Simeone kërkon përqëndrim deri në fund Suksesi historik në - TopicsExpress



          

Simeone kërkon përqëndrim deri në fund Suksesi historik në “Santiago Bernabeu” vjen në një moment magjik të Atleticos se Madridit. Los Colchoneros kanë ndryshuar totalisht fyrtyrë me uljen e Diego Simeones në stol, duke u transformuar në një fuqi reale të futbollit spanjoll, pas shumë viteve në nivele të ulëta. Tekniku argjentinas po e shijon këtë tre pikësh me aromë kreu, por nga ana tjetër tregohet modest dhe i përulur përpara gazetarëve. “Lojtarët e mi zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, me intensitet të lartë. Unë i përgëzoj sepse iu përgjigjën mjaft mirë kërkesave të mija duke luajtur me kurajo dhe besnikëri ndaj klubit e skuadrës”. Autori i golit të vetëm të takimit, Diego Costa është surpriza më e ëmbël për Simeonen gjatë këti kampionati pasi sulmuesi ka arritur ta plotësojë vendin e lënë bosh nga Radamel Falcao, por tekniku kërkon më shumë nga 24-vjeçari. “Ai ka ende shumë vend për t’u përmirësuar, ashtu si e gjithë skuadra. Luajti me guxim kundër lojtarëve të mëdhenj si Pepe, Sergio Ramos e Khedira. Asnjë lojtar nuk është i përsosur, kush mendon kështu, gabon. Ne jemi një ekip i bashkuar dhe kemi qenë i tillë prej disa kohësh. Villa dhe Costa bënë një punë të shkëlqyer në sulm”. Me suksesin e fundit, Simeone i jep një tjetër shuplakë Realit pas fitores së Kupës dhe tashmë mund të thuhet me plot gojën se Atletico e ka rimarrë qytetin pas rreth 2 dekadash. “Unë kërkoj nga ekipi që të ruajë qetësinë sepse kemi një rrugë shumë të madhe për të bërë. Do të luajmë sërish në mesjavë dhe na nevojitet një tjetër fitore sepse kjo është e ardhmja jonë. Kampionati? Kemi përballë dy superfuqi ekonomike të futbollit spanjoll por ne do të japim maksimumin për të dhënë gjithçka deri në fund. Çfarë mund të them për Realin e Madridit? Asgjë”. Diego Simeone e mori drejtimin e bardhekuqve në vitin 2011 duke hapur një kapitull të ri për ekipin madrilen. Pas fitores së UEFA Europa League, ai fitoi edhe Kupën e Spanjës sezonin e kaluar pikërisht në finalen kundër Realit të Madridit.
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 13:19:43 +0000

Trending Topics



/div>

Recently Viewed Topics




© 2015