Si e ruajti Kur`ani origjnalitetin e tij Nje nder elementet - TopicsExpress



          

Si e ruajti Kur`ani origjnalitetin e tij Nje nder elementet themelore qe e beri Kuranin te dallohet nga cdo liber tjeter ne bote, eshte dhe ruajtja e tij origjinale, autontike brez pas brezi duke mos lejuar ndryshimin edhe me te vogel te teksit te tij, libri i cili sfidoi shekuj me radhe tendencat e panumerta qe kishin per qellim mohimin e shenjterise dhe uljen e vleres se tij. Qe ne momentet e shpalljes, Kurani u ballafaqua me mohus dhe pergenjeshtrues te tij, qe e quanin Pejgamerin genjeshtar, poet e cfar jo tjeter, ndersa Kuranin poezi, vargje te radhitura sipas deshires se njeriut, i bartur nga librat e mehershem qiellore nga nje magjister, nga nje bedium, nga nje orator i shkretires arabe etj..?! Eshte me se e domosdoshme ne kete rast te theksohet fakti se sikur te mos ishte Kurani liber hyjnor - i shpallur nga Zoti, i shfaqur ne mesin e njerzve permes njeriut te zgjedhur - Pejgamberit, nuk do te arrinte asnjehere ti perballonte gjithe shpifjeve te panumerta. Perkunderazi, asnje liber tjeter ne bote nuk do te arrinte te perballoje ate qe e perballoi Kurani gjate gjithe koherave. Kurani asnjehere nuk eshte kursyer nga sulmet e njertve me qellime tendencioze, mirpo atakimet e tilla gjithnje kane perfunduar pa ndonje rezultat, ndersa madheshtia e tij ka ardhur perhere duke u rritur. Asnje liber ne bote nuk eshte ruajtur sic eshte ruajtur Kurani, sepse nje gje te till e ka garantuar vete Zoti i Madherushem duke thene: " Vertete Ne e kemi Zbritur Kuranin dhe Ne do ta ruajme ate ".
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 23:11:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015