilegjit të kokës... Këta njerëz, që janë pak më poshtë se pushteti i kokës shtetërore, quhen shërbëtorët e drejtuesit të pushtetit dhe të popullit... Pra, janë këta njerëz ata që duhet ti bëjnë ato punët direkte; këta njerëz që duhet të e organizojnë çdo frymë-marrje të kombit; këta njerëz që duhet të e lavdërojnë apo shajnë të vetin apo armikun, të mburren para miqëve apo të përballen me problemet e kombit... Kjo kështu, sepse në një shtet, kur vetë koka e madhe arrin të merret me të gjitha punët e problemet, vëndi nuk ka më pozicione të dredhjes së muhabeteve, kur këtë e kërkon politika e re, e një situate të re... Kjo do të thotë, se janë këta njerëz ata që duhet të i marrin përgjegjësitë dhe mbrojtjen e kokës së shtetit, sidomos kur ka gabime në arenën ndërkombëtare... Këtë marrjen e kokës me të gjitha problemet e një shteti, nuk e kishte Enveri. Ai dinte të komandonte pa punuar as lëvizjen e gishtit dhe të kërkonte llogari me të dhjetë gishtat. Pastaj, ajo ishte tjetër punë se, sa vlera kishte kjo llogarija e tij tek të ndryshëm. Kështu, për dikë mbylleshin sytë dhe luhej gishti tregues sa majtas aq edhe djathtas, për mos e përsëritë më!; për dikë tjetër ky gisht shtrihej dhe mblidhej dhe njeriut tradhëtar, i shtrohej banketi i shijshëm me sallatë plumbash kokës... Ndryshe ishte me Salën dhe po njësoj me Edin... këta duan: të gjitha të i bëjnë vet... Mua më duket se të tjerët e Parlamentit Shqiptarë, janë thjeshtë këto kukullat në lexime letra planesh dhe zbatimesh, apo janë mikrofonat besnik të tavolinës për punën e autokratit. Qofsha i gabuar! als55
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 04:05:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015