Si ishin Shakatë e Profetit - TopicsExpress



          

Si ishin Shakatë e Profetit a.s.. BISMILAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM. Edhe pse Profeti a,s ka qënë I angazhuar me cështje të rëndësishme të umetit sikurse shpallja, mësimi I njerëzve, udhëzimi I tyre, përhapja e shpalljes, bashkimin ndërmjet muslimanëve e tj, prap ai gjente ndonjëherë pak koh të bënte shaka me sahabët e tij. E kjo për disa arsye të cilat nuk është momenti ti përmendim këtu, porse ajo që na intereson për momentin është ajo që Profeti a,s bënte shaka si me të rriturit poashtu edhe me të vegjëlit, lozte me ta dhe tregonte afërsi dhe dashuri me ta… Është transmetuar në Musnedin e imam Ahmedit se Ebu Hurejra e ka pyetur njëherë Profetin a,s: “O I Dërguari I Allahut, a po bën shaka me ne??!! ai a.s ia ktheu: “Po (bëj shaka) porse unë them vetëm të vërtetën.” Pra në këtë hadith përfitohen dy udhëzime: 1- Tregohet qartë se Profeti a,s ka patur raste që bënte shaka me shokët e tij, por duke mos e tepruar. 2- Kur ai a.s bënte shaka nuk thoshte vetëmse të vërtetën, duke mos gënjyer, apo egzagjeruar, apo duke ofenduar, apo duke tallur, apo duke futur ne zemrat e njerëzve apo të atij që bënte shaka zemërim apo urrejtje e tj. Kjo tregohet në hadithin që e ka transmetuar Enes Ibn Malik r,a se Profeti a,s I ka thënë atij: “O ti me dy veshë.” Shihni se cfarë shakaje ka bërë Profeti a,s, dhe krahasojeni atë me shakatë e muslimanëve sot!! Profeti a,s as nuk e shau, e as nuk e ofendojë, e as që i përmendi ndonjë të metë, por I tha atë që ai me të vërtetë e kishte, dhe që nuk e rëndonte, thjesht i tha: o ti njeri me dy vesh. Gjithashtu është transmetuar në atë që e ka treguar Enesi r,a se ka qënë një djalë i cili sa herë që vinte tek Profeti a,s bënte shaka me të. Mirëpo një herë erdhi tek Profeti a,s dhe deshi të bënte shaka dhe e pa që ishte I mërzitur dhe I tha: O ebu Umejr cili është problemi që të shoh të mërzitur? I thanë o I Dërguari I Allahut ai ka patur një zog që luante dhe I ngordhi. Atëherë Profeti a,s filloi të thërriste: O ebu UmejrCfarë bëri ai zogu?” (Buhari dhe Muslimi). E kjo në formën e një shakaje. Gjithashtu shohim edhe një shaka tjetër nga Profeti a,s të cilën e ka transmetuar Enesi r.a me një njeri që Profeti e donte shumë,porqë nuk ishte I bukur. Një ditë ai ishte duke shitur, e Profeti a,s I shkoi nga pas dhe ia mbylli sytë. Në këtë koh ai thotë: Më lësho, kush je ti. Dhe u kthye dhe e njohi Profetin a,s dhe menjëherë e përqafojë. Atëherë Profeti a.s thotë: “A ka dikush që ta blejë këtë rob?” atëherë ai i thotë: O i dërguari I Allahut, nuk ka ndonjë që të më blej mua. (për shkak se nuk ishte I pashëm), por Profeti a.s i thotë: “Porse tek Allahu ti je nje person me vlerë të madhe.” Pra shihet nga ky hadith se Profeti a,s bëri shaka me këtë sahabi të cilin e donte shumë. Gjithashtu kur ai sahab tha se nuk ka njeri që të më blej mua sepse ishte jo I pamshëm, atëherë Profeti a,s e kapi menjëherë situatën dhe tha një fjalë që ka shumë kuptime, sikurse përgëzim për këtë njeri, për shkak të vlerës që ka pas ai tek Allahu dhe Profeti a.s, gjithashtu e tha këtë që të mos ndiheshe keq, atëherë ia tha një fjalë që më njëherë të gëzoheshe,,Subhanallah cfar morali ka poseduar ky njeri!!! Pra kjo ishte shaka nga ana e Profetit a,s që tregon se ai ishte i afrueshëm me njerëzit, I dashur dhe I respektuar, por edhe duke mos e tepruar, ashtu sikurse e teprojnë sot me shaka, kjo shihet në hadithin që e transmeton Aishja r,a ku thotë: “Nuk e kam parë Profetin a,s asnjëherë që të qeshte me plot gojen e tij (ose me zë të lartë),Ai vetëmse buzëqeshte, dhe rrinte me fytyrë te celur dhe të qeshur, e kjo në kundërshtim kur ai shihte ndonjë harram, sepse atëherë menjëherë e ndryshonte fytyrën e tij. Paqja dhe begatitë e Allahut qofshin mbi këtë njeri të madh. Autor: Hoxhë Abdurrahman OSMANI.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 16:25:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015