"Sikur njeriu te kishte nje lugine me ar, do te deshironte dy. - TopicsExpress



          

"Sikur njeriu te kishte nje lugine me ar, do te deshironte dy. Sikur te kishte dy do te deshironte tre. Dhe gojen e tij asgje nuk do t’a mbushe pervec dheut."...ka thene dikush. Pra vetem vdekja do t’a nderprese oreksin e njeriut, atehere kur te gjendet mbuluar me dhe. Dhe sado i pasur qe te jete ai nuk do te jete i kenaqur.... Pasi ai do te deshironte me teper. Pikerisht prandaj dhe pasuria, lumturia e vertete eshte ajo qe ndodhet ne shpirt. Nje shpirt i pakenaqur mbetet gjithmone i varfer, pasi kopracia e shpirtit e le ate gjithmone te pangopur. Kufijte e lumturise jane te padukshme..Kufijte e lumturise jane si te kerkosh te gjesh kufijte e vdekjes..gje qe nuk arrin kurre.. Prandaj do te citoja qe aty ku njeriu mendon se ka arritur Lumturine dhe gjithcka shkon perfekt atehere kane filluar dhe vuajtjet e tij,pasi fillon monotonia dhe humbja e Sensit per jeten. Lum ai njeri qe vazhdon e jeton, nen embelsine e bukur te endrres per te arritur Lumturine.. Ajo eshte per mendimin tim gjendja e me lumtur shpirterore e nje njeriu.. Arritja e dickaje eshte fundi i gjithckaje.. Enderrimi eshte Shijimi.. Lumturia nuk eshte diçka absolute qe mund ta perkufizosh e ta fusesh ne nje kuti. Lumturia eshte me teper nje ndienje relative, te cilen e ndjekim dhe cmojme gjithe jeten... Dhe kjo ndjekje mua me lumturon automatikisht.... Molieri ka thene...."Lumturia nuk eshte te arrish ate qe do,por te kenaqesh me ate qe ke! Une personalisht do ti shtoja.... "Te kenaqesh me ate qe ke...dhe te mundohesh gjithnje e me mire,pa lene pa shijuar ate qe ke! " © Lediana Kapaj
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 17:15:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015