Skënder Gjinushi: Të tre kanë gabuar, por Berisha është më i - TopicsExpress



          

Skënder Gjinushi: Të tre kanë gabuar, por Berisha është më i keqi “Të tre kanë gabuar, por Berisha është më i keqi”. Kështu u shpreh dje, kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi në lidhje me tre figurat e udhëheqësve shqiptarë gjatë 100 vjetëve të fundit. Duke folur për Zogun, Gjinushi tha se, “ai e braktisi vendin në ditën e pushtimit, duke u deklaruar të huajve se është mbreti i shqiptarëve”. Ndërsa për Enver Hoxhën Gjinushi thotë gjithashtu, se ai e ka shkruar vetë historinë e tij, me të mirat dhe me difektet e veta. Zoti Gjinushi, kush është politikani që i ka sjellë më pak dëme kombit shqiptar Ahmet Zogu, Enver Hoxha apo Sali Berisha? Nuk do të pranoja të përgjigjesha në asnjë mënyrë nëse do të më pyesnit, se kush është politikani që i ka sjellë më shumë kontribute Shqipërisë. Por në këtë mënyrë se si po e bëni pyetjen juve, unë po ju them që në fillim, se Sali Berisha është drejtuesi që i ka sjellë më shumë dëme Shqipërisë. Dhe këtë e dinë të gjithë dhe e shikojnë të gjithë. Sepse i fundit mbahet mend. Por edhe për faktin se gabimet e tij kanë qenë skandaloze dhe periodike. Që nga vrasjet në sheshe e deri tek djegia e Gërdecit, apo tek shkatërrimi i vendit në vitin 1997. Por sikur të mos mjaftonte kjo gjë, në vend që Berisha të trajtohej si shkatërrimtar ai po del përditë në televizor, duke u mbajtur si shpëtimtar. Po për Zogun, çfarë mendoni? Zogu e ka shkruajtur vetë historinë e tij, duke u shpallur mbret dhe më pas duke ia mbathur nga Shqipëria në ditën e pushtimit të vendit. Tani problemi i Zogut njihet mirë dhe nuk ia vlen të zgjateni. Ai iku nga Shqipëria në vitin 1939 duke lënë të tjerët të luftojnë me të keqen dhe duke u thënë të huajve jashtë shtetit, se ai ishte mbreti i shqiptarëve. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë dhe ajo e ka përgjigjen brenda: Ku ishte Zogu, kur shqiptarët vriteshin me pushtuesit, për të çliruar vendin? Po për Enverin, çfarë mendoni? Edhe Enveri e ka shkruar vetë historinë e tij në luftë, apo në paqe. Për disa është e mirë për disa është e keqe, por historia do t’i gjykojë të tre politikanët e mësipërm. Përse e veçuat Berishën si më të keqin? Të gjithë kanë gabuar por Berisha është më i keqi. Ajo dihet. Sepse kush punon, gabon. Ndërsa Berisha ka gabuar duke mos bërë asnjë punë. Po për qeverisjen e tij të sotme, çfarë do të thoshit? Do të thosha se është qeverisja më e keqe që ka parë ndonjëherë vendi ynë. Flasin politikanët dhe intelektualët/Ahmet Zogu, Enver Hoxha apo Sali Berisha, kush është politikani që i ka sjellë më pak dëme kombit shqiptar? Debati po i afrohet fundit, por ai po bëhet gjithmonë e më agresiv. Në lidhje me emrat e politikanëve që i kanë shkaktuar më shumë dëme Shqipërisë, kuptohet qartë se kërkohet të zbulohet e keqja më e vogël. Në numrat e kaluar ne kishim ftuar për debat disa nga emrat e spikatur të fushave të ndryshme, nga jeta politike, shoqërore dhe intelektuale, si Adem Allçi, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Hysni Milloshi, Koço Danaj, At Nikoll Marku, Niko Tyto. Murat Basha, Muharrem Xhafa, Nuri Dragoi, Maks Velo, Armando Ruço, Ndini Bardhi, ish anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani, Artur Roshi, Aleksandër Meksi, Fatmir Toçi, Nard Ndoka dhe Bardhyl Agasi. Sot kemi ftuar Skënder Gjinushin, Kurt Kolën, Pëllumb Xhufin dhe Dalan Buxhelin. Problemi qëndron tek gjykimi i secilit prej nesh për tre figurat qendrore që kanë drejtuar Shqipërinë për periudhat më të gjata, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot. Pyetja konsiston në faktin se sa është merita e këtyre tre politikanëve të lartë për përparimin e vendit dhe deri ku arrin përgjegjësia për dështimet, apo varfërinë e shqiptarëve. Gjithë jetën koka mbi një gur. Gjithë vdekjen koka nën një gur. Midis dy gurëve, shqiptari pati një ëndërr modeste për jetën. Ai ëndërroi të përjetonte minimumin e emocioneve të mundshme njerëzore, brenda kufijve të vendit të vet, por mesa duket këtë nuk e arriti dot asnjëherë. Dhe kjo ëndërr shpeshherë iu këput në mes për shkak të manipulimeve historike, apo oreksit të shovinistëve fqinj, apo gabimeve të fuqive të mëdha, kundrejt trojeve të tij. Por edhe për shkak të menaxhimit të pamjaftueshëm që i bënë fatit të tij, udhëheqësit kalimtarë të tranzicioneve të gjata. Duke menduar më shumë për veten dhe më pak për atdheun, ata u shndërruan në meskinë, shpesh në diktatorë dhe ndonjëherë në farkëtarë të korrupsionit, duke vrarë shpresën e shqiptarëve dhe duke shkatërruar kështu perspektivën e brezave të rinj. Gjatë periudhave të ndryshme kanë qarkulluar shpesh fjalë e shprehje kontradiktore, që për fatkeqësinë e shqiptarëve i vinin fajin të huajve, po aq sa edhe vendasve. Kështu, shprehjes se, “Shqipëria është krijuar për t’i plasur buzën shqiptarëve”, kundërshtohej prej shprehjes tjetër që, thoshte se “Shqipëria do të bëhet pikërisht për inat të shqiptarëve”, duke shprehur në thelb të njëjtën gjë. Ato shprehnin faktin që ne jemi një shoqëri dhe një popull me komplekse inferioriteti e bajraktarizmi dhe për këtë arsye nuk meritojmë ndonjë udhëheqës më të mirë se sa ata që kemi pasur. Dhe gjatë kësaj periudhe askush nuk e ka kuptuar dot nëse këta udhëheqës i kemi zgjedhur vetë, apo na kanë rënë për pjesë, apo na janë future dhunshëm duke dalë në krye nëpërmjet brrylave. Sepse gjithmonë na ka goditur si çekan shprehja e njohur në të gjitha gjuhët e botës, se, “çdo popull e meriton qeverinë që ka”. Për këtë arsye, gazeta “Sot” hap një rubrikë të re me debate nga të gjitha shtresat shoqërore ku përfshihen politikanë, intelektualë, njerëz të thjeshtë, ish të përndjekur, apo përfaqësues të besimeve fetare për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje: “Cili nga tre udhëheqësit më të njohur të historisë sonë i ka sjellë më pak dëme Shqipërisë: Zogu, Hoxha, apo Berisha”. Natyrisht para pas dhe midis periudhave të tyre, qëndrojnë dyzina politikanësh të tjerë, të cilët gjatë sukseseve kanë marrë pjesën e tyre të fitimeve, ose gjatë humbjeve, kanë lënë jetim fajin e dështimeve duke ia faturuar të tjerëve regresin periodik të vendit tonë. Dhe kësisoj, të tjerët kanë mbetur anonim, duke lënë tre kryeministrat e mësipërm të përgjigjen para historisë. Ilir Bushi - See more at: sot.al/node/16132#sthash.9g0RsUTo.dpuf
Posted on: Sat, 15 Jun 2013 11:30:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015